GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Deputeti Shehu: Ilaçet në Shqipëri janë më të shtrenjta se në BE

11:32 - 08/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Krimet e luftës në Kosovë/ “Kanë kaluar afatet”, Shehu: Pse po zvarritet procedura?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Tritan Shehu, përmes një postimi në Facebook, është ndaluar te një çështje me rëndësi, ajo e ilaçeve, ku thotë se në vendin tonë ato kanë çmime më të larta se shumë vende të BE-së dhe se tregu dominohet nga medikamente të origjinës së pasigurt.

Shehu thotë se, pengimi i ardhjes së medikamenteve të kompanive perëndimore, të certifikuara nga EMA dhe mos vendosja e tyre në listën e rimbursimit, po bëhet në mënyrë të qëllimshme nga politikat farmaceuktike klienteliste.

Sipas deputetit, kjo sjell mbushjen e tregut me ilaçe të origjinës së pasigurt, çmime të larta të tyre dhe stimulon kontrabandën.

Ai gjithashtu ka publikuar foto të disa medikamenteve, të cilat nga fotot tregojnë se në Itali shiten me ½ e çmimit në Shqipëri.

Postimi i Shehut:

Te keq mjekuar dhe te vjedhur!

Ne Shqiperi, ne farmaceutike ka dy fenomene tejet negative:

1- Çmimet e medikamenteve “te sigurta” jane shume me te larta se ne vendet e BE.

2- Tregu dominohet nga medikamente te origjines “se pa sigurte”!

Ne menyre te qellimeshme pengohet ardhja e medikamenteve te kompanive perendimore, te certifikuara nga EMA, pra “te sigurta”.

Qofte duke mos u vendosur keto ne listen e rimbursimit, qofte edhe duke mos zbatuar parimin “liberalizim i kontrolluar” ne procedurat e importit.

Kjo sjell mbushjen e tregut me medikamente te “origjines jo te sigurte”, si dhe çmime te larta per ato te pakta te “sigurtat”.

Kjo stimulon edhe “kontrabanden” e ketyre te fundit.

E nxitur nga politikat e gabuara e korruptive te shtetit, qe favorizojne medikamentet me “origjine jo te sigurte”, kur duhejte ndodhte e kunderta!

Dy shembuj:

–Ung. Locoidon, certifikuar nga EMA, ne Itali shitet 7,9 E tubeta.

Ne Shqiperi i njejti prodhim italian kushton 1630 leke, pra mbi dy here me shume.

Pa llogaritur ketu qe ne Itali e merr gratis nga rimbursimi.

–Nje medikament tjeter „i sigurte“ psh. Daktarina, qe vinte nga Italia prej kompanise Janssen, prej muajsh eshte zhdukur nga qarkullimi.

Dhe eshte zevendesuar ne treg nga prodhimi serb Daktanol.

Tashme terheqja e kompanive te medha Perendimore eshte nje fenomen i gjere, per shkak te politikave te mbrapeshta ne Shqiperi.

Duke mbushur tregun me prodhime lindore, apo vendase te pa certifikuara nga EMA.

Ne nje kohe qe ne duhet te stimulojme ne tregun tone medikamentet e certifikuara nga EMA dhe qe qarkullojne ne vendet kryesore te BE.

Fatkeqesisht e kunderta ndodh ne shumice ne vendin tone, qofte me cmimet e medikamenteve, qofte me origjinen e tyre.

Pra shqiptareve u ofrohen medikamente:

1-Me çmime shume me te larta se psh ne Itali per ato “te sigurtat”.

2-Ose medikamente te origjinave “jo te sigurte”, me te cilat eshte mbushur tregu.

Kjo wshtw nje “politike” farmaceutike kokeposhte, klienteliste, krejt e kundert me cilesine e mjekimit e nevojat e financat e qytetareve.

Qe ne analize te fundit rrit ndjeshem edhe per shtetin koston reale te mjekimit.

Etiketa: ilaceShehu

Lajme të lidhura

PS në mbledhje kryesie, Rama fokus te përgatitjet për zgjedhjet
Breaking Views

PS në mbledhje kryesie, Rama fokus te përgatitjet për zgjedhjet

10:05 - 11/03/26
Ahmetaj ironizon Ramën nga arratia: Në një fjalim përdori dy standarde
Breaking Views

Ahmetaj ironizon Ramën nga arratia: Në një fjalim përdori dy standarde

09:45 - 11/03/26
Vjedhja në adoleshencë i kushtoi karrierën si prokuror në Shqipëri! Ja si vendosi Gjykata e Strasburgut
Aktualitet

Vjedhja në adoleshencë i kushtoi karrierën si prokuror në Shqipëri! Ja si vendosi Gjykata e Strasburgut

09:22 - 11/03/26
Para
Normat e lindshmërisë në rënie! Dy qytete janë drejt “shuarjes”

Normat e lindshmërisë në rënie! Dy qytete janë drejt “shuarjes”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Porti i ri në Porto Romano/ E pretendonte kompania ruse, anulohet tenderi 400 mln euro
Ekonomi & Sociale

Porti i ri në Porto Romano/ E pretendonte kompania ruse, anulohet tenderi 400 mln euro

10:17 - 11/03/26

Procedura e tenderit për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano është anuluar, pasi kompania e vetme e...

Lexo më shumë
PS në mbledhje kryesie, Rama fokus te përgatitjet për zgjedhjet

PS në mbledhje kryesie, Rama fokus te përgatitjet për zgjedhjet

10:05 - 11/03/26
Ahmetaj ironizon Ramën nga arratia: Në një fjalim përdori dy standarde

Ahmetaj ironizon Ramën nga arratia: Në një fjalim përdori dy standarde

09:45 - 11/03/26
Vjedhja në adoleshencë i kushtoi karrierën si prokuror në Shqipëri! Ja si vendosi Gjykata e Strasburgut

Vjedhja në adoleshencë i kushtoi karrierën si prokuror në Shqipëri! Ja si vendosi Gjykata e Strasburgut

09:22 - 11/03/26
Përdoruesit pa sinjal dhe internet, ndërprerje e përkohshme e shërbimeve të One Albania

Përdoruesit pa sinjal dhe internet, ndërprerje e përkohshme e shërbimeve të One Albania

08:46 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com