GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Deputeti socialist pro marrëveshjes: Një refugjat vjen me 100 mijë paund, i mbajmë dhe 20 vite

14:33 - 22/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Deputeti socialist pro marrëveshjes: Një refugjat vjen me 100 mijë paund, i mbajmë dhe 20 vite
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti socialist, Paulin Sterkaj mbështeti hapur marrëveshjen e Britanisë dhe Shqipërisë, lidhur me strehimin e emigrantëve nga bota e tretë në vendin tonë. Sipas tij, një person do të vlejë 100 mijë paund, krahas 500 paund që është maksimumi i kostos së jetesës në Shqipëri. Krijimi i një kampi refugjatësh në Shqipëri, sipas Sterkajt nuk ka arsye për të krijuar shqetësim, pasi siç ai deklaron nuk cënohet siguria kombëtare. Deputeti socialist nuk ka nguruar që të bëjë paralelizma, referuar shqiptarëve që ndodhet si refugjatë në shtetin britanik.

“Vjen një person me 100 mijë paund. Kosto minimumit jetik në Shqipëri është 500 paund. Kemi kohë me e mbajt 20 vite në Shqipëri pa asnjë lloj problemi. Ju e dini se çfarë njerëzish kemi në Britaninë e Madhe. Shqiptarët që jetojnë në Angli nuk i ka luajtur kush. Ka dhe me dy emra. Kjo marrëveshje nuk na shqetëson hiç.

Na hap mundësinë me komunikuar edhe Britaninë e Madhe që ka dalë nga BE. Siguria kombëtare cenohet kur nuk ke mundësi financiare me i mbajtur. I kam takuar. Ai mund të jetë edhe shqiptar dhe bën me u duk njëfije si kaçurrel dhe të zi. Nga kjo ju nuk duhet me u mërzit. Unë shpesh herë kam dalë kundra qeverisë. Kjo marrëveshje nuk i bën asgjë të keqe vendit tonë. Vetëm se na rrit mundësinë me qenë pak më human”, tha Sterkaj.

Deputeti socialist u shpreh se Shqipëria është një vend që e njeh mirë emigracionin, pasi gjysma e popullit tonë jeton brenda vendit dhe pjesa tjetër në emigracion, e madje iu referua dhe eksperiencës së tij personale si emigrant.

“Unë nuk dua të hyj në thelb të ligjit por në thelb të gjësë. Ju thatë që jemi dakord me i pritur. Ne jemi një popull që në bazë të statistikave gjysma jemi në emigracion, gjysma jemi këtu. Ata që kanë ikur nga Shqipëria pse të mos kthehen përderisa kostot i përballon Britania. Ne kemi harruar që kemi pushtuar brigjet e fqinjëve tanë. Problemin më të madh Shqipëria ka financën. Nuk duhet me harruar sa kohë kemi që kemi ikur si refugjatë në Europë. Një ndër ta kam qenë dhe unë. Ne duhet të shohim mundësinë që të ketë institucione që të jenë nën kontroll. Por jo ne të mos pranojmë një kontratë. Po me qenë në pozitë do ishe në favor tjetër. Kështu që bëhuni më të hapur. Ju e dini mirë çfarë ndodhi me NATO-n. Ju thoni kemi liberalizuar vizat.”

Sterkaj shigjetoi opozitën duke akuzuar se propaganda e tyre ka nxitur emigrimin e shqiptarëve, pasi iu është thënë të shesin shtëpitë dhe bagëtitë për të ikur në emigracion.

“Di që ka njerëz që kanë shitur shtëpiat e lopët për të shkuar refugjatë në Gjermani. Ka qenë propagandë e juaja. Ju duhet të dini që nuk bëni pak propagandë. Kanë ikur për jetë më të mirë. Nuk plotësojnë kushtet sepse mund të jenë  një pjesë spekulantë dhe i kanë kthyer. Deputetët tuaj haptas kanë propaganduar se do merrni dokumente në Itali dhe Francë.  Unë thërras që ne nga kjo marrëveshje nuk na vjen asgjë e keqe. Ju thoni se po vijnë ata dhe po bëjnë një kamp në Shqipëri dhe po fiton lekë ai. Po me ardhur leku në Shqipëri çfarë të keqe ka?”, u shpreh Sterkaj.

Etiketa: Britanikamp refugjateshPaulin SterkajPDPSShqiperi

Lajme të lidhura

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
Ndërhyrja e Hysajt lë titullarin e Juves jashtë fushave për 8 javë

Ndërhyrja e Hysajt lë titullarin e Juves jashtë fushave për 8 javë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

Një fluks i madh automjetesh ka bllokuar këtë të premte aksin Tiranë–Elbasan, duke shkaktuar kaos të plotë në qarkullim dhe...

Lexo më shumë
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com