GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Deputetja e PD-ministres Koçiu: Pacientët po keqtrajtohen, duhet të kishit dhënë dorëheqjen

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputetja e PD-ministres Koçiu: Pacientët po keqtrajtohen, duhet të kishit dhënë dorëheqjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PD-së,  Zheni Gjergji, si dhe kryetare e  komisionit parlamentar të shëndetësisë, ka qenë e para që ka replikuar sot me ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu, thirrur në interpelancë nga opozita për skandalin e  abuzimit dhe keqtrajtimit nga mjekët të pacientëve me tumore.

“Sinqerisht zonja ministre, mendova që në fjalën tuaj do të kishte një reflektim, do të kishit kërkuar falje mijëra qytetarëve që përplasen çdo ditë në Spitalin Onkologjik dhe ndoshta me ndërgjegjen tuaj do të kishit dhënë edhe dorëheqjen, sepse ky është një rast flagrant me të cilin janë përballuar shqiptarët në Onkologjik.

Zonja ministre, tani që flasim, janë me dhjetëra pacientë që rrinë në këmbë në një korridor të errët, pa stola, pa ajër të kondicionuar, në katin e parë të Onkologjikut, duke pritur të takohen me mjekët. Përveçse në moshë, disa edhe në gjendje të rëndë për shkak të sëmundjes, mezi qëndrojnë. Mos harroni se më të shumtët kanë udhëtuar dy ose tre orë që kanë ardhur nga gjithë Shqipëria.

Në shumicën e rasteve ata marrin një përgjigje: duhet të prisni! Ka radhë, medikamenti mungon!

Pritjes së gjatë i shtohet ankthi se çfarë do të bëhet me të afërmin e tyre dhe zgjidhjen e gjejnë tek një farmaci aty afër që fut kontrabandë disa ilaçe apo tek klinikat dhe spitalet private.

Kjo është gjendja e pacientit sot në Onkologjik. Ata njihen në fakt. Unë kam dhe emrat e tyre po për arsye etike nuk i bëj publike sepse ata kanë frikë druhen se do të kenë pasoja nëse bëjnë kallëzime të hapura. Ju nuk folët për këtë ministre në fjalën tuaj.

Dhe për të kaluar pastaj tek politikat shëndetësore, pyetja ime është e drejtpërdrejtë për ju: a kanë arritur politikat shëndetësore përmirësimin e sistemit të sëmundjeve tumorale në institucionet shëndëtësore të shëndetit publik?! Përgjigjia është jo!”, u shpreh ajo.

Etiketa: deputetekociu

Lajme të lidhura

Ngacmim ndaj të miturave dhe veprime të turpshme, arrestohet këngëtari Erind Xhaferi
Aktualitet

Ngacmim ndaj të miturave dhe veprime të turpshme, arrestohet këngëtari Erind Xhaferi

10:04 - 02/10/26
Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar
Aktualitet

Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

09:57 - 02/10/26
Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine
Aktualitet

Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

09:38 - 02/10/26
Para
Video – Zjarri në Dhërmi, Mbrojtja Civile thirrje qytetarëve: Shmangni kalimin në Qafën e Llogarasë

Video - Zjarri në Dhërmi, Mbrojtja Civile thirrje qytetarëve: Shmangni kalimin në Qafën e Llogarasë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria e vajzave për herë të parë në “play-off” të Botërorit, trajneri Grima shpall listën për ndeshjet me Uellsin
Sport

Shqipëria e vajzave për herë të parë në “play-off” të Botërorit, trajneri Grima shpall listën për ndeshjet me Uellsin

10:12 - 02/10/26

Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria e vajzave do të luajë në një fazë play-off-i të Kampionatit...

Lexo më shumë
Ngacmim ndaj të miturave dhe veprime të turpshme, arrestohet këngëtari Erind Xhaferi

Ngacmim ndaj të miturave dhe veprime të turpshme, arrestohet këngëtari Erind Xhaferi

10:04 - 02/10/26
Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

09:57 - 02/10/26
Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

09:38 - 02/10/26
Bylykbashi: Protesta në Tiranë është e pamjaftueshme, duhet të përshkallëzohet në të gjithë vendin

Bylykbashi: Protesta në Tiranë është e pamjaftueshme, duhet të përshkallëzohet në të gjithë vendin

09:17 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com