GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Deputetja italiane: Ndryshoni me votën tuaj fatin e Shqipërisë, jemi përkraj jush

13:22 - 02/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Deputetja italiane: Ndryshoni me votën tuaj fatin e Shqipërisë, jemi përkraj jush
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Forza Italia, Erica Mazzeti, ishte sot e pranishme në takimin elektoral të liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në Dimal të Beratit, ku mbajti një fjalim përpara qytetarëve të mbledhur.

Në fjalën e saj, Mazzeti shprehu mbështetjen e plotë për Berishën dhe vlerësoi rëndësinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë:
“Faleminderit që jeni kaq shumë për një njeri të madh si Berisha. Keni fatin të jetoni në një tokë të bukur. Ne italianët ju kemi pritur me krahë hapur dhe ju i keni dhënë shumë vendit tonë. Miqësia mes dy vendeve tona duhet të forcohet, dhe këtë mund ta bëjmë vetëm me kryeministrin Berisha,” u shpreh ajo.

Duke u ndalur te zgjedhjet e 11 majit, deputetja italiane u bëri thirrje qytetarëve të votojnë masivisht:
“Tani i takon secilit prej jush. Shkoni të votoni, sillni njerëz për të votuar. Vetëm me një lider që njeh ekonominë, bujqësinë, shëndetësinë dhe arsimin mund të ndërtojmë të ardhmen.”

Mazzeti theksoi se qeveria italiane e qendrës së djathtë është e përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin me vendet fqinje, duke garantuar dinjitet dhe mundësi për të gjithë.

“Italia nuk ju ka braktisur kurrë dhe nuk do t’ju braktisë as tani. Ju presim në familjen e madhe të Partisë Popullore Evropiane, për të ndërtuar një botë më të mirë.”

Fjala

Faleminderit të gjithëve dhe ju uroj një ditë të mbarë! Faleminderit që jeni kaq shumë për një njeri të madh si Berisha. Keni fatin të jetoni në një tokë të bukur. Jeni njerëz të mrekullueshëm, sepse ne italianët e dimë sa vleni. Ju kemi pritur me krahë hapur dhe ju i keni dhënë shumë vendit tonë. Jemi krenarë që jemi miq. Ekziston një miqësi e thellë mes Italisë dhe Shqipërisë, dhe kjo miqësi duhet të forcohet edhe më shumë. Dhe këtë mund ta bëjmë vetëm me kryeministrin Berisha.

Tani i takon secilit prej jush. Të dielën më 11 maj shkoni të votoni. Sillni njerëz për të votuar, për të ndryshuar fatin tuaj. Mund të bëjmë shumë gjëra mes Parlamentit Italian dhe atij Shqiptar, por duhet të bashkëpunojmë me një njeri si Berisha, që njeh ekonominë, territorin, bujqësinë, infrastrukturën, shëndetësinë dhe arsimin e këtij vendi të bukur.
Italia nuk ju ka braktisur kurrë dhe nuk do t’ju braktisë as tani. Edhe këtë herë jam e sigurt që do të bëjmë gjëra të mëdha së bashku. Qeveria italiane e qendrës së djathtë po fokusohet shumë te vendet fqinje dhe mike, për të punuar së bashku. Sepse puna i jep dinjitet njeriut, dhe ne duam t’u japim dinjitet të gjithë qytetarëve evropianë dhe fqinjëve tanë.
Ju presim në familjen e madhe të Partisë Popullore Evropiane, atje ku bëjmë gjërat së bashku. Mund të ndërtojmë një të ardhme së bashku dhe të krijojmë një botë më të mirë për të gjithë. Sepse ne duam mirëqenie për të gjithë, dinjitet për të gjithë dhe që të gjithë të kenë mundësinë të punojnë dhe të fitojnë mirë. Edhe shëndeti është i rëndësishëm, shëndet për të gjithë qytetarët.

Shikoj shumë vajza dhe djem të vegjël që kanë të drejtë të rriten në një vend të sigurt, me një sistem shëndetësor të sigurt, shkollim të sigurt dhe drejtësi të sigurt. Sepse sipërmarrësit duhet të kthehen e të investojnë në këtë tokë të bukur dhe ju mund të punoni së bashku.
Ju lutem, shkoni të gjithë për të votuar të dielën më 11 maj. Bindni miqtë, të afërmit, të njohurit, sepse sot fati i Shqipërisë është në duart tuaja. Me votën tuaj mund ta ndryshoni këtë komb. Dhe unë do të kthehem këtu për të festuar me ju dhe për të bërë një program së bashku mes Italisë dhe Shqipërisë, si në kohët e Silvio Berluskonit. Faleminderit!

Etiketa: deputeteItaliVote

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Para
Kini kujdes, mos i INJORONI!/Shenjat e hershme të demencës tek të rinjtë në të tridhjetat

Kini kujdes, mos i INJORONI!/Shenjat e hershme të demencës tek të rinjtë në të tridhjetat

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25

Mirë se vini në Shqipërinë ku drejtësia ecën me dosje, ndërsa pushteti vallëzon me këngëtarë të njohur e DJ. Ndërsa...

Lexo më shumë
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com