GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Derbi shqiptarësh? ‘Kuqezinjtë’ zbresin sot në Seria A

11:24 - 31/10/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Derbi shqiptarësh? ‘Kuqezinjtë’ zbresin sot në Seria A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme do të zhvillohen një pjesë e takimeve për javën e 11 të Seria A dhe ndër sfidat më interesante për tifozët shqiptarë është ajo midis Salernitanës dhe Napolit.  

Në të dyja këto skuadra aktivizohen lojtarë të Kombëtares shqiptare dhe asaj të Kosovës, pra duke bërë që në orën 18:00 në Seria A të kemi derbi shqiptarësh. Mbrojtësi i përfaqësuese ‘Kuqezi’ Frederik Veseli ka kaluar Covid-19 dhe do të jetë në gjendje që t’i bashkohet ekipit të Salernitanës pas disa javësh mungesë, megjithatë nuk dihet nëse do i besohen minuta loje.

Teksa te Napoli është titullar i padiskutueshëm qendërmbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës Amir Rrahmani. Rrahmani prej javësh tashmë e ka treguar se është lojtar vendimtar te klubi italian dhe po ashtu ditën e sotme pritet që ta nisë ndeshjen që nga minuta e parë e saj.

Aktualisht Salernitana është duke vuajtur mungesën e fitoreve, teksa renditet në vendin e 19 me vetëm 7 pikë, me Napolin nga ana tjetër që është duke kaluar një sezon shumë pozitiv dhe mban kreun e tabelës me 28 pikë.

Një tjetër ndeshje interesante e Seria A për sot është ajo midis Sassuolos dhe Empolit që do të zhvillohet në orën 15:00, ku pritet të marrin pjesë tre shqiptarë të tjerë. Në takimin e fundit të tyre, atë kundër Interit, Nedim Bajrami që përfaqëson ngjyrat e Kombëtares ‘Kuqezi’ dhe Ardian Ismajli, që është pjesë ‘Dardanëve’ e nisën sfidën që nga minuta e parë të saj duke qenë pjesë e formacionit startues.

Teksa talentit 19-vjeçar, Kristjan Asllani iu besuan minuta nga pjesa e dytë e takimit dhe ndonëse nuk ishte në formën më të mirë të tij, bëri lojë të bukur.

Ora 20:45 rezervon një prej ndeshjeve me të veçanta të Seria A për këtë raund. Roma do të presë Milanin në një takim nga i cili pritet të shikohet shumë. ‘Kuqezinjtë’ e Italisë janë duke kaluar një periudhë shumë të mirë dhe renditen të dytët e Seria A me pikë të barabarta me Napolin e vendit të parë, teksa Roma qëndron në vendin e katër me 19 pikë, 9 më pak se kundërshtarët e këtij takimi.

Teksa ende nuk dihet nëse trajneri Jose Mourinho do e ketë pjesë të grumbullimit mbrojtësin e Shqipërisë, Marash Kumbullën, pasi tekniku e ka deklaruar hapur tashmë antipatinë që ka për të.

Megjithatë në takimin e fundit atë kundër Cagliarit që u fitua në transfertë nga ‘Verdhekuqtë’ me rezultatin 1-2, portugezi e aktivizoi shqiptarin në minutat shtesë, një shenjë ‘paqeje’ kjo ndoshta, gjë e cila do të shikohet në vijim./K.T/Gijotina.com

Etiketa: DerbiSeria AShqiptare

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Shembja e shtëpive te “5 Maji”, Rushaj: Kontrata është një turp, qeveria po tallet

Shembja e shtëpive te “5 Maji”, Rushaj: Kontrata është një turp, qeveria po tallet

TË FUNDIT

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26

Qeveria shqiptare ka reaguar sot pas paralajmërimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë për sulme të mundshme nga...

Lexo më shumë
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

20:35 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com