GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shembja e shtëpive te “5 Maji”, Rushaj: Kontrata është një turp, qeveria po tallet

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shembja e shtëpive te “5 Maji”, Rushaj: Kontrata është një turp, qeveria po tallet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj ka zhvilluar një takim me banorët e shtëpive që po shemben tek lagja “5 Maji”.

Gjatë takimit, Rushaj tha se qeveria ka shkelur ligjin dhe kushtetutën, duke u prishur shtëpitë pa shpërblim paraprak dhe duke u tallur me banorët e zonës.

 “Kontrata është një turp. Aty thuhet po ta prish shtëpinë dhe të premtoj se pak më vonë do të të them, nëse do të marrësh apo jo shtëpi, kur, ku, dhe si do ta marrësh. Duhet lexuar kontrata për të parë sesi qeveria tallet me njerëzit”, tha Rushaj.

Banorët vunë në dukje se aty jo vetëm nuk ka shkuar asnjë deputet i PS, por asnjë nga institucionet, përfshirë bashkinë dhe kryeministrinë, nuk iu janë përgjigjur kërkesave për të dhënë shpjegime. ”Këta i kanë bllokuar legalizimet, se kanë interesat e veta me vjedhë pronat tona”. “Erion Veliaj dhe Edi Rama të vijnë të japin llogari. Çfarë duhet të na bëjnë tjetër, veçse të na vrasin”, tha një nga banorët.

Banorët hodhën poshtë deklaratat e bashkisë se shumica e tyre kanë firmosur për prishjen e shtëpive, duke e konsideruar qëndrimin si përçarës dhe kundër interesit të tyre. “Mendojini mirë kur të prishni shtëpitë tona, se do ta lini një ditë atë karrige”, tha një nga banorët, të cilit në janar para zgjedhjeve, kryeministri Rama i kishte premtuar t’i shtrojë rrugën, ndërsa tani po u prish shtëpinë pa asnjë shpërblim. “Të gjithë banorët janë pajisur me mandatpagesë deri më qershor 2013, që do të thotë se u ka lindur e drejta e legalizimit, e cila nuk humbet, edhe nëse pagesa nuk kryhet. Nuk na japin certifikatat e pronësisë, që të mos na paguajnë sipas ligjit”, u shprehën të irrituar.

Nisur nga tërmeti i 26 nëntorit, qeveria ka vendosur që kjo zonë të shndërrohet në një hapësirë eksperimantale dhe inovatore, ku do të strehohen jo vetëm familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti.

Ekspertë të fushës së urbanistikës kanë ngritur shqetësimin se qeveria po shfrytëzon aktet normative të miratuara në emergjencë për rindërtimin, për të zbatuar projekte të paracaktuara në planin urbanistik “Tirana 2030”. Tirana, Kombinati dhe Paskuqani nuk kanë qenë pjesë e rindërtimit, por situata e tërmetit po shfrytëzohet në mënyrë të artë nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj për interesat personale.

Etiketa: Alfred RushajPD

Lajme të lidhura

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome
Breaking Views

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së
Breaking Views

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit
Aktualitet

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Para
Sherri në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, arrestohet një person

Sherri në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, arrestohet një person

TË FUNDIT

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

Mbrëmja e së martës në UEFA Champions League ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm futbolli, ku nuk munguan golat e...

Lexo më shumë
ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com