GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Derbi Tirana-Partizani, policia blindon kryeqytetin, këto rrugë do të bllokohen

08:59 - 25/10/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendoset stadiumi ku do zhvillohet derbi Tirana-Partizani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme në orën 19:45 do të luhet ndeshja e shumë pritur midis Tiranës dhe Partizanit në stadiumin ‘Air Albania’.

Ky takim është i vlefshëm për javën e gjashtë të Superligës shqiptare, ndërsa të dyja ekipet vijnë vetëm për të marrë tre pikë.

Tirana e vendit të parë kërkon shkëputje ndaj i duhet kjo fitore, ndërsa Partizani nga ana tjetër ka një fillim sezoni të vuajtur dhe triumfi i sotëm do i rikthente besimin për vijimësinë e kampionatit.

Nga kampi ‘Bardheblu’ kemi një ekip që është i plotë dhe në super formë, ndërsa ‘Të Kuqtë’ e kryeqytetit vijnë në këtë përballje me mungesa të shumta për shkak të dëmtimeve.

Tifozeritë pritet të jenë shumë të zjarrta pavarësisht se stadiumi nuk do jetë i hapur me kapacitet të plotë. Ndërkohë policia ka publikuar edhe rrugët që do jenë të bllokuara që nga ora 16:00, deri në përfundim të ndeshjes.

“Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitet, janë: Rruga përreth  stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, rruga “ Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek  stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Do të ketë bllokim të pjesshëm të rrugëkalimeve të tifozëve, si më poshtë: Lëvizja e tifozëve të Tiranës do kryhet: Xhamllik – ura e Rrugës së Elbasanit – rruga “Pap Gjon Pali  II” – Stadium; Pallati i Operas – Rruga e Elbasanit,– rruga “ Barjam Curri” – rruga “Pap Gjon Pali II” – stadium.

Lëvizja e tifozëve të Partizanit: Kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Ibrahim Rugova” – sheshi para Gardës – rruga “Lek Dukagjini” –  stadiumi.

Autoritetet sqarojnë se do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme si armë, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj. dhe çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.”- thuhet në njoftimin e policisë./K.T/Gijotina.com  

Etiketa: DerbiPartizanirrugeTirana

Lajme të lidhura

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore
Breaking Views

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26
Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield
Breaking Views

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

20:04 - 15/03/26
Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund
Sport

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund

17:40 - 15/03/26
Para
OBSH ngre alarmin: Do të jetë e vështirë për të kontrolluar pandeminë

Shefi i OBSH-së: Pandemia do të përfundojë kur bota të zgjedhë t'i japë fund!

TË FUNDIT

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore
Breaking Views

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

Nuk ka “qetësi” për Dinamon e Ilir Dajës. Në ndeshjen kundër Teutës e fundit pë rjavën e 28-të të Abissnet...

Lexo më shumë
Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

20:19 - 15/03/26
Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

20:04 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

19:41 - 15/03/26
Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

18:56 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com