GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, arrestohen tre persona (Emrat)

10:19 - 11/09/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, arrestohen tre persona (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka goditur një rrjet kontrabande qeniesh njerëzore duke vendosur në pranga 3 persona gjatë operacionit policor të koduar “Rrjeti” i realizuar në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese amerikane pranë Ambasadës së ShBA në Tiranë.

Në pranga kanë rënë Cerkez Nikoci, 62 vjeç, Hazir Maçi, 58 vjeç, dhe Ardjan Pirani, 58 vjeç, pasi dyshohet si të përfshirë në një rrjet kontrabande qeniesh njerëzore, e njohur ndryshe si dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shtetasve shqiptarë, drejt Kanadasë, Shteteve të Bashkuara etj.

I dyshuari kryesor, 58-vjeçari Hazir Maçi, akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nëpërmjet sigurimit të dokumenteve të udhëtimit të falsifikuara, ka kontrabanduar disa shtetas shqiptarë, nga Shqipëria drejt disa vendeve të BE, prej andej në vende të ishujve Karaibe dhe më pas në shtete të tjera, me qëllim final premtimin dhe dërgimin e tyre në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, dyshohet se Hazir Maçi, me precedent të mëparshëm në këtë aktivitet kriminal, merrte shuma nga 20 deri në 35 mijë dollarë, me premtimin e dërgimit të tyre në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

Gjatë hetimeve dhe pas arrestimit, të dyshuarve iu janë sekuestruar shuma të mëdha parash cash, dokumente të ndryshme udhëtimi false, si dhe sende dhe prova të tjera në interes të hetimit.

 

Etiketa: arrestSHBAshqiptarë

Lajme të lidhura

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha
Aktualitet

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

17:16 - 15/03/26
Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim
Aktualitet

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

15:29 - 15/03/26
“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri
Aktualitet

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

15:20 - 15/03/26
Para
Dosja e plotë e SPAK, Ahmetaj i zhytur kokë e këmbë në aferën e tre inceneratorëve

SPAK kërkon sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt, Gjykata e Lartë cakton gjyqtarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas
Breaking Views

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

20:19 - 15/03/26

Barcelona zbriti në fushën e lojës në ndeshjen ndaj Sevillas për t’iu përgjigjur fitores së Realit të Madridit dhe katalanasit...

Lexo më shumë
Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

20:04 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

19:41 - 15/03/26
Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

18:56 - 15/03/26
Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë

Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë

18:32 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com