GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dëshmia/ Nuredin Dumani: Dhëndri i vëllait të ministrit Nasip Naço më nxori nga burgu, pagova 40 mijë euro

13:06 - 14/01/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Dëshmia/ Nuredin Dumani: Dhëndri i vëllait të ministrit Nasip Naço më nxori nga burgu, pagova 40 mijë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në gjyqin për grupin kriminal të “Plumbit të Artë”, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani po vijon dëshminë e tij këtë të martë.

Ndër të tjera, ai tregoi se si arriti të lirohej nga qelia, pasi kishte qenë i arrestuar për disa vepra penale.

Dumani rrëfeu se avokati Alban Bengasi ka qenë ndërmjetës, ndërsa shtoi se ka pasur ndihmë nga dhëndri i vëllait të ish-ministrit të drejtësisë së kohës, Nasip Naço.

“Kam paguar para që të dilja nga burgu, kisha avokat Alban Bengasin. Më ka ndihmuar dhëndri i vëllait të Nasipit, që është mjek”, ka dëshmuar ai.

Më tej, ka shpjeguar se e ka ndihmuar dhe një mjek ligjor dhe u lirua në vitin 2014, por veprimet kishin nisur më herët, me ndihmën e avokatit.

“I bënë letrat sikur isha për të vdekur. Dhe më nxorën nga burgu gjasme vuaja nga zemra”, ka vijuar Dumani dëshminë e tij.

Gjithashtu, Dumani ka shpjeguar se dhëndri i vëllait të Nasip Naços në atë kohë ka qenë shef i spitalit, kurse ai ishte arrestuar për pengmarrje. Për të dalë nga qelia, ka paguar 40 mijë euro.

Por pasi siguroi dokumentin për probleme shëndetësore, u lirua. Më tej, Dumani ka treguar për njohjen me bashkëpunëtorin tjetër të drejtësisë, Erjon Alibej.

“Erjon Alibeaj kishte bërë një listë me dhjetë persona për t’i vrarë. Në krye të kësaj liste ishte Emiliano Ramazani dhe Talo Çela”, ka deklaruar Nuredin Dumani.

Këtë listë Alibeaj ia kishte dhënë Dumanit duke i thënë “i dua të vrarë se kanë marrë pjesë te vrasja e vëllait në Bradashesh”, sipas dëshmisë së të pandehurit.

SPAK po vijon procesin për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandehur, të cilët kundërshtojnë rrëfimet e kreut të grupit të vrasësve me pagesë, Nuredin Dumani. Ky i fundit është në cilësinë e të penduarit, si bashkëpunëtor i Prokurorisë së Posaçme, duke rrëfyer të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro.

Etiketa: Kryesore1Nasip NacoNuredin Dumani

Lajme të lidhura

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha
Aktualitet

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

17:16 - 15/03/26
Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim
Aktualitet

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

15:29 - 15/03/26
“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri
Aktualitet

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

15:20 - 15/03/26
Para
Sot provimi i tretë për maturantët, do të testohen në lëndën e Matematikës

Matura 2025, publikohen datat e provimeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër
Lajme

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26

Ardit Çylybyli është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike në Shkodër, pas procesit zgjedhor të zhvilluar në degën lokale...

Lexo më shumë
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26
Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

20:19 - 15/03/26
Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

20:04 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

19:41 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com