GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Dëshmitari rrëfen skenën horror të aksidentit në Bullgari: Dëgjoja britma e ulërima

08:38 - 25/11/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Dëshmitari rrëfen skenën horror të aksidentit në Bullgari: Dëgjoja britma e ulërima
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dëshmitarët okularë të aksidentit tragjik në Bullgari nuk mund të harrojnë skenën horror që kanë parë teksa autobusi me 52 pasagjerë po shkrumbohej nga flakët.

Valentin Georgiev nga Sandanski i cili punon si korrier ishte nisur të hënën në mbrëmje nga Sofja në Blagoevgrad.

“Fillimisht mendova se pylli po digjej. Flakët ishin të mëdha. Të mos gënjej, por mund të ishin 2-3 metra. Zjarri ishte i madh”, tha Georgiev.

Kur u afrua pa një autobus që po digjej. Ai është edhe dëshmitari i parë okular i tragjedisë. Policia dhe zjarrfikësit mbërritën pas tij në vendin e ngjarjes.

“Kamioni im ishte rreth 100 metra larg. Unë isha i pari dhe pas 5-10 minutash erdhi një makinë e dytë, e tretë e katërt…U grumbulluan shumë kamionë. Kur dola nga kamioni dëgjova britma. Të mbijetuarit bërtisnin dhe qanin, fytyrat e tyre ishin të mbuluara me gjak”, tregon Valentin Georgiev.

Ai nxitoi për të ndihmuar. Gjëja e parë që pa ishte një burrë që përpiqej të shpëtonte të dashurën e tij.

“Ai bërtiste: Policia, policia. Ai e mbajti vajzën në krah dhe pastaj e lëshoi. Mendoj se ai kishte lënduar këmbën sepse çalonte dhe ai e lëshoi atë në rrugë. E çova vajzën në fund të autostradës, mendoj se kishte thyer të dy këmbët. Ishte e zbathur, pa çorape. Vajza tjetër ishte e ftohtë, i dhashë xhaketën që të ngrohej. I dhashë edhe ujë”, shton ai.

Ndërkohë një baba po përpiqej të shpëtonte djalin e tij nga flakët.

“Po bërtiste se i biri ishte brenda. Ai tentoi të hynte në zjarr për të shpëtuar djalin e tij, por unë e ndalova”, thekson Georgiev.

Policia e zjarrfikësit mbërritën 20 minuta më vonë. Pas tyre edhe ambulanca.

Emil Metodiev gjithashtu u përpoq të ndihmonte duke thirrur vazhdimisht 112. Ai ruante një kantier ndërtimi afër vendit të aksidentit. Ai gjithashtu ishte i pari që thirri ndihmën.

“Mendoj se goma e përparme ka shpërthyer. Disa sekonda pas shpërthimit u shfaqën flakët. Në momentin e ndaljes autobusi ishte duke u djegur. Jo vetëm përpara, mbrapa kudo. Kur mbërritën nga stacioni i zjarrfikësve, dëmtimi i autobusit ishte i dukshëm. Ata që ishin në autobus, nuk mendoj se kishin mundësi të zbrisnin. Një gjë e tillë nuk harrohet”, tha ai.

Etiketa: aksidentBullgari

Lajme të lidhura

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!
Breaking Views

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26
Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar, barkodi promovon drejtpërdrejt produktet
Kosovë & Rajon

Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar, barkodi promovon drejtpërdrejt produktet

08:55 - 19/02/26
Kadri Veseli në Hagë: I kam shërbyer vendit tim! Gjykata duhet të mbrojë të vërtetën dhe paanësinë
Kosovë & Rajon

Kadri Veseli në Hagë: I kam shërbyer vendit tim! Gjykata duhet të mbrojë të vërtetën dhe paanësinë

15:16 - 18/02/26
Para
Seancë maratonë në Kuvend për miratimin e buxhetit 2022 dhe paketës fiskale

Seancë maratonë në Kuvend për miratimin e buxhetit 2022 dhe paketës fiskale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com