Në GJKKO vijojnë dëshmitë e personave të thirrur nga SPAK si dëshmitarë lidhur me shpërthimin tragjik që ndodhi në 15 marsin e 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë, si pasojë e shpërthimit në depon e demontimit të predhave.
Një nga dëshmitarët e thirrur ishte Mirela Dvorani, bashkëshortja e njërit prej viktimave nga shpërthimi i Gërdecit.
Sipas raportimeve, Dvorani është shprehur se i shoqi punonte në kushte primitive në depon e demontimit të armëve dhe se ishte i shqetësuar për sigurinë teknike.
Në dëshminë e saj në GJKKO, sipas BalkanWeb, Dvorani deklaron: Kam humbur bashkëshortin tim Endri Dvorani. Ai ka qenë i punësuar si ekonomist atje më herët ka qenë ushtarak por ishte i liruar nga ajo detyrë. Në Gërdec ka punuar nga Shtator 2006- 15 Mars 2008. Ai ishte përgjegjës i disa grave dhe maste punën e tyre. Aty filloi pune se ishte në zanatin e vet. Ai ishte i merakosur për kushtet e punës, për sigurinë teknike pasi aty punohej në kushte primitive këtë shqetësim ma kishte shprehur vet. Mbrojta s’ka pyetje.
Po para GJKKO ka dëshmuar edhe Veiz Muca, ish përgjegjës në depon e demontimit në Gërdec.
Ai ka treguar se në punë shkeleshin të gjitha rregullat.
Në dëshminë e tij Veiz Muca tha: Kam mbaruar shkollën e mesme ushtarake në Zallherr. Kam punuar punë të ndryshme në ndërtim dhe në ushtri kam qenë tëk kembsorja.
Në Gërdec kam punuar nga 12 Qeshori 2007-15 Mars 2008. Në pune me ka marrë Dritan Minxolli atë e njihja dhe i kam kërku punë. Ai më ka shpjegu cdo gjë aty mendova se bëhej demontimi i fishekëve. Deliorxhin nuk e njoh e kam parë por ai s’ka pasur kontakt me mua.
Fillimisht isha brigadier dhe kontrolloja punën e atyre që merreshin me shkarkimin e predhave. Por ata i hidhin tutje dhe për këtë u zura me Dritanin. Pasi i thashë qe puntorët nuk jane te kujdesshëm ai me shkarkoi nga aty dhe më dërgoi diku tjetër, po brigadier.
Aty vinin të gjitha llojët e artilerive, për predhat 100 mlm kishte një poligon ( blloku i betonit me vrima) pasisje tjera s’kishte. Zjarre të vogla ka pasur por janë fikur me fikset e zjarrit. Kishte njerëz të tjerë që merreshin me ato punë. Në Gërdec ishte baruti i dy ditëve pasi nuk kishte vend në konteiner për ta vendos dhe nuk ishte dërguar as në fabrikë. Ditën e ngjarjes iku Dritani dola dhe unë porosita rojen të mos fuste njëri brënda.
Ngjarja ndodhi kur sapo isha largu 200 metra më poshtë. Zjarri ka fillu aty ku bëhej demontimi. Baruti trasportohej me karroca. Kur prisheshin karrocat i riparonte ai Deliu e kishte shtëpinë aty afër. Sipas asaj që më kanë tregu puntorët zjarri ka fillu tek një karrocë me barut. Karroca i ishte prish djalit të atij Deliut. Ai e kishte dërgu në shtëpi dhe e kishte ngjit. Unë atë ditë s’i kam dhënë leje askujt.
Deliu i thoshte drejtorit Dritanit që i saldonte ai karrocat nga dy tre në ditë që dëmtoheshin. Dua të them dicka “babëzia e ushtrisë për të sjellë sa më shumë municion dhe babëzia e punëtorë për të bërë sa më shumë punë për të arrit normën i shkelnin rregullat në punë. Të më thuash sot që të shkosh të bësh atë punë sikur 1 milion në ditë të më japin nuk shkoj më.
Një tjetër dëshmitare ishte Çaje Çuku, punëtore në Gërdec, e cila në dëshminë e saj përmblodhi shkurtimisht se çfarë kishte ndodhur në 15 mars të 2008.
Ajo tha se në fabrikë punonin të mitur, përfshirë dhe djalin e saj 17-vjeç asokohe.
“Kam qenë e punësuar në Gërdec në qershor të vitit 2007-2008 tek predhat. Morëm vesh që kishin ardhur disa fishekë dhe shkuam për punë. Përgjegjës kishim dhe puna bëhej nëgrupe. S’kishim mjete kundër zjarrit. Sapo hanim bukë mori flakë baruti. Në depo përdoreshin karroca por nuk e di kush i perdorte. Ne ishim bremda ndërtesës. Në12:55 dëgjuam duke bërtitur njerëzit flaka. Dola nga depoja ika në kodër dola në Prezë. U dogja në kokë dhe dorë. Në Gërdec punonte dhe djali 17 vjeç, punonte me fishekët. Fatmir Mediun e njoh por aty nuk e kam pare. Avokati i Mediut kishte kundershti pasi në dëshminë e dhënë në vitin 2008 dhe ate të dhënë sot ka kundërshti”- u shpreh Çajë Çuku.
Zabit Çuku, nënkolonel, tregoi se si ndodhi shpërthimi duke theksuar se filluan punë ditën që ndodhi shpërthimi.Ai tha se nuk kishin kontrata pune dhe pse u ishte premtuar ndryshe, nga personat të cilët i punësuan për demontimin e armëve.
“Kam punuar në Gërdec nga 21 Janari i vitit 2008 e deri kur ndodhi shpërthimi. Na erdhi një njoftim se kërkoheshin ekspert për demontim armësh në Gërdec. Këtë njoftim na e tha një përson me emer Sokol. Pastaj ky Sokoli na mundësoi një takim më Delijorgjin. Në atë takim folën për punën dhe mënyrën se si do punonim. Atë ditë, ditën e shpërthimit filluam punë normalisht. Rreth prës 12:45 dëgjova një grua ku bërtiste zjarr. I thamë puntorëve ikim, pashë tym në ajër. Më thanë pas shpërthimit se zjarri kishte ardhur nga një thes me barut që ishtë futur në karroca. Delijorigji na tha se do bëjmë kontrata por nuk na beri. Unë edhe pse nënkolonel isha thjesht puntor. Merrja 30 mije lek ditën. Vetëm të dielën nuk punoja. Punëtorët tjerë merrnin 80 mijë lek më ditë. Kur ndodhi shpërthimi gjatë ikjes më goditi një copë predhë në kokë dhe rashë pa ndjenja”, theksoi Çuku.
Discussion about this post