GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dështim apo vjedhje? “Tirana DC” 1.7 mln euro të shpenzuara nga buxheti i bashkisë, por asnjë projekt

22:27 - 08/05/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj çdo ditë zhvillon të paktën një tender pa garë

Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj çdo ditë zhvillon të paktën një tender pa garë

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E krijuar 4 vite më parë, Tirana DC, një kompani ndërtimi në pronësi të bashkisë Tiranë, nuk ka lidhur ende asnjë kontratë për realizimin e projekteve zhvillimore.

Ndonëse ka thithur miliona euro fonde nga buxheti i bashkisë, deri më tani kompania nuk ka gjeneruar asnjë të ardhur, por deri në fund të vitit 2022 ka shpenzuar 1.7 milionë euro për paga, trajnime apo ambiente me qira.

Ndryshe nga sa parashikohet në misionin e punës që do të merret me “përdorimin me eficencë të pasurive të paluajtshme të trasnferuara nga bashkia”, Tirana DC, i tha Citizens.al se që “ka arritur të kryejë vetëm disa studime”, siç është projekti për Uzinën e Autotraktorëve dhe zhvillimi urban i shtratit të lumit Lana.

Themelimi i kësaj shoqërie ka shfaqur dhe probleme ligjore. Sipas ligjit për Vetëqeverisje vendore, bashkitë kanë të drejtë në të gjithë territorin e Shqipërisë për të krijuar shoqëri për zhvillim të pronave, por jo për transferim dhe shitje të aseteve shtetërore.

Por edhe pse kjo shoqëri u ngrit në kundërshtim me ligjin, sërish nuk e kreu këtë funksion.

Citizens ka raportuar disa raste ku Bashkia Tiranë ka shitur tokë publike tek privati, që janë raste të cilat mund të ishin administruar nga kjo kompani që u ngrit me këtë “mision”.

I fundit është rasti i kompanisë Fusha dhe truallit pas Teatrit Kombëtar, apo rasti i 7 katëshit të Maks Velos, që ishte gjithashtu në pronë të bashkisë Tiranë dhe u shemb, pasi u shpallur si i dëmtuar nga tërmeti. Në asnjë rast, Tirana DC, nuk ka qenë ndërmjetësi për të zhvilluar dhe rritur vlerën e kësaj prone publike, duke shtuar pikëpyetjet se përse bashkia e Tiranës ka ngritur komisione të tjera për negociatat me privatët dhe ka lënë jashtë këtë kompani.

“Si e humbi misionin e saj Tirana DC?”

Në shtator të vitit 2020, këshilli bashkiak i Tiranës mori vendimin për krijimin e kësaj shoqërie aksionere, e cila është 100% në pronësi të Bashkisë.

Sipas vendimit të bashkisë, Tirana DC do të kishte një mision, që do të ishte “projektimi, rindërtimi, ndërtimi, zbatimi, kolaudimi i ndërtimeve të të gjitha llojeve.” Por deri më tani kompania nuk ka lidhur asnjë kontratë, madje rrugës duket se ka gjetur një “mision tjetër”.

Kapitali fillestar për krijimin e shoqërisë “Tirana DC” sh.a., ishte 50,000,000 (pesëdhjetë milionë) lekë, që janë paguar nga buxheti i bashkisë.

Referuar vendimit Nr. 134, datë 19.10.2021, Bashkia Tiranë ka dhënë një hua prej 197,000,000 (njëqind e nëntëdhjetë e shtatë milionë) lekë, në favor të shoqërisë “Tirana DC”.

Të dhënat zyrtare tregojnë se kjo shoqëri ka regjistruar një humbje prej 183 milionë lekësh nga viti 2020 deri në 2022.

Referuar të njëjtit burim, kompania shpenzon 500 mijë euro në vit për pagat e 35 punonjësve dhe 200 mijë euro në vit për qiranë e një godine.

“Ed Konstruksion” që i ka dhënë ambiente me qira Tiran DC-së dhe përfiton 200 mijë euro në vit, është kompania mëmë e shoqërisë koncesionare “Tirana 4”, me administrator Elti Fusha. 32.91% të kësaj shoqërie zotërohet nga kompania “Fusha” me administrator Shkëlqim Fushën, një ndër kompanitë që përfiton më shumë tendera nga bashkia e Tiranës.

Referuar të dhënave të thesarit për vitin 2023 përpiluar nga Open Data, kompania “Fusha shpk” përfitoi rreth 1.3 miliard lekë transaksione nga Bashkia e Tiranës, duke u renditur si kompania e dytë më e paguar.

Shoqëria aksionare Tirana DC është bërë së fundmi subjekt i Prokurorisë së Posaçme për shkak të korrupsionit. Kompania u drejtua deri në 2023 nga Redi Molla tashmë i arrestuar e më pas nga Mariglen Qato. Aktualisht administrator është Admir Abrija i cili ka shërbyer më herët si drejtor i përgjithshëm i burgjeve.

/citizens.al/

Etiketa: Bashkia TiraneKryesore1Tirana DC

Lajme të lidhura

DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur
Aktualitet

DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur

14:30 - 22/12/25
Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit
Aktualitet

Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit

14:15 - 22/12/25
Incident gjatë aksionit për lirimin e hapësirave publike në Vlorë, përplasje me drejtuesit e IMT
Aktualitet

Incident gjatë aksionit për lirimin e hapësirave publike në Vlorë, përplasje me drejtuesit e IMT

13:59 - 22/12/25
Para
VIDEO – Festë bavareze në “Bernabeu”, Davies ndëshkon Realin me supergol

VIDEO - Festë bavareze në “Bernabeu”, Davies ndëshkon Realin me supergol

Discussion about this post

TË FUNDIT

DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur
Aktualitet

DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur

14:30 - 22/12/25

Një konflikt ka ndodhur mesditën e sotme (22 dhjetor) në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Nartës, mes punonjësve të INUV...

Lexo më shumë
Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit

Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit

14:15 - 22/12/25
Incident gjatë aksionit për lirimin e hapësirave publike në Vlorë, përplasje me drejtuesit e IMT

Incident gjatë aksionit për lirimin e hapësirave publike në Vlorë, përplasje me drejtuesit e IMT

13:59 - 22/12/25
PD në ofensivë ndaj Ramës: Të mblidhet urgjent Këshilli i Imunitetit

PD në ofensivë ndaj Ramës: Të mblidhet urgjent Këshilli i Imunitetit

13:40 - 22/12/25
“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!

“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!

13:22 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com