GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dështimi i kushtueshëm i Ballukreformës së ujit

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Dështimi i kushtueshëm i Ballukreformës së ujit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vitin 2021, qeveria shqiptare nisi të ashtuquajturën reforma e ujësjellësave. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, shpalli se nga 58 ndërmarrje ujësjellësash që kishte në të gjithë vendin, do të kalohej në vetëm 15 ndërmarrje. Përveç agregimit në rang qarku, qeveria futi dhe një tjetër ndryshim të rëndësishëm. Ajo mori paketën maxhoritare të aksioneve në çdo ndërmarrje ujësjellësi, duke u lënë bashkive të qarkut përkatës 49 për qind të aksioneve.

Reforma filloi të vihej në zbatim në vitin 2022. Menjëherë pas centralizimit të ujësjellësave nisi kërbaçi financiar. Qeveria filloi të rriste me shpejtësi tarifat e ujit për të gjitha rrethet e vendit. Në shumë raste rritja e tarifave arrinte deri dyfish. Dhe e gjitha kjo sipas hartueses së reformës funksionoi.

“Nëse ka diçka për të cilën krenohemi, është implementimi i një reforme të cilën e lançuam në vitin 2021 dhe nisëm nga implementimi i saj në fillim të vitit 2022 dhe sot mund të flitet me shifra dhe fakte se si kjo reformë e agregimit të kompanive të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe marrjes së mazhorancës së aksioneve nga Qeveria Shqiptare, ka sjellë shëndoshjen financiare dhe teknike të këtyre ndërmarrjeve si rrjedhojë, padyshim, shërbime më cilësore për të gjithë qytetarët tanë,” deklaroi Belinda Balluku në janar të vitit të kaluar.

Por nëse ka diçka që kjo qeveri duhet të krenohet edhe më shumë se sa rezultatet e reformave të saj, është aftësia e madhe propagandistike, që ka për të shitur dështimet ulëritëse si suksese. Megjithatë propagandës i doli boja shpejt deri në pikën sa dështimin u detyrua ta pranonte edhe vetë shefi i Belinda Ballukut.

“O Dhimo, ça ke Dhimo se ke që në fillim që bën ça gjeste të çuditshme. Nuk ka ujë në Dropull? Çfarë ke pra?”, iu drejtua Edi Rama, kryebashkiut të Dropullit, gjatë një mbledhje me kryetarët e bashkive të vendit, që zhvilloi para disa ditësh.

Por Dropulli nuk është një rast i izoluar. Pjesa më e madhe e Shqipërisë po thahet për ujë këtë vit. Në Vlorë thuhet se hoteli, ku qëndroi Ivanka Trump nuk kishte ujë. Zonat më të rëndësishme turistike të vendit janë tashmë zyrtarisht në krizë ujë. Situata është aq dramatike saqë detyroi edhe biznesin t’ia thoshte hapur qeverisë.

“Informacionet e përcjella nga anëtarët tanë, pjesë e këtij sektori, flasin për zona bregdetare ku vazhdojnë të mbeten shqetësuese mungesa e ujit të pijshëm, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille apo vazhdimi i aktiviteteve të ndërtimit edhe gjatë sezonit turistik, duke ndikuar në këtë mënyrë funksionimin e strukturave akomoduese, por edhe cilësinë e jetesës së qytetarëve dhe turistëve në këto komunitete,” deklaroi Dhoma Amerikane e Tregtisë disa në njoftim zyrtar të lëshuar vetëm pak ditë më parë.

E gjendur para dështimit monumental të reformës së ujësjellësave, për të cilën Balluku thotë se krenohet, qeveria u detyrua të shpikë një tjetër reformë. Pasi agregimi në 15 ndërmarrje në shkallë kombëtare vajti për lesh, tani qeveria thotë se do të bëjë agregim mbi agregimin.

“Duke ardhur te uji, edhe këtu kemi nevojë për një reformë kemi filluar një punë paraprake. Të gjitha llojet e eksperiencave, na nxjerrin në konkluzionin që është koha që te kemi një Operatori të Shpërndarjes së Ujit, siç kemi atë të shpërndarjes së energjisë,” deklaroi Edi Rama, javën e kaluar.

Shndërrimi i shërbimit të furnizimit me ujës në një monopol kombëtar sipas modelit të shpërndarjes së energjisë është reforma e radhës që do t’u shitet shqiptarëve. Sigurisht, ashtu si pas çdo të ashtuquajture reformë, nga mbrapa do të vinë edhe kostot. Ashtu sikurse po bën agregim mbi agregim për ndërmarrjet e ujësjellësave, qeveria do të bëjë rritje mbi rritje të tarifave.

Dhe teksa qytetarët shqiptarë paguajnë gjithmonë e më shumë për ujin, duhet të mbajnë fort edhe kovat dhe bidonët, për të rendur pas autoboteve. Sepse në vend të ujit do të kenë sërish propagandën edhe pas reformës së disatë.

Me pak fjalë, rezultati i vetëm i reformës Balluku 1 ishte ai i dyfishimit të tarifave që qytetarët paguajnë për ujin. Rezultatet e reformës Balluk-Rama 2 do të merren vesh pak më vonë.

Por një gjë është e sigurtë. Rama dhe Balluku do të kenë sërish arsye për të qenë krenarë me reformën e tyre të radhës. Krenarë, por të ……, siç thotë populli me urtësinë e tij.

/kapitali.al/

Etiketa: Belinda BallukuKryesore1reforma e ujit

Lajme të lidhura

Raporti: Ndonëse Shqipëria ka kabinetet qeveritare më të fryra në rajon, ka dështuar në hartimin e ligjeve
Aktualitet

Raporti: Ndonëse Shqipëria ka kabinetet qeveritare më të fryra në rajon, ka dështuar në hartimin e ligjeve

07:52 - 05/05/26
Ervin Salianji: Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime!
Breaking Views

Ervin Salianji: Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime!

22:25 - 04/05/26
Shqiptarja plagos rëndë një grua në Greqi! Fik kamerat dhe zhduket, por më pas…
Aktualitet

Shqiptarja plagos rëndë një grua në Greqi! Fik kamerat dhe zhduket, por më pas…

21:30 - 04/05/26
Para
Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës, Avokati i Popullit: Alarm i fortë…

Habit Avokati i Popullit për shembjet në Theth: Nuk kemi ankesë nga qytetarët, po presim...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 5 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:54 - 05/05/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Raporti: Ndonëse Shqipëria ka kabinetet qeveritare më të fryra në rajon, ka dështuar në hartimin e ligjeve

Raporti: Ndonëse Shqipëria ka kabinetet qeveritare më të fryra në rajon, ka dështuar në hartimin e ligjeve

07:52 - 05/05/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Maj 2026

07:36 - 05/05/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 5 Maj 2026

07:33 - 05/05/26
Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë/ Policia neutralizon një person, brenda ndodhej edhe Donald Trump

Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë/ Policia neutralizon një person, brenda ndodhej edhe Donald Trump

23:01 - 04/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com