GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dështimi në arsim/ Gënjeshtrat e trasha të Edi Ramës

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ka drejtues shkollash që janë out”, Rama:  Të hapin krahun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi në nisje të fushatës elektorale se qeveria e tij ka ndërtuar 450 shkolla.

“Ne kemi ndërtuar 450 shkolla, nga të cilat kanë përfituar 200 mijë nxënës që sot hyjnë dhe dalin në shkolla që nuk kanë asgjë mangut, jo të gjitha shkollave në Bashkimin Europian, por shkollave më të mira në Bashkimin Europian”, deklaroi kryeministri gjatë një prezantimi publik.

Në vështrim të parë, ky pohim krijon përshtypjen e një transformimi rrënjësor të infrastrukturës arsimore publike. Por siç ndodh shpesh me shifrat, ato kanë nevojë për një themel të fortë. Kur Faktoje kërkoi informacion nga Ministria e Arsimit për të konfirmuar deklaratën e Kryeministrit, tabloja që doli ishte dukshëm më pak “e çimentuar”.

Çfarë tregojnë të dhënat

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Arsimit në vitin 2013, numri total i institucioneve publike të arsimit parauniversitar ishte 1,741. Në vitin 2023, ky numër kishte rënë në 1,378. Kjo do të thotë një ulje prej 363 shkollash në dhjetë vitet e fundit. Pra, jo një rritje dhe sigurisht jo ndërtim i 450 shkollave të reja.

Sa i përket universiteteve publike, ato kanë mbetur pikërisht po aq sa më parë: 15. As një më shumë, as një më pak. Arsimi i lartë, duket, nuk ka qenë në axhendën e ndërtimit.

Është e rëndësishme të shpjegojmë se kur qeveria thotë “shkolla të ndërtuara”, në rastin më të mirë nënkupton shkolla që janë shembur dhe rindërtuar nga e para. Në rastin më të keq flet për suvatime muresh dhe sistemime oborresh apo palestrash.

Sipas të dhënave të marra nga Ministria e Arsimit dhe të përpunuara nga Faktoje, nga viti 2014 deri në 2024, janë rindërtuar ose zgjeruar 43 shkolla. Rreth 3 në vit, një ritëm që të kujton më shumë riparimet sezonale sesa një revolucion arsimor.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë bërë ndërhyrje të ndryshme në 245 shkolla të tjera, që përfshijnë punime të brendshme, rikonstruksione fasadash, etj. Nga këto, 68 përfshijnë edhe fusha sportive ose palestra. Në 43 shkolla, është ndërhyrë vetëm në fusha sportive.

Në total, nëse i llogarisim të gjitha ndërhyrjet, qoftë edhe ato që prekin vetëm oborret apo palestrat, shifra shkon në 331. Këtu vlen të theksohet se një pjesë e mirë e ndërhyrjeve janë kryer në të njëjtat shkolla, pra 331 janë ndërhyrjet në shkolla, jo 331 shkolla të ndryshme ku janë kryer punime.

Në lojë hyn edhe Programi i Rindërtimit, i nisur pas tërmetit të vitit 2019. Në kuadër të tij janë rindërtuar apo rehabilituar 125 shkolla, por 43 prej tyre janë ndërtuar nga BE përmes programit EU4Schools dhe vetëm 82 nga vetë qeveria shqiptare.

E vetmja mënyrë për të arritur shifrën 450 që dha kryeministi është nëse marrim me bujari maksimale çdo ndërhyrje si dëshmi të “ndërtimit të shkollave”, gjë që zhvesh propagandën elektorale të kryeministrit.

Po nxënësit?

Një tjetër fakt që zbulohet nga shifrat e Ministrisë së Arsimit është se numri i nxënësve është në rënie të lirë.

Në arsimin bazë dhe atë të mesëm të lartë të përgjithshëm, nga 501,693 nxënës në vitin shkollor 2013–2014, në vitin 2022–2023 pati vetëm 267,275 nxënës. Thuajse është përgjysmuar numri i nxënësve në 10 vjet.

Përfundim

Çfarë përfaqëson, atëherë, shifra 450? Më shumë një slogan, një numër që tingëllon bukur në podium, por jo një realitet të dokumentuar, as një arritje të mbështetur në fakte.

Si përfundim, deklarata e Kryeministrit duket se enkas ngatërron mirëmbajtjen me ndërtimin, domosdoshmërinë me iniciativën, shpresën me betonin.

“Në mandatin e katërt, këtij gjerdani do t’i shtohen edhe 200 shkolla të reja”, premtoi kryeministri Rama në vijim të deklaratës. Kjo mbetet për t’u parë, por nisur nga të dhënat e vetë Ministrisë së Arsimit, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se qeveria e tij ka ndërtuar 450 shkolla do ta kategorizojmë si të pavërtetë.

/ Faktoje.al /

Etiketa: Edi RamaKryesore1

Lajme të lidhura

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26
Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar
Aktualitet

Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

17:32 - 17/07/26
Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar
Aktualitet

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26
Para
Kosova 16 vjet shtet, Hasani: Shqipëria do jetë gjithmonë krah saj

Aksidenti pranë Ministrisë së Jashtme, ministri Hasani: Kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26

Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2026, por ritmi i rritjes u ngadalësua dhe disa nga sektorët...

Lexo më shumë
Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

17:32 - 17/07/26
Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com