GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Dështoi me afatet disa herë, qeveria jep datë të re për rindërtimin: Do jetë me lotari

13:45 - 13/10/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Dështoi me afatet disa herë, qeveria jep datë të re për rindërtimin: Do jetë me lotari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy vite pas tërmetit të 26 nëntorit, ku afatet kanë ndryshuar herë pas here, duke u shkelur njëri pas tjetrit, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë një tjetër datë se kur do të fillojë shpërndarja e shtëpive dhe apartamenteve të rindërtuara, por nuk ka folur më se kur do të përfundojë ky proces.


Në deklaratën para selisë së kryeministrisë në përfundim të mbledhjes së qeverisë, një mekanizëm i përdorur së fundmi nga Kryeministri Rama për arsye propagandistike, Ahmetaj ka deklaruar se më 25 nëntor do të nisë shpërndarja e pjesës së parë të shtëpive individuale dhe apartamenteve. Por, kjo nuk është hera e parë që jepen data dhe afate nga qeveria Rama në këto dy vite, të cilat herë pas here janë shkelur dhe ministrat apo kryeministri janë justifikuar me faktin se procesi kërkon shumë kohë, sikur nu ke dinin kur lëshuan premtimin. Megjithatë, pas shkeljes së afateve të shumta në këto dy vite, ku njerëzit e dëmtuar dergjen në çadra, kontejnerë, apo ngrysin natën me frikë në shtëpitë e pabanueshme, tashmë vjen një afat i ri, ndryshe nga të parët, ku duket se përballë dështimit të afateve të tjera, qeveria është rafinuar në deklaratën e radhës, pasi nuk ka përmendur se kur do të përfundojë ky proces, por kur do fillojë futja nëpër shtëpi e disa prej të dëmtuarve nga mijëra që ende presin me shpresë të kenë një çati mbi kokë.


Lidhur me këtë, Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj tha se fillimisht do të bëhet shpërndarja e banesave për familjet në nevojë, të moshuarit e vetmuar dhe familjet e policëve të rënë në krye të detyrës, e më pas të tjerët do të marrin banesat me short publik. Po ashtu ai bëri me dije se është marrë edhe vendimi për hapjen e rrugës së shpronësimit me këmbim më Bashkinë e Vorës, për përshpejtimin procesit të rindërtimit. “Kemi marrë vendim për hapjen e rrugës së shpronësimit me shkëmbim në Bashkinë e Vorës për përshpejtimin e procesit të rindërtimit. Një vendim i rëndësishëm për qytetarët në 11 bashkitë e dëmtuara nga tërmeti për mënyrën si do shpërndahen njësitë individuale dhe apartamentet duke filluar nga 25 nëntori i këtij viti, ku do shpërndahen pjesa e parë. Në vendim është përshkruar shpërndarja, pasi kalon lista prioritare, që nga familjet në nevojë, me ndihmë ekonomike, me pensionistë të vetmuar dhe më pas për qytetarët shpërndarja do bëhet me short publik transparent që do organizohet nga njësitë vendorë”, tha Ahmetaj.


Ahmetaj foli edhe për shkollat, të cilat sipas premtimeve të mëparshme, tashmë duhet të kishin përfunduar, por aktualisht vetëm 25 prej tyre kanë arritur të presin shiritin e rindërtimit. “Janë 167 shkolla që po ndërtohen, ku 25 prej tyre kanë përfunduar tërësisht”, tha Ahmetaj. I pyetur nga mediat mbi situatën e shkollave në Sanxhak të Kurbinit, ku mësimi nuk ka filluar edhe pse ndërtimi ka përfunduar, për shkak se nuk ka drita dhe në Budullë të Krujës, ku mungojnë pajisjet shkollore, Ahmetaj tha se është diskutuar me OSHEE dhe se situata po ndiqte nga personat përgjegjës.

Etiketa: deshtimqeveririndertim

Lajme të lidhura

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet
Breaking Views

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in
Breaking Views

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Para
“100 ditët e policisë”, cilat koka drejtuese do shkojnë në Gijotinë pas Veliut?

“100 ditët e policisë”, cilat koka drejtuese do shkojnë në Gijotinë pas Veliut?

TË FUNDIT

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26

Dogji automjetin e një shtetasi, me porosi të një 28-vjeçari, identifikohet dhe kapet 39-vjeçari (shtetas me precedent penal). Pas hekurave...

Lexo më shumë
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com