GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dështoi me sukses, largohet kokulur Ardi Veliu

13:19 - 05/10/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas masakrës në Velipojë shpërthen gazetari: Ardi Veliu bën show, plazhi plot me kriminelë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është shkarkuar nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Burime konfidenciale bëjnë me dije për gijotina.com se ky vendim është marrë pak minuta më parë ndërsa ende nuk dihen arsyet që kanë çuar në marrjen e këtij vendimi.

Ardi Veliu është kritikuar vazhdimisht dhe është përfshirë në skandale, por duket se vetëm tani është marrë vendimi për shkarkimin e tij nga detyra.

Ish Drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu u emërua drejtor i Policisë së Shtetit me firmën e Kryeministri Rama, i propozuar nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Veliu zëvendësoi në këtë detyrë Haki Çakon, i cili u lirua më 8 janar 2018.

Vendimi për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu është pritur prej kohësh, që në momentet e para që u publikuan skandalet në të cilat ishte përfshirë. Një ndër ngjarjet me sensitive ishte ajo kur 15-vjeçari u dhunua nga forcat e policisë dhe video u bë publike. Nëna e 15-vjeçarit Zaida Çobo denoncoi ngjarjen në polici. Për në një raportim në Komisionin e Sigurisë kreu i policisë së shtetit transmetoi një video ku nëna e 15-vjeçarit shfaqej me armë në duar, video e cila më pas doli bllof për shkak se Çobo është aktore, ndërsa video një nga rolet e saj. Në rrethana të paqarta Zaida Çoba tërhoqi padinë dhe u tërhoq.

Kreu i policisë së shtetit u akuzua edhe për abuzim me fondet publike. Në media qarkulluan dokumente ku rreth 100 milionë lekë iu dhanë një kompanie sigurimesh nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, për sigurimin e jetës së familjarëve të oficerëve të policisë. Kjo u realizua nëpërmjet një tenderi pa konkurrencë.

Ardi Veliu ka dalë i fituar në të gjitha skandalet që është përfshirë më parë, por duket se tani do të largohet me kokën ulur.

Lajme të lidhura

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur
Aktualitet

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Para

EMRAT, Valë arrestimesh në Vlorë, drogë, vjedhje e armë, në pranga 5 persona të shpallur në kërkim

TË FUNDIT

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e regjistruar pasditen e sotme në zonën e Kamzës, ku një 30-vjeçare ka mbetur...

Lexo më shumë
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com