GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dështon tenderi/ KESH dhe OSHEE blejnë energji në shkelje të ligjit

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Dështon tenderi/ KESH dhe OSHEE blejnë energji në shkelje të ligjit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej tetorit të viti të shkuar në vendin tonë është shpallur kriza e energjisë elektrike dhe faturat vazhdojnë të rriten. Ndërkohë që qeveria kërkon të mbulojë shkaqet e vërteta të kësaj krizë, institucionet përgjegjëse për sigurimin e energjisë tregojnë çdo ditë se jemi në këtë situatë për shkak të abuzimeve nga vetë ata. Në  një ankesë të dërguar pranë KPP, evidentohet qartë se OSHEE dhe KESH vazhdojnë të blejnë energjie me zarfe, pra me vlerë të patreguar duke shkelur hapur ligjin.

Kujtojmë se neni 7 i rregullores së publikuar nga ERE thotë se blerja e energjisë duhet të bëhet në mënyrë elektrike, ku sasia, vlera dhe çmimet duhet të jenë transparente. Ky rregull është në fuqi prej kohës, por KESH dhe OSHEE nuk e zbatojnë, duke abuzuar kështu me energjinë dhe fondet që shkojnë për blerjen e saj, pasi nuk kanë në funksion një platformë elektronike për shit-blerjen e energjisë.   Këtë shqetësim e ka ngritur një  kompani e cila ka marrë pjesë në një garë të  hapur nga KESH. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Platforma për menaxhimin e shit – blerjes së energjisë si dhe modulet. Mbështetëse”, i cili kap vlerat e  155,000,000 lekëve.  Kompania “Communication Progress” SHPK ankohet se KESH ka shfaqur kontratë të parregullt  të tenderit dhe për këtë arsye ai ka kërkuar anulimin e këtij tenderi nga KPP.

 

Dështon tenderi

Pas shqyrtimit të kërkesës, KPP ka marrë për bazë atë dhe kështu procedurat e tenderit kanë ngecur, pasi KESH është e detyruara të vërtetojë korrektësinë e dokumentacionit.  “Referuar shkresës të sipërcituar të autoritetit kontraktor rezulton se, ky i fundit ka trajtuar ankesën e operatorit ekonomik ankimues “Communication Progress” SHPK dhe e ka njoftuar atë me anë të shkresës nr. 1136/3 prot., datë 08.03.2022, se ka vendosur pranimin pjesërisht të ankesës”, thuhet në vendimin e KPP. Ndërsa bëhet me dije se Komisioni  i ka kërkuar autoritetit kontraktor të dërgojë, informacion të hollësishëm mbi procedurën e mësipërme të prokurimit, ku të pasqyrohet procesi i hartimit dhe miratimit të dokumenteve standarde të tenderit, procesi i hartimit dhe miratimit të kritereve të veçanta për kualifikim dhe specifikimeve teknike të pasqyruara në procesverbalin përkatës. Ky vendim bënë që tenderi të pezullohet, platforma elektronike për shit-blerjen e energjisë të mos funksionojë. Kështu KESH do vazhdojë të blej energji në shkelje të ligjit dhe në mungesë të plotë transparence.

Platforma online për shit-blerje

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka kërkuar të ndërtojë një sistem online që do t’i shërbejë për shit-blerjen e energjisë. Kompania publike ka vendosur në dispozicion një fond limit prej 155 milionë lekësh apo rreth 1.3 milionë euro për operatorët ekonomikë të cilët do të duhet të japin ofertat e tyre nën këtë vlerë. Sipas dokumenteve të KESH nevoja për ngritjen e kësaj platforme vjen në kushtet kur kompania ka një licencë për furnizim të energjisë dhe detyrimin për zhvillimin në platforma elektronike të procedurave.

“Qëllimi i këtij projekti është ndërtimi i një sistemi i cili do të bëjë të mundur publikimin e tenderëve të shitjes dhe blerjes së energjisë elektrike nga ana e KESH, ku më pas të gjithë operatorët vendas apo të huaj të cilët dëshirojnë të japin ofertat e tyre për këto tendera të kenë mundësinë të ofertojnë online në këtë sistem. Sistemi gjithashtu do të bëjë të mundur sugjerimin në mënyrë automatike të ofertave më të favorshme për KESH për të maksimizuar të ardhurat dhe për të ulur shpenzimet. Në kushtet ku KESH sh.a. është pajisur me licencë në aktivitetin e furnizimit me energji elektrike si dhe ku parashikohet që procedurat e shit-blerjes së energjisë elektrike do të kryhen me mjete elektronike/platforme, lind nevoja për hartimin e rregullave të reja të tregtimit të energjisë elektrike” thuhet në dokument/ Esmeralda Hida/ Gijotina.com

Etiketa: energjiKESHkryesore2OSHEEshkelje ligji

Lajme të lidhura

Super tabela e Anuelës për sinjalistikën/  Babai i Blendian Dalipajt ia shet 5 milionë lekë një copë
Breaking Views

Super tabela e Anuelës për sinjalistikën/ Babai i Blendian Dalipajt ia shet 5 milionë lekë një copë

15:00 - 17/05/26
Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/  Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë
Breaking Views

Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/ Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë

19:28 - 15/05/26
Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion
Breaking Views

Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion

19:46 - 13/05/26
Para
Pas takimit me Sarrazin, Xhaçka: Është koha për konferencën e parë ndërqeveritare

Pas takimit me Sarrazin, Xhaçka: Është koha për konferencën e parë ndërqeveritare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26

Një ekspert i lartë nga Serbia pritet t’i atashohet grupeve shqiptare që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të evaduar...

Lexo më shumë
Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

21:24 - 17/05/26
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

20:40 - 17/05/26
Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

19:49 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com