GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dështon votimi për kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

21:04 - 17/10/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dështon votimi për kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Republikanët refuzuan kandidaturën e Ligjvënësit Jim Jordan për Kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve gjatë raundit të parë të votimit. Duke mos votuar në favor të tij, disa prej ligjvënësve republikanë ia mohuan kështu aleatit të vendosur të ish-Presidentit Donald Trump shumicën që i nevojitej për të marrë këtë post.

Raunde të tjera votimesh pritet të mbahen në të ardhmen, ndërsa ligjvënësi Jordan po punon të sigurojë mbështetje më të madhe për të zëvendësuar kryetarin e shkarkuar me votim, Kevin McCarthy, dhe për të marrë kështu, si përfaqësues i krahut më konservator të Partisë Republikane, një post qendror në hierarkinë e Shteteve të Bashkuara.

Por, pas gati dy javësh përplasjesh të brendshme në radhët e republikanëve që nga momenti i shkarkimit me votim të zotit McCarthy nga ligjvënësit më konservatorë, votimi në Dhomën e Përfaqësuesve nuk solli një zgjidhje për postin e kryetarit. Rreth 20 ligjvënës republikanë vazhduan të refuzojnë t’i japin votën e tyre ligjvënësit Jordan nga shteti i Ohajos, të cilin e konsiderojnë me pikëpamje më ekstreme se ç’duhet për postin e fuqishëm të Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, i dyti për nga hierarkia e kalimit të pushtetit presidencial.

Ligjvënësit që refuzuan kanë një përqasje përgjithësisht pragmatiste. Në radhët e tyre ka anëtarë të hershëm të legjislaturës, apo kryetarë komisionesh që kanë shqetësimet e tyre për qeverisjen, si dhe deri tek ligjvënës të rinj nga distriktet ku votuesit e tyre preferojnë Presidentin Joe Biden përkundër ish-Presidentit Donald Trump.

Për të marrë këtë post të lartë, ligjvënësit Jordan i duhet të fitojë mbështetjen e pothuajse shumicës së plotë të kolegëve të tij republikanë gjatë votimit në plenare, ndërsa demokratët qëndrojnë të sigurtë në mbështetjen e të propozuarit prej tyre, drejtuesit demokrat Hakeem Jeffries nga Nju Jorku.

Me republikanët që kanë një shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve, 221 me 212, Ligjvënësi Jordan duhet të humbasë sa më pak vota të jetë e mundur, dhe të arrijë pragun prej 217 votash, nëse nuk mungojnë ligjvënës të tjerë gjatë votimit.

Ligjvënësi Jordan ka qenë ndër aleatët kryesorë të ish-Presidentit Trump, në veçanti gjatë sulmit të 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit nga mbështetësit e tij në përpjekje për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhje përballë demokratit Joe Biden. Pak ditë më vonë, ish-Presidenti Trump i dha ligjvënësit Jordan ‘Medaljen e Lirisë’.

Tashmë si kandidati kryesues i Partisë Republikane përballë Presidentit demokrat Joe Biden për zgjedhjet e vitit 2024, ish-Presidenti Trump mbështeti që në fillim ligjvënësin Jordan për të zënë vendin e ish-Kryetarit McCarthy dhe u pozicionua kundër kandidaturës së ligjvënësit Scalise, i cili u tërhoq javën e kaluar pasi ligjvënësit republikanë nuk iu përmbajtën rregullave të tyre të brendshme për të mbështetur kandidatin e partisë. /VOA

Etiketa: dhomevotim

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Macron do takohet me Ramën, ja marrëveshjet që pritet të nënshkruhen

Vizita e Macron në Shqipëri, Elyzee nuk i jep rëndësi. Asnjë njoftim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com