GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

FOTO, Rrënoja, viktima, fëmijë të plagosur e shtëpi të shkatërruara. Çfarë la pas tërmeti në Kretë?

11:46 - 27/09/21
në Botë, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
FOTO, Rrënoja, viktima, fëmijë të plagosur e shtëpi të shkatërruara. Çfarë la pas tërmeti në Kretë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur nga termeti i shënuar mëngjesin e sotëm në Kretë me magnitudë 5.8 që shkaktoi 9 të plagosur dhe një viktimë. Ky i fundit 58 vjeç, ka humbur jetën pasi është shembur një pjesë e kishës në fshatin Arkalohori. Sipas burimeve greke mësohet se një nga të plagosurit është shtetas shqiptar, i cili punonte në kishën që u dëmtua dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjithashtu ka informacione për dy persona të lënduar në fshatin Patsidero dhe tre persona që janë bllokuar brenda një shtëpie,  e cila ka pësuar dëme të mëdha në fshatin Arkalohori. Gjithsej numri i personave të lënduar ka shkuar në 9.

Lëkundjet kanë qenë tejet të forta saqë banorët kanë dalë të tmerruar nga banesat e bizneset e tyre, ndërsa tashmë ndodhen në rrugë.

Mbrojtja Civile ka aktivizuar me njëherë planin “Tërmeti” ndërsa një grup i ekipit të shpëtimit EMAK është nisur me një avion C130 bashkë me zyrtarë të qeverisë për të inspektuar gjendjen dhe për të dhënë ndihmën e parë në zonat e dëmtuara. Dëme materiale vazhdojnë të raportohen në disa fshatra të zonës afër epiqendrës së tërmetit.

Ndërkohë vazhdojnë të regjistrohen edhe lëkundje të tjera dy prej tyre me fuqi 3.7 dhe 4.5 shkalla Rihter.

Sipas sizmiologut të njohur edhe për publikun shqiptar nga intervistat e tij për mediat , Costas Papazachos, profesor në Universitetin Aristotelis të Selanikut, nuk ka gjasa që të ketë një tërmet tjetër më të fuqishëm se sa tërmeti kryesor.

Sipas tij  në zonën Arkalochori, ka pasur aktivitet sizmik gjatë gjithë verës me tërmete të vegjël. Ai ka shtuar gjithashtu se bëhet fjalë për një termet shumë serioz dhe se duhet t’u kushtohet vëmendje fshatrave të zonës përreth sa u përket ndërtesave që janë dëmtuar, të cilat mund të shkatërrohen edhe me një goditje pasuese më pak të fuqishme dhe leëkundje të tilla do të jenë të shumta në orët në vijim.

Kisha iu shemb mbi kokë, kryebashkiaku flet për viktimën e parë në Kretë: Ishte duke punuar me djalin e tij

Viktima e parë e shënuar nga tërmeti i fuqishëm në Kretë ishte, pas shembjes së kishës kishte marrë përsipër të riparonte dëmet nga tërmetet e mëparshme. Por tragjike në këtë ngjarje është fakti se 58-vjecari ishte, baba i dy fëmijëve dhe se së fundmi ishte bërë edhe gjysh.

Mësohet se në momentin e tërmetit ai ishte bashkë me të birin duke punuar për riparimin e kishës së vogël të Proftis në Arkalochori. Ai arriti të shpëtojë, por megjithatë ka pësuar disa fraktura dhe ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Kryebashkiaku i Viannos, Minas Stavrakakis i cili kishte qenë shoku klase me viktimën foli para mediave. I tronditur për këtë ngjarje, Stravraskakis, tregon se viktima ishte shoku i tij i klasës.

“Fatkeqësisht, shoku im i klasës dhe ndërtues vdiq tragjikisht këtë mëngjes në kishën e Profetit Elias. Në kohën e tërmetit, ai ishte duke punuar me djalin e tij në kishë kur kupola e kishës e i ra sipër duke i marrë jetën”, ka treguar ai.

Ai ka shtuar se: Me sa kam mësuar, djali i tij u bllokua së bashku me një person tjetër, i cili më pas ishte në gjendje të telefononte EKAB dhe ata u transportuan në spital me dëmtime të lehta.

Tërmeti në Kretë, mes të plagosurve 7 fëmijë, shkatërrohet një fshat i tërë

Nga 9 të plagosurit nga tërmeti i fuqishëm në Kretë, raportohet se fatkeqësisht 7 janë fëmijë. Sakaq në një fshat të quajturArkalochori më shumë se 80% e shtëpive janë dëmtuar dhe janë në prag shkatërrimi si pasojë e rënojave. Me pamjen e këtyre rrënojave banorët po jetojnë nga frika e një tërmeti edhe më të madh.

Sipas raportimeve, të gjithë banorëve u është bërë thirrje të dalin jashtë shtëpive për të shmangur çdo lloj katastrofe tjetër.

Tashmë po ngrihet një strukturë për strehimin e përkohshëm të tyre deri në riparimin e dëmeve.

“Ajo që përjetuam ishte e frikshme. Për fat të mirë ishte mëngjes dhe nuk ishte një orar kur të gjithë të ishin brenda banesave. Nëse kjo do kishte ndodhur natën gjërat mund të ishin akoma më keq”, thotë një banor.

Në total rreth 4800 banorë kanë mbetur jashtë për shkak të dëmeve në banesat e tyre.

Etiketa: GreqiTermet

Lajme të lidhura

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën
Aktualitet

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

08:20 - 12/01/26
Bisedimet për luftën në Ukrainë/ Ekipi i Trump niset drejt Arabisë Saudite
Botë

Gjakderdhje në Iran/ Mbi 500 të vdekur në protesta, Trump po shqyrton “mundësinë për ndërhyrje

08:12 - 12/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Para
VIDEO, Operacioni “Bregdeti” në aksion, fillon prishja e ndërtimeve të paligjshme në Sarandë

VIDEO, Operacioni “Bregdeti” në aksion, fillon prishja e ndërtimeve të paligjshme në Sarandë

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 12 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:26 - 12/01/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

08:20 - 12/01/26
Bisedimet për luftën në Ukrainë/ Ekipi i Trump niset drejt Arabisë Saudite

Gjakderdhje në Iran/ Mbi 500 të vdekur në protesta, Trump po shqyrton “mundësinë për ndërhyrje

08:12 - 12/01/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Janar 2026

07:51 - 12/01/26
Parashikimi i motit, 25 Dhjetor 2024

Parashikimi i motit për sot, 12 Janar 2025

07:41 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com