GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detaje nga vrasja/ Viktima u qëllua me breshëri, autorët të maskuar

19:36 - 19/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Detaje nga vrasja/ Viktima u qëllua me breshëri, autorët të maskuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nikolin Marku (Lekstakaj), 42-vjeç, u ekzekutua me breshëri të shtënash në zonën e Balldre në Lezhë. Viktima merrej me blegtori në fushat e Torrovicës, ndërsa para disa vitesh ka jetuar në Britani e Madhe.

Viktima u qëllua sapo doli nga një dyqan ku kishte blerë një pije freskuese ose bidon ujë, ndërsa ndaj tij, nga një makinë në lëvizje është qëlluar me breshëri.

Dyshimet janë se në ekzekutimin e 42-vjeçarit kanë marrë pjesë 2 persona, por është qëlluar nga një armë. Nga raportimet dyshohet se autorët e dyshuar kanë qenë të maskuar, ndërsa në rolin e ekzekutorit ka qenë vetëm 1 person.

Dyshohet se viktima ka qenë nën survejim gjatë ditës së sotme, ose në ditët e fundit, në të gjitha lëvizjet që kryente, deri në momentin e ekzekutimit, pasditen e sotme.

Policia ka nisur hetimet dhe ka mbledhur dëshmitë e para lidhur me vrasjen, ndërsa Drejtori i Policisë së Lezhës tha se është ende herët për të dalë në përfundime nëse vrasja është kryer për gjakmarrje apo jo.

Në vendin ku ndodhi vrasja nuk ka kamera sigurie, por ndoshta policia mund të mbledhë pamjet përgjatë bizneseve në rrugë për të identifikuar ndoshta automjetin që është përdorur në vrasje.

Nikolin Lekstakaj është ekzekutuar fiks 3 muaj pas vrasjes së Ardian Nikulajt, biznesmenit që u vra në 19 prill në ambientet e biznesit të tij, teksa po konsumonte një kafe.

Ndoshta data 19 në ekzekutimin e Nikolin Lekstakaj dhe Ardian Nikulajt është një rastësi, por dyshimet janë se vrasjet si ajo e kryer në prill edhe kjo e sotmja kanë lidhje me gjakmarrjen.

Etiketa: detajeKryesore1nikolin lekstakajVrasja

Lajme të lidhura

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë
Aktualitet

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë
Aktualitet

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare
Aktualitet

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26
Para
Dinamo-Tirana, dueli nis… që në aeroport

Dinamo-Tirana, dueli nis... që në aeroport

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është anuluar edhe ndeshja miqësore mes Japonisë U-21 dhe Shqipërisë U-21,...

Lexo më shumë
Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26
Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

12:06 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com