GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detaje për trafikun e drogës Shqipëri-Itali, për transport përdoreshin edhe persona me aftësi ndryshe

17:31 - 22/05/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I përfshirë në dosjen e inceneratorit, policia jep detaje për arrestimin e Juri Ymerajt në Romë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin antimafia italian, ku tonelata të tëra me lëndë narkotike dërgoheshin nga Shqipëria në Itali. Sipas grupit hetimor, mafia shqiptare e transportonte heroinën duke e fshehur atë tek persona të moshuar ose tek individë me karroca invalidi. Lënda narkotike e cilësisë së lartë, pasi dërgohej në Itali, peshohej 4-5 herë më shumë dhe më pas nxirrej në treg, duke sjellë përfitime të mëdha financiare.

Paratë e përfituara nga mafia shqiptare dërgoheshin në Shqipëri përmes autobusëve të agjencive të udhëtimit. Tonelatat me heroinë mbërrinin në qytetin e Barit, ku droga transportohej përmes rrugëve detare nga Shqipëria. Ky aktivitet kriminal përfitonte miliona euro, të cilat depozitoheshin në llogaritë e personave që menaxhonin një trafik shumë më fitimprurës se ai i kokainës.

Sipas raportimeve të mediave italiane, të cilat kanë zbardhur dosjet hetimore të policisë italiane, droga që dërgohej nga Shqipëria ishte e një cilësie shumë të lartë dhe më pas përzihej me medikamente mjekësore, si dhe me detergjent për larjen e rrobave. Pas përzierjes së drogës nga mafia italiane, sasitë e heroinës peshoheshin pesë herë më shumë, dhe fitimet ishin shumë më të mëdha se ato nga shitja e kokainës.

Lënda narkotike mbërrinte në Bari me tragete nga Shqipëria, e fshehur tek persona të moshuar që udhëtonin në kabina ose tek ata që udhëtonin me karroca invalidi. Ndërkohë, paratë ktheheshin në Shqipëri të fshehura në autobusët që nisen çdo ditë nga porti i Pulias.

Operacioni “Ura” i DIA-s italiane tregoi se tregu i heroinës është më i lulëzuar se kurrë dhe se qendra e trafikut është lagjja Madonnella, një zonë që tani është bërë një destinacion turistik dhe një qendër për jetën e natës. Aktiviteti kriminal fshihej pas një kompanie termohidraulike, e cila ndodhej pranë një shkolle fillore në zonën e Madonnellës.

Për aktivitetin kriminal në Itali janë arrestuar dhe proceduar 9 persona, ndërsa në Shqipëri janë ekzekutuar 40 urdhër arresti nga 52 që ishin lëshuar për ekzekutim. Gjatë hetimeve, janë zbuluar shifrat e lëvizjes së parave, ku gjatë një kontrolli në një banesë në Itali, agjentët e DIA-s gjetën 42 mijë euro, ndërsa në Durrës u sekuestruan 3 milionë euro në cash. Shkëmbimet e dokumentuara gjatë hetimeve arritën një vlerë prej 4.5 milionë eurosh, ndërsa xhiroja totale për dy vjet u vlerësua në 7 milionë euro.

Zona, ku për më shumë se tre dekada nuk ishte raportuar shitje e heroinës, u bë e njohur për përhapjen e trafikut të saj pas rikthimit të drogës nga Gianni Di Cosimo, i cili kishte ikur në Shqipëri si i arratisur. Më pas, në këtë aktivitet u përfshi edhe personi me nofkën “Enrico”, i identifikuar si Erigels Presi, 37 vjeç, nga Shqipëria.

Etiketa: Trafik

Lajme të lidhura

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë
Aktualitet

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë
Aktualitet

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare
Aktualitet

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26
Para
Bisedat e “Vis Pojës” për të shpëtuar kushëririn nga arrestimi: Ta mbyllim me shef policie në Tiranë…

Bisedat e "Vis Pojës" për të shpëtuar kushëririn nga arrestimi: Ta mbyllim me shef policie në Tiranë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë
Aktualitet

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26

Tensionet kanë arritur sërish pikën kulmore në zonën e Baks-Rrjollit në Velipojë, ku protesta e banorëve kundër ndërtimit të një...

Lexo më shumë
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26
Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

12:06 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com