GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detaje të reja nga ngjarja në Astir, flasin familjarët e të lënduarve: Dëgjova zhurmën, ashensori ngecte për 2-3 ditë

11:57 - 13/09/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Detaje të reja nga ngjarja në Astir, flasin familjarët e të lënduarve: Dëgjova zhurmën, ashensori ngecte për 2-3 ditë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e djeshëm në Astir. 5 veta janë lënduar nga shkëputja e ashensorit në katin e katërt të një pallati. Mes tyre gjendej edhe një grua shtatzëne, e cila fillimisht u dërgua në gjendje të rënë në spital, por tani situata është stabilizuar.

Sipas të dhënave të policisë, dy gratë që ishin në gjendje të më rënduar sot janë mirë dhe jashtë rrezikut  për jetën. Ndërkohë, familjarët e personave që të lënduar kanë treguar më shumë për ngjarjen. Dylbere Qordja familjare e Marsela Qordjes (shtatzënë) dhe Merita Sulës flet për Fax News, dhe tregon të gjithë dinamikën e ngjarjes së rëndë.

Ajo thotë se kanë dëgjuar zhurmë dhe se ashensori ka rënë nga kati i katërt në të parin. Sipas saj gruaja shtatzënë është në  regjim shtratin për shkakun të tronditjes që pësoi  Sa i përket shkakut pse ndodhi kjo, Qorjda banuese në këtë pallat thotë se po presin ekspertizën e Prokurorisë, pro ata vetë e din që ashensori ka pasur vazhdimisht probleme dhe për më shumë se dy vite nuk i është bërë asnjë kontroll teknik. Sipas saj kishte raste që ashensori nuk punonte për 3 ditë, por asnjë nga përgjegjësit nuk është kontrolluar

  “Merita është në spital, ka fraktura të forta në këmbë, ka thyerje. Po merr trajtim mjekësor. Në ashensor ishin 5 veta mes tyre dy të mitur dhe tre të rritur. Ashensori ka rënë nga kati i katërt në të parin. Fatmirësisht dy fëmijët nuk kanë pësuar lëndime. Marsela është në regjim shtrati me rekomandim të mjekut për shkak të traumës që ka pësuar. Sot presim ekspertizën nga prokuroria të vijë të shikojë ngjarjen. Ka pasur edhe herë të tjera probleme me ashensorin, madje unë personalisht e kam vënë në dijeni administratorin. Kishte ditë që ashensori dilte jashtë funksionit, qëndronte 2-3 ditë pa punuar”.

Por administratorin e pallatit i cili mohoi kategorikisht që ashensori të ketë rënë, po ka qenë bllokuar. “Kush ju tha juve që ashensori ka rënë, gënjeshtër, ai ka qenë bllokuar dhe e kemi hapur me forcë”, th ai.

Nga ana tjetër banorja këmbëngul mbi deklaratën e saj duke thënë se  u dëgjua zhurma dhe u shkëput menjëherë ashensori.

“Po si është e mundur që deklarohet diçka e tillë, unë kam qenë në banesë kur i përcolla familjarët e mi. U dëgjua zhurma. Po si do të thyente këmbët tjetra me kur ashensori është bllokuar. Ai ka rënë. Po pres ekspertizën nga prokuroria, nuk mund të gënjehet kështu”, tha ajo.

Pavarësisht se administratori mohon akuzat, inspektimet vërtetuan  se ashensorit nuk i kishin kontrolluar kavot dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore që ai i shkëput.  Prandaj ditën e djeshme është vënë në pranga tekniku i ashensorit dhe Prokuroria po vazhdon më tej më hetimet.

E.H/ https://gijotina.com//

Etiketa: ashensorlenduar

Lajme të lidhura

(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia
Aktualitet

(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia

10:55 - 12/03/26
Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër
Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Para
EMRA, Mbollën arat me kanabis, gjykata lë në burg kreun e grupit dhe 5 të tjerë

EMRA, Mbollën arat me kanabis, gjykata lë në burg kreun e grupit dhe 5 të tjerë

TË FUNDIT

Gjermania reagon pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut
Breaking Views

Gjermania reagon pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut

12:09 - 12/03/26

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë Tiranë Për vendimin e sotëm të Parlamentit shqiptar për heqjen e imunitetit, Ambasada Gjermane...

Lexo më shumë
Ndryshim tek “Panzerat” para Botërorit? Sport Bild: Klopp zëvendëson Nagelsmann

Ndryshim tek “Panzerat” para Botërorit? Sport Bild: Klopp zëvendëson Nagelsmann

11:58 - 12/03/26
Berisha njofton ditën e protestës së radhës: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen

Berisha njofton ditën e protestës së radhës: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen

11:42 - 12/03/26
Votimi/ Mazhoranca nuk e dorëzon Ballukun, bie në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestim

Votimi/ Mazhoranca nuk e dorëzon Ballukun, bie në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestim

11:27 - 12/03/26
Kundër arrestimit/ Raporti i PS: Balluku nuk është më në detyrë, po i bëhet gjyq publik!

Kundër arrestimit/ Raporti i PS: Balluku nuk është më në detyrë, po i bëhet gjyq publik!

11:13 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com