GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detaje të reja për kapjen e 1 ton droge, ja si hetimet çuan në një tjetër grup kriminal

19:03 - 09/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Detaje të reja për kapjen e 1 ton droge, ja si hetimet çuan në një tjetër grup kriminal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga operacioni antidrogë, ku u sekuestrua 1 ton kanabis në bashkëpunim me autoritetet italiane. Lidhur me ngjarjen bëhet me dije nga grupi hetimor se droga është ngarkuar në grykëderdhjen e lumit Vjosë.

Po ashtu, hetimet për këtë operacion kanë çuar në një tjetër grup kriminal që vepron në Vlorë dhe në Fier në koordinim me grupin e arrestuar në Vlorë dhe personin e shpallur në kërkim si kreu i grupit kriminal. Ndërkohë priten edhe arrestime te tjera.

Ndërkohë janë arrestuar nga plicia: Arbër Saraseli, 31 vjeç, banues në Vlorë (nga Lumasi i Beratit/lagja “24 Maji”), Saverjo Imeraj, 21 vjeç, banues në Vlorë (lagjja “24 Maji”), Qemal Pekmezi, 19 vjeç, banues në Vlorë (lagjja “24 Maji”), Bychkovi Serhii, 43 vjeç, me shtetësi ukrainase, Senkevych Serhii, 62 vjeç, me shtetësi ukrainase.

Nga ana tjetër, në kërkim nga policia është shpallur: Gregor Likaj, 33 vjeç, banues në Vlorë

Sipas të dhënave zyrtare, policia e Vlorës identifikoi si persona që dyshohen se kanë kryer transportimin e drogës drejt anijes veliere, e cila e priste në thellësi të detit Jon, Arbër Saraseli, me origjinë nga Berati, banor i lagjes “24 Maji” në Vlorë, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi, që të dy banorë të së njëjtës lagje me beratasin, ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi Gregor Likaj, të katërt këta banues në Vlorë. Më pas anija është nisur drejt Italisë.

“Shtetasit e arrestuar në Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 07.08.2022, rreth orës 15:00, dyshohet se kanë transportuar lëndën e dyshuar narkotike marijuanë, me 3 skafe drejt një mjeti tjetër lundrues, në thellësi të ujërave të detit Jon dhe më pas e kanë nisur atë drejt Italisë”, informoi dje kryepolici i Vlorës, Gentian Berberi, i cili së bashku me prokurorin e Prokurorisë Vlorë Anton Pali dhe homologët italianë dolën në një deklaratë për medien për të informuar mbi megaoperacioni policor ndërkombëtar të koduar “SYRI”.

Ndërkohë, në ujërat italiane, nga Guardia di Finanza ndaloi anijen me drogë në të cilin ishte dy shtetasit me shtetësi ukrainase Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii. “Si rezultat i zhvillimit të operacionit të përbashkët, nga autoritetet e Guardia di Finanza është kapur në ujërat italiane, mjeti lundrues me të cilin transportohej lënda narkotike. Shërbimet e GDFsë, gjatë kontrollit në bordin e mjetit lundrues, kanë sekuestruar një sasi prej 992 kg lëndë të dyshuar narkotike marijuanë, e ndarë në 153 pako”, sqaroi drejtori i Policisë së Vlorës, ndërkohë që ende nuk dihet se në çfarë zone të Vlorës ishte marrë lënda narkotike.

Etiketa: arrestohndetajedrogeprokuroria vloreVlore

Lajme të lidhura

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’
Aktualitet

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit
Aktualitet

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

18:15 - 26/12/25
Para
E fundit/ Makina përplas nënën me fëmijën 6 vjeç

Jetonte në varfëri dhe prej muajsh pa energji elektrike, gjendet i varur në pemë 48-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com