Detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Kavajë, ku dyshohet se një i mitur është abuzuar seksualisht nga një 39-vjeçar. 39-vjeçari i arrestuar nga policia është shtetasi Indrit C. i divorcuar nga Gosa e Kavajës. 12-vjeçari, i cili ra pre e abuzimit rezulton të jetë me autizëm.
Ka qenë babai i djalit që ka denoncuar në polici. I mituri ndodhet në prani të një psikologeje, teksa pritet që t’i nënshtrohet dhe ekspertizës mjeko-ligjore.
Policia dhe Prokuroria po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit, teksa autori i dyshuar është dërguar në paraburgim.