GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detaje tronditëse, u arrestua bashkë me Krivaqën, Sejdiu: Marigona bërtiti dhe…

14:50 - 02/09/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Detaje tronditëse, u arrestua bashkë me Krivaqën, Sejdiu: Marigona bërtiti dhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vajza 18-vjeçare Marigona Osmani, nga Ferizaj që u varros nëntë ditë më parë, ka përjetuar dhunë fizike e psikike sistematike. Arbër Sejdiu, i arrestuar bashkë me Dardan Krivaqën nën dyshimet për vrasjen e vajzës, ka thënë se ajo ka bërtitur dhe para se t’i humbte ndjenjat, kishte vjellë. Deklaratën e tij e ka cituar për Gazetën Express avokati i familjes së 18-vjeçares së ndjerë, Gazmend Rexhepi.

Avokati Rexhepi e as familja nuk e kanë pranuar akoma raportin e autopsisë, pasi Prokuroria Themelore e Ferizajt u ka thënë se ende nuk e posedojnë atë.

Avokati i familjes së 18-vjeçares, Gazmend Rexhepi, tha se e ka parë deklaratën e Arbër Sejdiut dhe i njëjti ka pohuar se vajzën e kanë çuar në spital pasi kur kanë hyrë në dhomë e kanë vërejtuar se ka pasur shumë të vjellura.

“Deklaratën e kam pa dje, ai ka thënë se vajza është rreh në mënyrë sistematike pothuajse gati çdo ditë…Deklarimi i tij është që dy ditët e fundit Marigona ka përjetuar dhunë fizike. Arbri ka qenë në dhomën tjetër ku ka nejt Marigona, dmth partneri i saj Dardan Krivaqa, dy ditët e fundit standard i ka shkaktu dhunë fizike dhe psikike. Ka pas shumë piskama, qysh e ka citu ai, nga ana e Marigonës dhe dhunë fizike. Thotë kur kemi hy në dhomë ka pas vjellje dhe në atë moment e kemi marrë e kemi çu në spital”, tha Rexhepi për Gazetën Express.

Ai tha se janë në pritje të raportit të autopsisë, ndërsa çertifikata e vdekjes i është dorëzuar familjes.

“Autopsia nuk është dorëzuar akoma, çertifikatën e vdekjes ia kanë dhënë familjes do të thotë që është konstatuar vdekja e saj. Dje kam qenë në prokurori, e kam dorëzu autorizimin, prokuroria ka thënë se akoma nuk e kanë marrë raportin e autopsisë. Vetëm konstatimi që ka dal në publik nga Ministria e Drejtëisë, që është thënë për politraumë dhe thyerje.

Prokuroria është në fazën e hetimeve na kanë thënë dhe na kanë premtu që për çdo shkresë do të njoftohet avokati dhe familja”, përfundoi ai.

Marigona Osmani dyshohet se vdiq pasi i përjetoi dy ditë keqtrajtim mizor, rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”, ndërsa në paraburgim po qëndrojnë ish-partneri i saj Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu. Të dy emra të njohur për organet e rendit.

Prokuroria Themelore e Ferizajt bëri me dije se Krivaqa ishte recidivist i veprave të ndryshme penale.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Krivaqës u tha: “I pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e tij me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, pastaj edhe dhunë fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë, ndërsa i pandehuri A.S. gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm, në vendin e ngjarjes, e i cili edhe ka marr pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur”, ka njoftuar gjykata, transmeton Express.

Këshilltarja në Ministrinë e Drejtësisë, Nazlie Balaj, ka thënë se në rastin e 18-vjeçares kemi të bëjmë me politraumë.

“Sipas informatave që i kemi ne si Ministri e Drejtësisë në të cilën është edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore rasti i Marigonës është rast politraumë ku për dy ditë radhazi, sipas gjithmonë informacioneve, është ushtruar dhunë dhe që e ndjera ka vdekur 24 orë përpara para se të dërgohej nga të dy të dyshuarit në spitalin e Ferizajt”, ishte shprehur Balaj. /Gazeta Express/

Etiketa: KrivaqaMarigona OsmaniSejdiu

Lajme të lidhura

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla
Breaking Views

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26
Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire
Aktualitet

Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire

21:00 - 23/04/26
S’ka pakt detar! Athina përgënjeshtron Ramën: Procesi u ndal nga Kushtetuesja
Breaking Views

S’ka pakt detar! Athina përgënjeshtron Ramën: Procesi u ndal nga Kushtetuesja

20:15 - 23/04/26
Para
U zyrtarizua te United, zbulohet kur do debutojë Ronaldo me ‘Djajtë’

Debutimi i Ronaldos me United, dalin në shitje bileta ilegale që kushtojnë mijëra euro

TË FUNDIT

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla
Breaking Views

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26

Kuvendi rinisi punimet pas pushimit që kërkoi kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, deri në largimin e deputetit të PD, Luçiano...

Lexo më shumë
Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire

Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire

21:00 - 23/04/26
Korreshi: Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz

Korreshi: Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz

20:30 - 23/04/26
S’ka pakt detar! Athina përgënjeshtron Ramën: Procesi u ndal nga Kushtetuesja

S’ka pakt detar! Athina përgënjeshtron Ramën: Procesi u ndal nga Kushtetuesja

20:15 - 23/04/26
Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin

Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin

20:13 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com