GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detajet/ Ekzekutimi i Edmond Mustafës, zbardhen mesazhet e shqiptarit ku paralajmëronte…

18:21 - 28/02/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Detajet/ Ekzekutimi i Edmond Mustafës, zbardhen mesazhet e shqiptarit ku paralajmëronte…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e Edmond Mustafës, shqiptarit që u ekzekutua në qendër të Tivarit (Mali i Zi) . Sipas mediave malazeze, Mustafa konsiderohej si person i afërt me klanin Skaljar.

Lidhur me krimin, policia ka ndaluar disa orë pas vrasjes së Mustafës, Dino Ibrahimoviçin (28-vjeç), i cili konsiderohet të jetë pjesëtar i të njëjtit grup kriminal.

Vrasësi i maskuar, siç raportojnë mediat malazeze, i është afruar Mustafit nga mbrapa, ndërsa ai po i afrohej veturës në shoqërinë e motrës së tij dhe ka qëlluar disa herë me armë. Më pas është larguar me vrap. Mustafa humbi jetën në vendin e ngjarjes, pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë.

Iku me një skuter

Policia malazeze konfirmoi dje se edhe i vrari edhe vrasësi i përkisnin të njëjtit klan dhe se Ibrahimoviç tentoi të arratisej me skuter, por u arrestua shpejt. “Për një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër kohore dhe në bazë të përshkrimit të kryerësit të veprës, i dyshuari është penguar të arratiset”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë.

Në momentin e arrestimit, i dyshuari ka qenë duke vozitur një skuter elektrik dhe ka pasur kaskë.

Policia gjeti një çantë udhëtimi të zezë me një pushkë automatike.

“Dyshohet se D.I, duke përdorur një pushkë automatike që u gjet në afërsi të vendndodhjes së tij, i ka marrë jetën EM duke gjuajtur disa predha nga arma”, thuhet në njoftim.

Sipas informacioneve jozyrtare, si viktima, ashtu edhe i arrestuari Ibrahimoviç janë të afërt me klanin Škaljar.

Viktima dhe autori i dyshuar i krimit, sipas raportimeve, kanë qenë shokë. Spekulohet se pas vrasjes së një prej krerëve të klanit Skaljar, Alan Kožar, në Korfuz në vitin 2020, Mustafa filloi të publikonte pretendime në rrjetin social Tiktok se pas likuidimit qëndronin “tradhtarë nga klani Skaljar” .

Ai dyshohet se ka publikuar korrespondencën sekrete të Sky-it, po ashtu është thënë se ka “fluturuar” dhe është ofruar në polici si i penduar, tregon burimi i Kurir-it dhe shton se Mustafa dyshohet se ka folur në Mal të Zi se “do të vërtetojë se nuk kanë qenë vetëm ‘Kavçanët’ që kanë bërë krime”.

Një tjetër motiv për likuidimin nga anëtarët e klanit të cilit ai vetë i përkiste është se, pas vrasjes së bashkëpunëtorit të tyre Zijad Nurkoviq në Spanjë në vitin 2019, Mustafa hyri në lidhje dashurie me të venë e tij, blogeren malazeze Vasilisa.

Në korrespondencë përmes Sky, siç raportojnë mediat malazeze, janë shkëmbyer mesazhe mes kreut të klanit Kavaç, Radoje Zvicer dhe policëve që dyshohet se kanë punuar për të gjatë vitit 2020. Në mesazhe dyshohet se komentojnë se Mustafa është në rrezik nga “të tijtë” për shkak të blogeres malazeze. Në atë komunikim u zbulua gjithashtu se “Kavçani” kishte planifikuar rrëmbimin e Mustafës, duke thënë se do të pranonte të ishte “dëshmitar/bashkëpunëtor dhe se do të zbulonte autorët për të paktën 20 vrasje”.

“Doni të më vrisni mua, duan ‘Kavçanët’, njerëzit e mi duan të më vrasin tani që jam në lidhje me gruan e Zijadit”, thuhet në mesazhin e dërguar nga Mustafa përmes Sky drejt një polici të arrestuar. Zijad Nurkoviq, ishte kumbari i Alan Kozharit, me të cilin Mustafa ishte edhe i afërt. Ai u likuidua përballë Vasilisë, e cila në atë kohë ishte shtatzënë.

Vasilisa Nurkoviç rregullisht reklamonte në Instagram për bashkëshortin e saj të vrarë Zijadin, ndërsa së fundmi shpesh publikonte foto me të dashurin e ri, të cilit ia fshihte gjithmonë fytyrën. Së fundmi ajo u mburr para ndjekësve me tatuazhin e saj me numrin shtatë, të cilin e prezantoi si simbol të dashurisë së saj të re. Gjithashtu, influencuesja publikonte shpesh foto të dhuratave të shtrenjta që merrte, si dhe shfaqte edhe një unazë.

Etiketa: edmond mustafaKryesore1Mali i ZiVrasja

Lajme të lidhura

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali
Aktualitet

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali

19:37 - 15/01/26
Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë
Aktualitet

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë

17:58 - 15/01/26
Ilir Beqaj letër nga burgu: Kuvendi ka dështuar në dy vite rresht me institucionet e drejtësisë
Aktualitet

“Sterilizimi”/ Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqja

17:45 - 15/01/26
Para
Ilnisa i përmend Dubain, Sara Karaj: Turp të kesh, çfarë femre…(VIDEO)

Ilnisa i përmend Dubain, Sara Karaj: Turp të kesh, çfarë femre...(VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liderja e opozitës në Venezuelë Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës në Venezuelë Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com