GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Detajet, Lefter Alla e Aqif Konesha u futën në një tunel dhe…

18:18 - 22/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Një vit më parë ai harxhoi miliona lekë për ndërtimin e rrugës me strukturën alla Lefter

Një vit më parë ai harxhoi miliona lekë për ndërtimin e rrugës me strukturën alla Lefter

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore që solli arrestimin nga SPAK të kryetarit të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla së bashku me 12 zyrtarë të tjerë, për tenderin e ndërtimit të ujësjellësit me vlerë rreth 3 mln euro.

Nga dosja e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton se Lefter Alla, në datën 11 qershor 2021, ka publikuar një foto nga punimet për ndërtimin e ujësjellësit.

Po ashtu në dosjen e publikuar nga ReportTv, më 3 mars 2022, Lefter Alla ka dalë nga Bashkia Bulqizë dhe ka hyrë në lokalin ‘Vip Beer’, e më pas në orën 16 dhe 39 minuta aty vjen edhe Aqif Konesha, administratori i kompanisë që po zbatonte kontratën që në letra ishte lidhur me kompanitë e Rasim Daçit dhe Hamz Ismailajt. Të tre më pas hipin në makinën ‘Range Rover’ në pronësi të Koneshës dhe nisen në drejtim të Qafës së Buallit.

Nga pamjet që kanë siguruar agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kryebashkiaku ishte ulur në vendin e parë. Gjatë rrugës makina ndalin dhe në sediljen e pasme hipën edhe Alban Konesha, e më pas hyn në një tunel të ndërtuar gjatë regjimit komunist. Pikërisht në këtë moment grupi i vëzhgimit ka humbur objektivin dhe janë tërhequr.

Nuk dihet se çfarë kanë komunikuar Lefter Alla, Aqif Konesha dhe Alban Konesha në tunel, pasi vëzhgimi ka rinisur disa ditë më vonë.

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla u vu në pranga pak ditë më parë. Ndaj tij rëndojnë dy akuza, korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë. Bashkë me Allën është vënë në pranga dhe nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

Etiketa: AllakoneshaKryesore1

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Berisha: Edi Rama vjedh çdo ditë

Berisha: Edi Rama vjedh çdo ditë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

09:35 - 18/03/26

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në by-pass-in e autostradës...

Lexo më shumë
Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja

Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja

09:18 - 18/03/26
Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com