GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Deti me Greqinë, Begaj: Më ka ardhur kërkesa nga Ministria e Jashtme

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Deti me Greqinë, Begaj: Më ka ardhur kërkesa nga Ministria e Jashtme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në konferencën për mediat të mbajtur sot me homologun polak, Andrzej Duda,  Presidenti Begaj është pyetur nga gazetarët për çështjen e detit me Greqinë.

Presidenti Bajram Begaj, tha se është e vërtetë që ka një kërkesë nga ministria e Jashtme për këtë çështje, ndërsa shtoi se po e vlerëson me seriozitetin më të madh këtë kërkesë.

Më tej, Begaj theksoi se kjo çështje duhet të gjejë zgjidhje dhe sipas tij,  zgjidhja është e bazuar në kushtetutën e Shqipërisë në akte dhe ligjet ndërkombëtare.

“Me Greqinë fqinje kemi një çështje dhe po është e vërtetë që unë kam një kërkesë nga ana e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme e cila është e shoqëruar me një realicion shpjegues.

Si President i Republikës në zbatim të detyrimeve kushtetuese këtë kërkesë e vlerësoj me seriozitetin maksimal dhe besoj se është një çështje që duhet të gjejë zgjidhje. Zgjidhja e saj është e bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, në aktet dhe ligjet ndërkombëtare, marrëveshjet ndërkombëtare, në ligjet e brendshme por edhe në rregullat e fqinjësisë së mirë dhe të reciprocitetit.

Greqia është një partner strategjik i yni por është edhe një partner i rëndësishëm ekonomik. Kemi komunitetin shqiptar në Greqi dhe komunitetin grek në Shqipëri, të cilat janë ura të forta lidhëse të kësaj miqësie dhe këtij bashkëpunimi.

Me Kryeministrin Rama unë jam takuar disa herë. Çështjet që unë kam diskutuar kanë qenë publike, janë diskutuar tema të lidhura me sigurinë kombëtare, janë diskutuar çështje të lidhura me shërbimin e jashtëm, me ambasadorët. Komunikimi është institucional, është shumë i mirë. Besoj se është pozitivisht mënyra se si takohemi dhe diskutojmë për çështjet”, tha Begaj.

Etiketa: BegajDetiGreqi

Lajme të lidhura

Përplasje në Bulevard, policia hedh sasi të madhe gazi nga tarraca e Ministrisë së Brendshme, protestuesit krijojnë barrikada në rrugë
Aktualitet

Përplasje në Bulevard, policia hedh sasi të madhe gazi nga tarraca e Ministrisë së Brendshme, protestuesit krijojnë barrikada në rrugë

16:59 - 29/11/26
Protestuesit nuk tërhiqen, rigrupohen në sheshin “Skënderbej”
Aktualitet

Protestuesit nuk tërhiqen, rigrupohen në sheshin “Skënderbej”

16:45 - 29/11/26
Plagosja e deputetit Kliti Hoti, deklarata e Policisë së Shtetit: Efektivi nuk kishte urdhër për të qëlluar, nis hetimi disiplinor dhe penal
Aktualitet

Plagosja e deputetit Kliti Hoti, deklarata e Policisë së Shtetit: Efektivi nuk kishte urdhër për të qëlluar, nis hetimi disiplinor dhe penal

16:31 - 29/11/26
Para
Vrau 8 vetë dhe plagosi 14, deklarata tronditëse e 21-vjeçarit

Vrau 8 vetë dhe plagosi 14, deklarata tronditëse e 21-vjeçarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje në Bulevard, policia hedh sasi të madhe gazi nga tarraca e Ministrisë së Brendshme, protestuesit krijojnë barrikada në rrugë
Aktualitet

Përplasje në Bulevard, policia hedh sasi të madhe gazi nga tarraca e Ministrisë së Brendshme, protestuesit krijojnë barrikada në rrugë

16:59 - 29/11/26

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë vijuar në Bulevard, ku efektivët kanë hedhur sasi të mëdha gazi lotsjellës nga tarraca...

Lexo më shumë
Protestuesit nuk tërhiqen, rigrupohen në sheshin “Skënderbej”

Protestuesit nuk tërhiqen, rigrupohen në sheshin “Skënderbej”

16:45 - 29/11/26
Plagosja e deputetit Kliti Hoti, deklarata e Policisë së Shtetit: Efektivi nuk kishte urdhër për të qëlluar, nis hetimi disiplinor dhe penal

Plagosja e deputetit Kliti Hoti, deklarata e Policisë së Shtetit: Efektivi nuk kishte urdhër për të qëlluar, nis hetimi disiplinor dhe penal

16:31 - 29/11/26
“Kliti Hoti u qëllua me urdhër politik të Edi Ramës”/ Berisha: Të gjithë në këmbë! O sot, o kurrë!

“Kliti Hoti u qëllua me urdhër politik të Edi Ramës”/ Berisha: Të gjithë në këmbë! O sot, o kurrë!

16:02 - 29/11/26
Plagosja e deputetit demokrat, ministri Demo: Kam kërkuar pezullimin e efektivit dhe nisjen e hetimit

Plagosja e deputetit demokrat, ministri Demo: Kam kërkuar pezullimin e efektivit dhe nisjen e hetimit

15:55 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com