GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Devijohet lëvizja në disa rrugë të Durrësit gjatë sezonit veror, Bulevardi ‘Epidamn’ kthehet në pedonale

17:33 - 28/06/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Devijohet lëvizja në disa rrugë të Durrësit gjatë sezonit veror, Bulevardi ‘Epidamn’ kthehet në pedonale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga dita e neserme bulevardi “Epidamn” në rrugën tregtare të Durërsit do të kthehet në pedonale. Ndërsa një sërë rrugësh do të bëhen me sens unik. Të gjitha ndryshimet bëhet për shkak të fluksit në sezonin veror, ndërsa nga shtatori qarkullimi kthehet në normalitet.

Bulevardi “Epidamn” në Durrës do të shërbejë si pedonale gjatë muajve të verës, nga 29 qershori deri më 15 shtator.

Ervis Quku nga Policia Bashkiake tha se “në vazhdën e mbarëvajtjes së sezonit turistik Bashkia e Durrësit ka njoftuar të gjithë qytetarët se bulevardi “Epidamn” do të kthehet në një hapësirë pedonale nga 29 qershori deri në 15 shtator, prej orës 19:00 – 23:00, me qëllim që të lehtësohet lëvizja e qytetarëve, por edhe e vizitorëve të shumtë që vijnë në qytetin tonë për të kaluar pushimet. Duke patur parasysh që vitin e kaluar kjo nisëm u mirëprit nga qytetarët dhe bizneset këtë vit është menduar që të zgjatet më shumë afati kohor i ndalimit të mjeteve për arsye që të bëhet e mundur reduktimi më i madh i trafikut dhe krijimi i hapësirave për këmbësorët.”

Për të lehtësuar trafikun në verë, Bashkia e Durrësit dhe Policia Rrugore kanë ndryshuar lëvizjen në disa akse, duke i kthyer në sens unik. Po kështu ndalohet parkimi në disa segmente.

Rruga “Karl Topia” dhe rruga “Gjergj Komnino”, me një sens lëvizje (ngjitja drejt Vilës së Zogut)

Rruga “Telha Çela” dhe rruga “11 Dëshmorët e Stanit”, me një sens lëvizje (zbritja në drejtim të Muzeut të Dëshmorëve).

Gjithashtu ndalohet parkimi i automjeteve përgjatë orarit 19:00-23:00 në rrugët si më poshtë:

​Rruga “Anastas Durrsaku” (Segmenti nga Kisha Ortodokse – Shkolla Gjergj Kastrioti), ndalim parkimi i automjeteve.

​Rruga “ Hysen Matlija” dhe Rruga “Mbretëresha Teuta” (Shkolla Italiane), ndalim parkimi i automjeteve nga një krah lëvizje.

​Rruga “Karl Topia” dhe rruga “Gjergj Komnino”, ndalim parkimi i automjeteve nga një krah lëvizje.

Ndalohet parkimi i automjeteve përgjatë gjithë ditës Rruga “Taulantia” në njërin krah të rrugës (segmenti nga karburant “Kastrati” –  kryqëzimi i shkollës Italiane).

Kufizimi do të nisë të shtunën, 29 qershor dhe do të zgjasë deri më datë 15 shtator ku fluksi i turistëve pritet të ulet dhe më pas qarkullimi do t’I kthehet normalitetit, pa kufizime.

 

 

Etiketa: pedonale durres

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Zjarr në ullishte, rrezikohen shtëpitë në një fshat të Delvinës

Zjarr në ullishte, rrezikohen shtëpitë në një fshat të Delvinës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com