GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dhjetë vjet burgim për ish-pjesëtaren gjermane të Shtetit Islamik

15:09 - 25/10/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhjetë vjet burgim për ish-pjesëtaren gjermane të Shtetit Islamik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një gjykatë në Mynih të Gjermanisë e ka dënuar me 10 vjet burgim një gjermane e cila ishte konvertuar në myslimane dhe i ishte bashkuar grupit ekstremist të Shtetit Islamik në Irak.

Ajo u dënua nën akuzat për krime lufte për vrasjen e një vajze të pakicës jazidi të cilën ajo dhe burri i saj e kishin mbajtur si skllave.

Jennifer Wenisch u gjykua si bashkëpunëtore e një krimi lufte dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste.

Gjykata tha se ajo ishte prezentë kur burri i saj e la pesëvjeçaren të vdiste nga etja, e lidhur me zinxhirë jashtë dhe të ekspozuar në diell.

Burri i Wenisch, një xhihadist irakian, po gjykohet në Frankfurt. Vendimi për të pritet muajin e ardhshëm.

Vajza pesëvjeçare vdiq në Falluxha në vitin 2015-ë.

Ajo dhe burri i saj “blenë” një grua dhe një fëmijë jazidi duke i mbajtur si “skllevër” të shtëpisë, dërisa jetonin në pjesën e Irakut që atëbotë ishte pushtuar nga IS-i, tha gjykata.

Wenisch, 30 vjeç, e mohoi akuzën.

Avokatët e saj thanë se nëna e fëmijës, e quajtur si Nora, ishte një dëshmitare jo e besueshme dhe ata pretenduan se nuk kishte prova se vajza kishte vdekur në të vërtetë.

Ky është një nga rastet e para të gjykimit të një krimi të IS-it kundër komunitetit Jazidi.

Jaziditë janë një grup kurd nga Iraku verior, dhe kanë qenë në shënjestër të krimeve të IS-it.

Wenisch u gjykua në Gjermani në bazë të asaj që njihet si parim i juridiksionit universal, i cili lejon ndjekjet penale për krimet e dyshuara të luftës, përfshirë gjenocidin, që ndodhin jashtë shtetit.

Ajo u arrestua në Turqi në vitin 2016, më pas u ekstradua në Gjermani, raporton agjencia e lajmeve AFP. / REL

Etiketa: Gjermanishteti islamik

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Transporti publik, Veliaj kujtohet pas 7 ditësh kaos. Takon bizneset për propagandë

Transporti publik, Veliaj kujtohet pas 7 ditësh kaos. Takon bizneset për propagandë

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com