GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dhjetëra makina dhe prona, sekuestrohen në Fier 1.8 milion euro pasuri

14:44 - 12/06/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Dhjetëra makina dhe prona, sekuestrohen në Fier 1.8 milion euro pasuri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria Fier sekuestron pasuri me vlerë rreth 1.8 milion euro të shtetasit A.M., të dyshuara se burojnë nga veprimtari kriminale

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr. 1162 të vitit 2020, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga nenin 287 i Kodit Penal. Ky procedim është regjistruar në bazë të referimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për shkak të dyshimit të krijuar se shtetasi A.M. është i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe veprimeve të kryera për të mbuluar origjinën reale të pasurive në zotërim të drejtpërdrejte apo të tërthortë prej tij.

Në funksion të procedimit penal, Prokuroria Fier, në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ka kryer verifikim të plotë të veprimeve ekonomike dhe juridike të shtetasit A.M. dhe/ose peronave të lidhur me të, me qëllim evidentimin e pasurive që këto persona zotërojnë/posedojnë, si dhe nëse këta persona kanë pasur burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive. Pas kryerjes së verifikimeve dhe ekspertimit kontabël të tyre, ka rezultuar se ato nuk kanë burime të ligjshme për krijimin e pasurisë në zotërim apo posedim të tyre.

Mbështetur në të dhënat e administruara për llogari të procedimit penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistruar kryesisht procedimin pasuror nr. 3/2024.

Për rrjedhojë, bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, është kërkuar në Gjykatë marrja e masës parandaluese me karakter pasuror, e cila konsiston në sekuestrimin e disa pasurive të paluajtëshme dhe të luajtëshme. Kjo kërkesë është pranuar nga Gjykata, si e bazuar në ligj dhe prova.

Në vijim të vendimit të Gjykatës dhe urdhrit të Prokurorit, janë ekzekutuar nga policia gjyqësore një pjesë e sendeve të sekuestruara, si më poshtë:

  1. Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe 2281m2,
  2. Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe 4550m2.
  3. Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 200 m2.
  4. Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe prej 210 m
  5. Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe prej 210m
  6. Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe prej 210m2 .
  7. Pasuria e llojit “Njësi” 2-kate.
  8. Pasuria e llojit “Njësi” me sipërfaqe 100 m2.
  9. Pasuria e llojit “Apartament” nr. 41 (3+1), me sipërfaqe totale 127.4.
  10. Pasuria e llojit “Vendparkimin nr.29” në katin -1, prej 30.14 m
  11. Automjetit i markës të markës “Lamborghini”, modeli “Urus”, vitë prodhimi 2018.
  12. Automjeti i markës “Mercedes-Benz”, modeli “G- 63 AMG”, vit prodhimi 2020.
  13. Automjeti i markës “Volkswagen”, model “Touran” vit prodhimi 2013.
  14. Automjeti i markës “BMW”, modeli “X5” 3.0d, vitë prodhim 2007.
  15. Automjet i markës “Audi”, model “S-8”, vit prodhimi 2021.
  16. Automjeti i markës “Audi”, model “RS-Q8”, vit prodhimi 2021.
  17. Automjeti i markës “Mitsubishi”, model “L200”, vit prodhimi 2014.
  18. Automjeti i markës “Mercedes Benz”, modeli “C220CDI”, vit prodhim 2001.
  19. Automjeti i markës “BMW”, modeli “ X5”, vit prodhim 2014.
  20. Automjeti i markës “KIA”, modeli “Carnival” , vit prodhim 2000.
  21. Automjeti i markës “Audi”, model “Q7”, vit prodhimi 2016.
  22. Automjeti i markës “KIA”, modeli “Carnival”, vit prodhim 2000.
  23. Autobus i markës “Neoplan”, model “N515/3SHDHC”, vit prodhimi 2003.
  24. Llogari bankare në vlerën rreth 120.000 Euro.
  25. Sende të çmuara me vlera të konsiderueshme.

Pasuritë e mësipërme janë një pjesë e pasurive që janë arritur të ekzekutohen nga policia gjyqësore pasi vijon puna për ekzekutimin e sekuestrimit të sendeve të tjera të cilat janë objekt i sekuestros.

Po ashtu, në funksion të procedimit penal nr. 1162, të vitit 2020, regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenin 287 i Kodit Penal, mbi bazën e kërkesës së organit të akuzës dhe vendimit të Gjykatës të datës 11.06.2024, është lejuar kontrolli i banesës apo ambjenteve të personave objekt i hetimeve. Gjatë kontrollit janë sekuestruar:

– Një automjet “Ferrari”, model California, me vlerë rreth 130.000 Euro.

– Ora të markës “Rolex”, si dhe bizhuteri dhe sende të tjera të çmuara me vlera të konsiderueshme.

Në total vlera e pasurive/aseteve të sekuestruara për llogari të procedimit pasuror dhe atij penal, shkon në vlerën rreth 1.8 milion euro.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre.

Etiketa: Fiermakinasekuestro

Lajme të lidhura

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë
Aktualitet

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Para
Nis sezoni turistik por pa ofruar siguri për pushuesit! Vlora vuan nga mungesa e vrojtueseve

Nis sezoni turistik por pa ofruar siguri për pushuesit! Vlora vuan nga mungesa e vrojtueseve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25

Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ka ndërruar jetë rreth orës 08:10 në...

Lexo më shumë
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com