GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dhomat e Specializuara, kufizime për Thaçin, Veselin dhe Selimin

në Aktualitet, Breaking Views, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Dhomat e Specializuara, kufizime për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhomat e Specializuara me seli në Hagë kanë miratuar pjesërisht kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të kufizuar kontaktet dhe komunikimet për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, për shkak të siç thuhet, kërcënimeve ndaj integritetit të procesit dhe ndërhyrjen te dëshmitarët.

Në një njoftim të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, e cila ka kërkuar vendosjen e masave thuhet se këto hapa vijnë “si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë tek dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët”.

Kjo zyrë tha se hetimet “tregojnë se tre të akuzuarit përdorën vizitat jo të privilegjuara për të shpërndarë në mënyrë të paligjshme informacione të besueshme dhe, në rastin e (Hashim) Thaçit, për t’i udhëzuar vizitorët në mënyrë të përsëritur që të kërkojnë të manipulojnë dëshmitë e dëshmitarëve”.

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në vendimin e tij urdhëroi që vizitat jo të privilegjuara për të tre akuzuarit t’i nënshtrohen së pari miratimit nga Zyra e Regjistrimit.

“Zyra e Regjistrimit të sigurojë që: Tre të akuzuarit nuk duhet të takohen me më shumë se një vizitor në çdo kohë (me përjashtim të vizitave nga bashkëshortet dhe fëmijët), zona e vizitës do të jetë pa muzikë ose zhurma të tjera të larta që mund të dëmtojnë komunikimin e dëgjimit. I vetmi i paraburgosur me të cilin një vizitor kontakton është i paraburgosuri për të cilin është autorizuar vizita”, thuhet mes tjerash në vendimin për kufizimet.

Trupi Gjykues në vendim po ashtu tha se të paraburgosurit nuk duhet të kenë një vizitor personal jo të privilegjuar në të njëjtën kohë me një të paraburgosur tjetër ose brenda një afërsie të tillë kohore që vizitorët mund të ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Të paraburgosurit nuk duhet të hyjnë në zonën e vizitës me dokumente ose materiale të natyrës së privilegjuar ose të besueshme që kanë të bëjnë me një çështje pranë Dhomave të Specializuara. Të gjithë të paraburgosurit dhe vizitorët duhet të komunikojnë me zë dhe nuk lejohet të komunikojnë përmes pëshpëritjes ose përdorimit të gjuhës së koduar.

Shkelja e këtyre rregullave do të çojë në ndërprerjen e vizitës.

Më 17 nëntor, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte bërë kërkesë për kufizimin e takimeve për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin për shkak të siç u tha shkeljes së urdhrave të Trupit Gjykues duke zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur dhe shpërndarjen e përmbajtjes së dëshmive të besueshme me personat që i vizitojnë ata në Qendrën e Paraburgimit.

Kjo zyrë tha se hetimet e Prokurorisë së Specializuar kanë zbuluar gjithashtu përpjekje të mëtejshme për të penguar procedurat, duke përfshirë lëshimin e udhëzimeve se si duhet të dëshmojnë dëshmitarët dhe planifikimin e qasjes ndaj dëshmitarëve.

Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte kërkuar që tre të akuzuarit të ndahen në mes veti, të pezullohen të gjitha komunikimet e tyre të jashtme jo të privilegjuara, kufizimin e komunikimeve në grup, vëzhgimin e të gjitha komunikimeve nga një folës në gjuhën shqipe në çfarëdo forme.

Ish drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ndodhen në paraburgim në Hagë që nga muaji nëntor i vitit 2020. Prokuroria e Posaçme, i ngarkon ata për veprat përndjekje dhe burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë të personave. Sipas prokurorisë, krimet e pretenduara prej saj, janë kryer midis afërsisht prillit të vitit 1998 dhe gushtit të vitit 1999 në një numër vendndodhjesh në Kosovë dhe Shqipëri.

Procesi gjyqësor kundër tyre filloi në prill të këtij viti dhe pritet të zgjasë disa vite për shkak të numrit të madh të dëshmitarëve që pritet të paraqiten në procesin kundër tyre.

Gjykata e Posaçme, e njohur me emrin Dhomat e Specializuara u themelua në vitin 2015 për të trajtuar pretendimet për krime lufte dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar. /VOA/

Etiketa: dhomat e specializuarahagaKurtithaciveseli

Lajme të lidhura

Akuza për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit, kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Akuza për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit, kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO

11:03 - 12/05/26
PS bojkotoi komisionin për Shëndetësinë, Vokshi: Të përjashtohen Ndreca dhe Ekonomi
Aktualitet

Raporti për integrimin, Vokshi përplaset me socialistët në Komisionin e Jashtëm: Po fshihni të vërtetën!

10:48 - 12/05/26
A do ta lirojë Sokol Sadushi? Caktohet data e shqyrtimit të rekursit për Erion Veliajn
Aktualitet

A do ta lirojë Sokol Sadushi? Caktohet data e shqyrtimit të rekursit për Erion Veliajn

10:35 - 12/05/26
Para
Video e sikletshme e Santianës, zhvishet në sy të banorëve të…

Video e sikletshme e Santianës, zhvishet në sy të banorëve të...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Akuza për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit, kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Akuza për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit, kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO

11:03 - 12/05/26

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli është paraqitur paraditen e së martës në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe...

Lexo më shumë
PS bojkotoi komisionin për Shëndetësinë, Vokshi: Të përjashtohen Ndreca dhe Ekonomi

Raporti për integrimin, Vokshi përplaset me socialistët në Komisionin e Jashtëm: Po fshihni të vërtetën!

10:48 - 12/05/26
A do ta lirojë Sokol Sadushi? Caktohet data e shqyrtimit të rekursit për Erion Veliajn

A do ta lirojë Sokol Sadushi? Caktohet data e shqyrtimit të rekursit për Erion Veliajn

10:35 - 12/05/26
Biznesmeni Bashkim Ulaj paraqitet në GJKKO, mbahet seanca për shpifje me Agron Shehajn

Biznesmeni Bashkim Ulaj paraqitet në GJKKO, mbahet seanca për shpifje me Agron Shehajn

10:19 - 12/05/26
U helmuan nga ushqimi i kompanisë “Sori-AL”, ja çfarë konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë

U helmuan 56 studentë! AKU kujtohet për standardet, i vihet shiriti mensës së Akademisë së Sigurisë

09:49 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com