GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dhuna e Rrajave në Krujë, Bardhi: Gjunjëzim dhe dështim i shtetit përballë bandave me pushtet politik

16:43 - 08/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i sekretares së MSH, Bardhi: Manastirliu të japë dorëheqjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazment Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar demokrat, ka reaguar për dhunën barbare të ndodhur në Krujë, ku të përfshirën janë djali dhe vëllai i deputetit të PS.

Bardhi thotë se kjo ngjarje e rëndë nuk është një dështim si prind apo vëlla, por është gjunjëzim dhe dështim i shtetit përballë bandave me pushtet politik.

“Ngjarja nuk mund të kalohet pa vënë përpara përgjegjësisë edhe zyrtarët përgjegjës që nuk vepruan, institucionet që kanë dhënë lejet e paligjshme, zyrtarët e Policisë së Shtetit që tentuan të fshehin dhe manipulojnë ngjarjen.

Ngjarja e rendë e Krujës nuk mund të kalohet me përgjegjësi individuale apo familjare, por me përgjegjësi të plotë politike, duke nisur nga arkitekti i këtij modeli qeverisës Edi Rama që qeverisë sipas parimit “merr dhe mbaj pushtet me krimin, dhe jepi pushtet në qeverisje pa kufi krimit”, shprehet deputeti i PD.

Reagimi i Gazment Bardhit

Ngjarja e rëndë e Krujës është thelbi i qeverisjes së Edi Ramës. Është po aq shokuese sa dhuna shtazarake e fisit Rraja, pafuqia e institucioneve për të vepruar dhe për të zbatuar ligjin.

Ngjarja në Krujë nuk është dështim i një deputeti si prind apo vëlla, siç po tentohet të shitet, por gjunjëzim dhe dështim i shtetit përballë bandave me pushtet politik. Për shkak të këtij modeli qeverisës sot kemi disa oficerë policie në azil, që duhej të ishin në punë, për të ofruar rend e siguri për qytetarët, por nuk janë, janë larguar, sepse në përballjen që ata kishin me bandat, qeveria e Edi Ramës zgjodhi ti braktiste ata dhe të mbronte bandat me pushtet politik, siç tentoi të bënte edhe për këtë ngjarje 2 ditë më parë.

Qytetarët protestojnë prej ditësh se një gurore në pronësi të familjes së deputetit po dëmton shtepitë e një fshati të tërë dhe institucionet fshihen, nuk veprojnë. Deputetët e opozitës kanë denoncuar një muaj më parë rastin në Parlament dhe ministrat e Edi Ramës bëjnë sikur nuk dëgjojnë. Edhe sot nuk ka asnjë veprim nga institucionet përgjegjëse për të ndaluar veprimtarinë e paligjshme të atyre guroreve.

Qytetarët paraqiten të masakruar në Policinë e Shtetit, dhe drejtuesit e policisë jo vetëm nuk veprojnë, por kujdesen të thonë që ka shoqëruar disa familjarë të deputetit por i kanë lënë të lirë sepse gurorja është me leje. Veprimet e Policisë së Shtetit për arrestimin e personave erdhën vetëm pas publikimit të pamjeve shokuese të dhunës ndaj dy qytetarëve të pafajshëm.

Prandaj ngjarja nuk mund të kalohet pa vënë përpara përgjegjësisë edhe zyrtarët përgjegjës që nuk vepruan, institucionet që kanë dhënë lejet e paligjshme, zyrtarët e Policisë së Shtetit që tentuan të fshehin dhe manipulojnë ngjarjen. Ngjarja e rendë e Krujës nuk mund të kalohet me përgjegjësi individuale apo familjare, por me përgjegjësi të plotë politike, duke nisur nga arkitekti i këtij modeli qeverisës Edi Rama që qeverisë sipas parimit “merr dhe mbaj pushtet me krimin, dhe jepi pushtet në qeverisje pa kufi krimit”.

 

Etiketa: BardhidhunaKryesore1Rraja

Lajme të lidhura

E rëndë në Tiranë, një person hidhet nga ura në Unazën e Madhe dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Tiranë, një person hidhet nga ura në Unazën e Madhe dhe humb jetën

12:23 - 20/02/26
Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri
Aktualitet

Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

12:18 - 20/02/26
“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës
Aktualitet

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

11:59 - 20/02/26
Para
Çfarë qëndron pas kërkesës të Listës Serbe që Serbia të shpallë organizate terroriste Policinë e Kosovës?

Rusia e shqetësuar për situatën në Kosovë: Situata po del jashtë kontrollit

Discussion about this post

TË FUNDIT

E rëndë në Tiranë, një person hidhet nga ura në Unazën e Madhe dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Tiranë, një person hidhet nga ura në Unazën e Madhe dhe humb jetën

12:23 - 20/02/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, ku një 42-vjeçar ka ndërruar jetë menjëherë pasi u hodh nga...

Lexo më shumë
Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

12:18 - 20/02/26
“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

11:59 - 20/02/26
U arrestuan në protestën e opozitës së 10 Shkurtit, lirohen 14 protestuesit

Opozita zbret sot në shesh, reagon policia: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit

11:53 - 20/02/26
PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru

PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru

11:24 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com