GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dhuna e Rrajave, Prokuroria lehtëson akuzën ndaj të afërmve të ish-deputetit

11:23 - 11/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Deklarata e fortë: Fisi Rraja i veshur me pushtet politik, në zyrën time janë futur Taulant Balla, Rrahman Rraja e Xhelal Rraja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka ndryshuar akuzën nga “plagosje e rëndë me dashje, në bashkëpunim” në “plagosje të lehtë me dashje” për pjesëtarët e fisit Rraja që goditën me shkopa bejsbolli dhe mjete të tjera të forta dy kushërinjtë e fisit Maja.

Ndryshimi i akuzës, sipas raportimeve, ka ardhur pas akt-ekspertimeve mjeko ligjore ndaj dy kushërinjve.

Akuza e re që rëndon mbi pjesëtarët e fisit Rraja, sipas Kodit të Procedurës Penale, dënohet nga gjobë në 2 vite burg.

Gjithashtu për të vijuar hetimin lidhur me ngjarjen që tronditi opinionin publik dhe që u pasua me dorëzimin e mandatit të deputetit nga Rrahman Rraja, pasi vëllezërit dhe djali i tij ishin protagonistë në konflikt, por edhe me largimin e Bledi Çucit nga posti i ministrit të Brendshëm, duhet që pala e dëmtuar, pra kushërinjtë Maja të ankimojnë çështjen.

Bilbil dhe Jashar Maja u sulmuan me mjete të forta në një lokal në fshatin Borizanë, pasi ishin ankuar për një gurore që ishte në pronësi të Rrajave. Pjesëtarë të fisit Maja pretendonin se nga shpërthimet që ndodhnin në gurore, ishin dëmtuar banesat e tyre, ndërsa Policia lokale e Krujës nuk kishte ndërhyrë.

Pas akteve të dhunës, i gjithë komisariati i Krujës u shkri, ndërsa forcat policore nga Tirana morën në dorë situatën.

Policia arriti të ndalojë disa prej personave që u përfshinë në konflikt, por djali i deputetit, që më pas dorëzoi mandatin dhe dy vëllezër të tij, nuk u ndaluan.

Si ndodhi ngjarja

Bilbil dhe Jashar Maja u dhunuan me mjete të forta, shkopinj gome apo druri, si dhe qytat e pistoletave, nga të paktën 10 persona, pjesa më e madhe e të cilëve pjesëtarë të fisit Rraja.

Mes personave që u përfshinë në ngjarjen e rëndë dhe që rezultojnë të shpallur në kërkim janë edhe Flamur dhe Xhelal Rraja, vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja.

Disa orë pas ngjarjes dhe pas mediatizimit të saj, Policia njoftoi se kishte shoqëruar në komisariat disa persona, mes të cilëve edhe Xhelal Rrajën. Ky i fundit pasi është marrë në pyetje u la i lirë, ndërkohë që sot Policia e shpalli në kërkim.

Në ngjarjen e rëndë veç dy vëllezërve të deputetit është i përfshirë edhe djali i tij, Rexhep Rraja.

Por emri apo inicialet e këtij të fundit nuk përfshihen në komunikatën apo njoftimin zyrtar të Policisë, qoftë te personat e ndaluar, qoftë te ata të shpallur në kërkim.

Policia arrestoi lidhur me dhunimin e dy vëllezërve Maja shtetasit Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku, Andi Rraja, ndërkohë që shpalli në kërkim shtetasit Xh. Rr., 65 vjeç, F. Rr., 55 vjeç, dhe K. Rr., 31 vjeç.

Etiketa: dhunaKryesore1Majarrajat

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Kërkohet fitore, përfaqësuesja e Kosovës niset për në Rumani

Kërkohet fitore, përfaqësuesja e Kosovës niset për në Rumani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com