GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dhuna ndaj fisit Maja, Gjykata liroi 3 anëtarët e familjes Rraja

08:12 - 20/01/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Dhuna ndaj fisit Maja, lirohet nipi i ish-deputetit të PS
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vetëm një ditë pasi Gjykata e Tiranës çoi nga burgu në arrest shtëpie Valter Bamin nga Fushë-Kruja, dje e njëjta gjykatë iu ndryshoi masën edhe djemve të familjes Rraja.

Ata ishin në qeli për një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura vitin që lamë pas, sulmin brutal mbi dy kushërinjtë Maja, por vendimin për ndryshimin e masës së sigurimit gjykata e ka bazuar sërish në përfundimin e afateve të paraburgimit. Kështu, rrahja dhe kërcënimi me armë që u bë nga një grup burrash të fisit të ish-deputetit të Partisë Socialiste ndaj dy djemve që ishin ankuar për guroren e Rrajave se po iu prishte shtëpinë, tashmë nuk ka asnjë të prangosur. Policia dhe prokuroria thonë se kanë në kërkim edhe tre persona të tjerë të familjes së ish-deputetit, por ata ende nuk janë kapur. Edhe dy ditë më parë, Policia e Shtetit bëri me dije se në Fushë-Krujë ishte vendosur RENEA dhe FNSH-ja për të kryer kontrolle rutinë ndaj “të fortëve” të zonës, por aksioni i tyre duket se ka dalë pa rezultat, pasi para se sa të niseshin, doli informacioni në media.

LIRIMI I TË ARRESTUARVE

Gjykata liroi 3 të arrestuar për dhunën ndaj kushërinjve Maja, të cilët u rrahën barbarisht me shkopinj bejsbolli dhe u kërcënuan me pistoletë pasi denoncuan dëmet që po u shkaktoheshin në shtëpitë e tyre në Borizanë, nga gurorja e Përparim Rrajës, kushëririt të ishdeputetit socialist. Prokuroria pranoi kërkesën për zëvendësimin e masës nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”, për 3 të akuzuarit në mesin e agresorëve, Andi Rraja, Ineidi Rraja dhe Eni Kullaj, për shkak të tejkalimit të afatit të qëndrimit në paraburgim.

Në kërkim vijojnë të jenë Xhelal e Flamur Rraja vëllezërit e ish-deputetit Rrahman Rraja, i cili u tërhoq nga detyra pasi në media rrodhi video e episodit barbar të dhunës në një lokal në Thumanë. Në arrati është edhe djali i ish-deputetit, Rexhep Rraja dhe nipi, Klajdi Rraja. Anëtarët e fisit Rraja filmuan të gjithë episodin barbar për të kërcënuar më tej banorët e tjerë të zonës se nëse do të ankoheshin për guroren do të kishin të njëjtin fat si Majat.

Prokuroria e Tiranës i ka përfunduar hetimet ndaj pjesëtarëve të fisit Rraja dhe i akuzon për plagosje të lehtë me dashje dhe kanosje bazuar në një ekspertizë që la vend për dyshim, pasi dhunën barbare të dëshmuar me video ndaj 2 kushërinjtë Jashar e Bilbil Maja e konsideruan dëmtim të lehtë. Në akuzë nuk reflektohet armëmbajtja pa leje e vëllait të ish-deputetit, Xhelal Rraja, që u shfaq qartë në pamjet, të cilat Rrajat filmuan si dëshmi force ndaj banorëve të tjerë të zonës.

Dhuna barbare ndodhi më 6 korrik të vitit 2023. Bilbil e Jashar Maja përfunduan në spital vetëm se deshën të mbrojnë shtëpitë e tyre.

SKANDALI HETIMOR

Me 11 shtator, Prokuroria e Tiranës doli publikisht me faktin se kishte ndryshuar akuza ndaj dhunuesve. Madje, prokuroria shkonte deri atje sa kërkonte që dy djemtë e plagosur të kërkonin hetim, në të kundërt ekzistonte mundësia që hetimet edhe të pushoheshin. Në fakt, në krye të herës, kur akti i dhunshëm tronditi vendin, prokuroria tha se ndaj tyre kishin ngritur akuzën e plagosjes së rëndë me dashje. Por gjatë rrugës, akuzat u shfrynë e për pasojë djemtë dhunues të fisit të deputetit nisën të lënë qelitë, ndërkohë që i biri, që kishte edhe pistoletë në dorë me të cilën kërcënonte njërin prej kushërinjve që ishte pandjenja në pllakat e lokalit, vijon të jetë në kërkim sipas Policisë. Ai nuk është kapur ende bashkë me dy xhaxhallarët e tij dhe një kushëri tjetër. Në krah të prokurorisë për hetimit e skandalit të dhunës barbare, pak kohë më pas doli edhe Mjekësia Ligjore, raporti i së cilës tregonte se në fakt dy djemtë e plagosur nuk kishin marrë plagë që iu rrezikonin jetën.

 

Etiketa: Dhunëfisi RrajaKryesore1

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Dibra zbardhet nga dëbora, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Dibra zbardhet nga dëbora, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com