GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dhuna ndaj gazetarëve, Blushi: Sulme ndaj fjalës së lirë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çekia kërkon rikthimin e vizave, PL: Keqqeverisja e Ramës vë në rrezik…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një  deklaratë për mediat është shprehur se në regjimin e kryeministrit Edi Rama, fjala e lirë është e rrezikuar.

“Këto sulme të dënueshme ndaj fjalës së lirë janë vijim i revanshit të rrugaçërisë, dhunës, presionit, shantazhit dhe bullizmit konstant, që prej vitesh ushtrohet ndaj gazetarëve dhe mediave të pavarura në vend nga Edi Rama.

Heshtja e Qeverisë, e Policisë së Shtetit dhe e institucioneve ligjzbatuese të kapura nga “Rilindja”, që i braktisën pa mbrojtje gazetarët për minuta të tëra në duart e krimit në Krujë dhe Lezhë, faktojnë se janë pikërisht ata frymëzuesit e dhunës ndaj medias.

Në këtë regjim mafioz dhuna fizike dhe çnjerëzore, kërcënimet, shantazhet dhe presionet ndaj gazetarëve dhe mediave të pavarura janë kthyer në model.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi do të mbahen mend për rekordet më të zeza të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve, edhe më shumë se në zonat e konflikteve të armatosura, ku reporterët merren peng dhe kërcënohen në mes të ditës në zemër të qyteteve të Shqipërisë dhe askush nuk i mbron, por as thotë edhe një fjalë për dënimin e autorëve.

Nuk është rastësi që vit pas viti Shqipëria shënon përkeqësim në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias

Partia e Lirisë kërkon nga Komisioni Europian, Parlamenti Europian, Këshilli i Europës, Komisioni i Helsinkit të Kongresit Amerikan, Amnisty International, Human Right Watch, Reporterët pa Kufij dhe të gjitha organizatat prestigjoze ndërkombëtare të gazetarëve të ushtrojnë të gjithë presionin e tyre për t’i kërkuar Edi Ramës dhe Qeverisë së tij të ndalin dhunën ndaj reporterëve dhe mediave të pavarura në Shqipëri!

Pa gazetarë të lirë nuk ka demokraci!

Përkeqësimi i lirisë të medias është rezultat i kapjes të shtetit dhe korrupsionit skizofrenik që po ndodh. Vetëm largimi i “Rilindjes” dhe këtij Kryeministri përmirëson lirinë e medias dhe garanton të drejtat e gazetarëve.

Duke shprehur solidaritetin e plotë me të gjithë reporterët e cënuar në misionin e tyre në shërbim të lirisë dhe informimit publik, apelojmë me forcë që autorët e krimeve ndaj përfaqësuesve të medias të vihen menjëherë para drejtësisë, si dhe t’i jepet fund shantazhit, intimidimit apo çdo lloj tjetër presioni ndaj tyre.

Partia e Lirisë është dhe do të jetë gjithmonë në krah të gazetarëve kurajozë dhe të pavarur për të mbrojtur lirinë e fjalës dhe pavarësinë e medias.

Dhuna e regjimit mafioz të Edi Ramës kundër gazetarëve ka për qëllim mbylljen e gojës së medias për të mos folur për korrupsionin dhe inkriminimin e Qeverisë.

Kur liria e fjalës është në rrezik, e ardhmja e çdo shqiptari është në rrezik!

Ndaj në 11 shkurt është dita që qytetarët të thonë fjalën e tyre në protestën kombëtare të thirrur nga Opozita e Bashkuar, në ora 12:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, në mbrojtje të fjalës së lirë, që sot është më e kërcënuar se kurrë nga regjimi mafioz i Edi Ramës.”, theksoi Blushi.

Etiketa: blushigazetaresulme

Lajme të lidhura

“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi
Aktualitet

Sot dita e 125 e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Rama: Poshtë narko-shteti!

08:06 - 02/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi
Breaking Views

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë
Breaking Views

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
Para
Ibra merr surprizën e pakëndshme nga Pioli

Milan, Pioli e cilëson Ibrën të rëndësishëm për ekipin por...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të shtëna me armë te “Ali Demi” në Tiranë, forca të shumta policie rrethojnë një lokal
Aktualitet

Të shtëna me armë te “Ali Demi” në Tiranë, forca të shumta policie rrethojnë një lokal

08:37 - 02/10/26

Forca të shumta policie kanë zbarkuar gjatë mesnatës në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, ku janë kryer kontrolle në...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 02/10/26
Kërkojnë kushte më të mira arsimore, përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë

Kërkojnë kushte më të mira arsimore, përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë

08:11 - 02/10/26
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi

Sot dita e 125 e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Rama: Poshtë narko-shteti!

08:06 - 02/10/26
Nuk ka ndodhur kurrë më parë, disa ditë para lamtumirës me Argjentinën, Leo Messi gradohet “doktor”!

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, disa ditë para lamtumirës me Argjentinën, Leo Messi gradohet “doktor”!

07:53 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com