GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dhuna në futbollin e femrave, Aliaj: U godita në kokë, ja kush na sulmoi

16:47 - 26/11/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Dhuna në futbollin e femrave, Aliaj: U godita në kokë, ja kush na sulmoi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një episod i rëndë dhune ka ndodhur në futbollin e femrave në Shqipëri, në përballjen mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Ndeshja në fjalë është ndërprerë për shkak të përplasjes mes palëve, ndërsa i vetmi që ka reaguar në këtë situatë është klubi bardheblu, i cili pohon se 3 prej pjesëtareve janë lënduar.

Në reagimin e klubit të Tiranës thuhet se dhuna ka nisur nga klubi shkodran, ku konkretisht kanë qenë drejtuesit ata të cilët kanë sulmuar pankinën e Tiranës.

Nga dhuna kanë mbetur të lënduara, drejtoresha Edonisa Aliaj, dhe dy futbollistet Dyrmishi e Behrami.

Aliaj shkruan se u godit pa pushim në kokë, ndërsa sipas saj dhuna erdhi edhe nga meshkujt që ishin atje.

“Nëse dje do të shihja një vajzë apo një grua, të cilës do t’i goditej koka në mënyrë të përsëritur edhe eksplicite siç më ndodhi mua, ju garantoj se do ta mbroja me trupin tim pavaresisht se cilit kamp i përkiste.

Dua t’i kërkoj të gjithëve që të mos gjykojnë nga pamjet që po serviren ne rrjet, sepse janë foto të cilat serviren për interesa të ndryshme! Pamjet e plota dhe të gjitha provat, ndodhen në polici dhe janë organet kompetente, ato që do të gjykojnë gjithçka dhe do të japin vendimet që duhet të jepen. Unë besoj dhe shpresoj që drejtësia të shkojë në vend dhe këta persona që po na përçajnë, dhunojnë, e shkatërrojnë futbollin, të vihen para drejtësisë”, shkruan ajo.

Reagimi

Jam ende e tronditur nga gjithçka drithëruese që përjetuam ne si skuadër dhe përjetova unë personalisht. Dua të sqaroj se Klubi i Futbollit Tirana Femra u dhunua nga meshkuj të cilët duan të përçajnë fuqinë e vajzave dhe grave të bashkuara pavaresisht se cilin klub përfaqësojnë ato.

Ne u dhunuam padrejtësisht, e madje krejt papritur, dhe po ne ditëm të vetëmbrohemi, e këtë nuk do ta mohoj! Nuk mund të rrimë duarkryq dhe të shohim se si na godasin edhe për këtë nuk krenohem! Është instikti njerëzor për vetëmbrojtje sa herë që të drejtat tona cënohen, aq më tepër në një datë të shënuar, që përkonte me ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

I bëj thirrje kolegeve tona të cilat mund të ishin edhe motrat, kushërirat, apo siç janë edhe shoqet tona, të mos mbrojnë dhunuesit që shtyn në degradimin e kësaj situate duke na detyruar të vetëmbrohemi në mënyra primitive për të shpëtuar jetët tona!

E vetmja e vërtetë është se dje, ne si klub, me të gjithë faktorët tonë u sulmuam në mënyrë të beftë! Jam falënderuese per familjen bardh’e blu, në të cilën ne jemi pjesë sepse dje më shumë se kurrë, ne nuk e kemi lënë njëri-tjetrin në baltë. Në të njëjtën kohë, jam po aq e pikëlluar edhe e shokuar, përtej lëndimit fizik, sesi dhuna ndaj grave dhe vajzave, nuk na gjen të bashkuara!

Nëse dje do të shihja një vajzë apo një grua, të cilës do t’i goditej koka në mënyrë të përsëritur edhe eksplicite siç më ndodhi mua, ju garantoj se do ta mbroja me trupin tim pavaresisht se cilit kamp i përkiste.

Dua t’i kërkoj të gjithëve që të mos gjykojnë nga pamjet që po serviren ne rrjet, sepse janë foto të cilat serviren për interesa të ndryshme! Pamjet e plota dhe të gjitha provat, ndodhen në polici dhe janë organet kompetente, ato që do të gjykojnë gjithçka dhe do të japin vendimet që duhet të jepen. Unë besoj dhe shpresoj që drejtësia të shkojë në vend dhe këta persona që po na përçajnë, dhunojnë, e shkatërrojnë futbollin, të vihen para drejtësisë.

Dje e kisha të pamundur të reagoja sepse isha e tronditur jashtëzakonisht shumë dhe nuk doja të bëja deklarata ndoshta të nxituara, por sot, me qetësinë më të madhe po mundohem të sqaroj gjithçka ndodhi. Dua të falënderoj edhe të gjithë ata që u interesuan për gjendjen time shëndetësore dhe ju kërkoj ndjesë që nuk kam mundur të përgjigjem.

Etiketa: AliajdhunaTiranaVllaznia

Lajme të lidhura

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të
Breaking Views

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…
Breaking Views

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
Para
Dhuna në Tirana-Vllaznia, reagon klubi shkodran: Përballuam me dinjitet sulmin

Dhuna në Tirana-Vllaznia, reagon klubi shkodran: Përballuam me dinjitet sulmin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Lexo më shumë
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com