GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dhunuan kamarierin në Golem dhe nuk i dhanë pagën, gjykata lë në burg dy të arrestuarit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhunuan kamarierin në Golem dhe nuk i dhanë pagën, gjykata lë në burg dy të arrestuarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, me afat 45-ditor, për dy personat e arrestuar në lidhje me dhunimin e kamerierit 18-vjeçar në Mal të Robit, Golem.

Florian Habilaj, një prej pronarëve të hotelit, dhe Enold Dragoti, të arrestuar nga Policia e Kavajës, akuzohen nga Prokuroria për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje.

Ndërkohë, në orën 12:30 pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Melison Nelës, xhaxhait të 18-vjeçarit Genti Nela. Ai u arrestua pasi në automjetin e tij u gjetën një armë zjarri kallashnikov, tre karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë.

Sipas Policisë, 47-vjeçari po shkonte drejt hotelit me qëllim hakmarrjen për dhunën e ushtruar ndaj nipit të tij.

Konflikti nisi për pagesën e punës

Ngjarja dyshohet se nisi pas një konflikti lidhur me pagesën e punës së 18-vjeçarit, i cili punonte si kamerier në një hotel në Mal të Robit.

Sipas hetimeve paraprake, Genti Nela u dhunua pas konfliktit dhe më pas u dërgua në Spitalin e Kavajës për të marrë ndihmë mjekësore.

Për ngjarjen u arrestuan Florian Habilaj, 28 vjeç, dhe Enold Dragoti, 20 vjeç, ndërsa Arbër Habilaj, 36 vjeç, është shpallur në kërkim. Personat e dyshuar janë pjesëtarë të familjes së pronarit të hotelit ose persona të afërt me ta.

Pas dhunimit të 18-vjeçarit, situata rrezikoi të përshkallëzohej më tej. Sipas Policisë, xhaxhai i tij, Melison Nela, pasi mësoi për ngjarjen, u nis i armatosur drejt hotelit me qëllim hakmarrjen.

Ai u ndalua nga efektivët pranë hotelit. Gjatë kontrollit të automjetit, në një çantë u gjetën kallashnikovi, tre karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë. Për këtë arsye, 47-vjeçari u arrestua për armëmbajtje pa leje.

Nga hetimet ka rezultuar gjithashtu se pas konfliktit vendi i ngjarjes ishte pastruar, ndërsa sistemi i kamerave të sigurisë ishte dëmtuar. DVR-ja ishte hequr dhe kabllot e kamerave ishin prerë.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e rolit të secilit prej personave të përfshirë.

Pas vendimit të gjykatës, avokati i dy te arrestuarve, Altin Sinella, kundërshtoi akuzën dhe e cilësoi ngjarjen si një sherr të zakonshëm.

“U la me afat 45-ditor për t’u analizuar ekspertiza mjeko-ligjore, që në fakt është farsë, është e stisur. Janë dëmtime të lehta sipërfaqësore, por për të motivuar arrestin u akuzuan për plagosje të rëndë. Është një rrahje e rëndomtë. Një sherr mes të rinjsh”, deklaroi avokati.

Etiketa: dhunakamarierpaga

Lajme të lidhura

Zbulohet kazinoja në Has, arrestohet kamarieri, shpallet në kërkim pronari
Aktualitet

Zbulohet kazinoja në Has, arrestohet kamarieri, shpallet në kërkim pronari

10:37 - 11/10/26
Atentati në Gjirokastër/ Policia jep detaje: 45-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës
Aktualitet

Atentati në Gjirokastër/ Policia jep detaje: 45-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës

09:14 - 11/10/26
Atentati me tritol në Gjirokastër, humb jetën shoferi Beqir Devolli, rrugës për tek Trauma
Aktualitet

Atentati me tritol në Gjirokastër, humb jetën shoferi Beqir Devolli, rrugës për tek Trauma

07:31 - 11/10/26
Para
Reforma Territoriale, Këshillit Bashkiak i Klosit voton kundër bashkimit me Burrelin

Reforma Territoriale, Këshillit Bashkiak i Klosit voton kundër bashkimit me Burrelin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kryeministri Rama zë në gojë largimin: Endrra ime, kur të iki nga kjo detyrë…
Breaking Views

Kryeministri Rama zë në gojë largimin: Endrra ime, kur të iki nga kjo detyrë…

11:06 - 11/10/26

Gjatë bisedës me të ftuarit në podcast-in “Flasim”, ku njëri prej tyre tha se u qëndron larg rrjeteve sociale, kryeministri...

Lexo më shumë
Rama flet për “suksese”: Nga bulevardi shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale

Rama flet për “suksese”: Nga bulevardi shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale

10:54 - 11/10/26
Zbulohet kazinoja në Has, arrestohet kamarieri, shpallet në kërkim pronari

Zbulohet kazinoja në Has, arrestohet kamarieri, shpallet në kërkim pronari

10:37 - 11/10/26
Rikthehet kampionati, Teuta vijon marshimin, fiton ndaj Skënderbeut

Rikthehet kampionati, Teuta vijon marshimin, fiton ndaj Skënderbeut

10:31 - 11/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com