GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dhunimi i familjes së Petraq Milos,reagon kryebashkiaku i Shkodrës

14:35 - 17/01/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhunimi i familjes së Petraq Milos,reagon kryebashkiaku i Shkodrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia e ka konsideruar të papranueshëm dhe skandaloz dhunimin e Petraq Milos, i cili aktualisht është sekretar për Çështjet Ekonomike dhe Financave në Partinë e Lirisë, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Malin e Zi.

Në një postim në “Facebook”, Spahia shkruan se ngjarja duhet zbardhur dhe se autoritetet duhet t’i japin dënimin e merituar doganierit që e ka bërë këtë veprim të ulët. Kryebashkiaku shton se këto veprime nuk i shërbejnë raporteve miqësore.

“Të papranueshme dhe tejet të rënda janë këto pamje që u bënë publike nga media. Dhuna ndaj qytetarëve që lëvizin në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi përmes pikës së kalimit kufitar të Muriqanit, është një akt skandaloz i elementëve që nuk i bëjnë nder asnjë trupe policie në asnjë vend të botës. I bëj thirrje autoriteteve shqiptare që të kërkojnë me forcë zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e këtyre akteve.

Autoritetet e shtetit të Malit të Zi duhet ta hetojnë rastin në fjalë dhe t’i japin dënimin e merituar veprimeve të tilla që nuk i shërbejnë aspak raporteve miqësore mes dy vendeve tona dhe punës se madhe që është bërë deri në funksionimin me një doganë të përbashkët. Sot mbi gjithçka prevalon ligji dhe aktet e dhunës ndaj qytetarëve janë të papranueshme, aq më tepër nga uniforma e shtetit”, shkroi Spahia.

Dhuna ndaj Petraq Milos

Petraq Milo dhe familja e tij janë dhunuar nga Policia malazeze në doganën e Muriqanit. Pamjet e dhunës janë bërë virale në rrjetet sociale. Ish-këshilltari i ish-presidentit Ilir Meta është nxjerrë zvarrë nga makina dhe më pas është përplasur pas një tjetre.

Po ashtu, të njëjtin “fat” ka pasur edhe i biri, ndërsa një grua e dhunuar barbarisht, ka humbur ndjenjat brenda makinës. Personi që i ka dhunuar është identifikuar si doganieri Nikola Boljeviç. Deri më tani ka reaguar vetëm Partia Demokratike, por asnjë institucion tjetër shtetëror.

Etiketa: dhunimiPetraq Milosreagim

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Zbulohen fakte të reja nga dhunimi i mësuesit 59-vjeçar në Tepelenë

Zbulohen fakte të reja nga dhunimi i mësuesit 59-vjeçar në Tepelenë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com