GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dhunoi barbarisht 28-vjeçaren, kërkohet burg për Gleard Gushollin

09:57 - 18/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhunoi barbarisht 28-vjeçaren, kërkohet burg për Gleard Gushollin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrest me burg për 31-vjeçarin Gleard Gushollin, i cili akuzohet se mori peng dhe dhunoi barbarisht një 28-vjeçare, me të cilën ishte i lidhur.

Prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje për të tjerët. E reja, e cila ka lindur në Gjermani ka rrëfyer dje për News24 gjithë historinë e njohjes me 31-vjeçarin. “Gleardin e njoha në spital në Gjermani ku punoja si infermiere. Duke qenë se nuk dinte gjuhën më caktuan mua të kujdesesha për të. Kështu nisi njohja jonë. Më pas filluam bashkëjetesën në një banesë pranë banesës së prindërve të mi”. 28-vjeçarja la Gjermaninë dhe erdhi në Tiranë dhe u mbajt peng dhe u dhunua barbarisht prej tij.

Prindërit e saj kishin ikur në Gjermani prej 30 vitesh ku kanë ngritur jetën e tyre. Në Gjermani ka lindur dhe 28-vjeçarja e cila është shtetase gjermane. Ajo ka treguar për gazetaren Klodiana Lala se pas njohjes në spital, kishte nisur bashkëjetesën me Gleardin dhe ishin shpërngulur të një banesë pranë prindërve të saj të cilët i kishin ndihmuar. Por që në ditët e para kanë nisur skenat e dhunës.

“Ai u arrestua në Austri dhe pas burgut u kthye në Tiranë. Ne nisëm të komunikonim sërish dhe unë lashë gjithçka dhe erdha në Tiranë. Në momentin që erdhëm këtu u bë obsesiv dhe kontrollonte gjithçka timen. Vendosi të më mbante peng në banesë dhe më ka dhunuar në mënyrë barbare. Më ka goditur me këmbë të karriges, më ka kërcënuar me thikë, më ka shantazhuar se do bënte disa video që ai nën dhunë dhe presion kishte filmuar ndërsa isha në dush. Kam tentuar të hidhem dhe nga kati i pestë. Ai më tha që dua që të vuash, jo të vetëvritesh”, tha vajza.

“Intervista është marrë me shumë vështirësi për shkak të gjendjes së saj të rëndë. Vajza është shoqëruar nga daja dhe babai i saj, i cili ishte tejet i terrorizuar dhe ka kërkuar drejtësi. Vajza ishte e traumatizuar dhe dridhej e tëra duke apeluar për drejtësi. Ai e ka prerë me thikë në çdo pjesë e trupit dhe shenjat ishin të dukshmë në pjesët e këmbëve. Ajo tha se plagët fizike do t’i shërohen, por trauma dhe plaga psikologjike jo. Vajza tregoi deklaroi se sapo të ketë mundësi të udhëtojë, do të largohet nga Gjermania, por lutja e saj është për autoritetet shqiptare që të vendosin drejtësi”, raportoi më tej gazetarja Klodiana Lala.

Ndërkohë që goditja e tyre ndaj saj, përveç dhunës ka qenë mohimi që njerëzit e 31-vjeçarit i kanë bërë para bluzave të bardha. “Kushërira e Gleardit më ka ndihmuar të dilja nga shtëpia. Kunata na pa tek ashensori dhe më tha ‘çfarë të ka bërë vëllai im kështu’. Por kur zbritëm tek ambulanca ajo dhe kushërira e tij thanë që nuk e njohim, e gjetëm në rrugë dhe në spital kam ardhur me ambulancë”, ka rrëfyer më tej vajza.

Etiketa: barbaredhuna

Lajme të lidhura

Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia
Aktualitet

Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia

21:40 - 16/03/26
Skandal në Këlcyrë, 67-vjeçari dyshohet për abuzim me një 10-vjeçare, nën hetim edhe për dy të mitur të tjerë
Aktualitet

Skandal në Këlcyrë, 67-vjeçari dyshohet për abuzim me një 10-vjeçare, nën hetim edhe për dy të mitur të tjerë

21:30 - 16/03/26
Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçar
Aktualitet

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçar

20:43 - 16/03/26
Para
Boçi: Bashkëpunim me kompani prestigjioze ndërkombëtare

Boçi: Bashkëpunim me kompani prestigjioze ndërkombëtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje
Breaking Views

Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje

23:30 - 16/03/26

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

Lexo më shumë
Evi Kokalari shpall kandidaturën për kreun e PD, sfidon Berishën: Raportim në DASH për çdo manipulim votash

Evi Kokalari shpall kandidaturën për kreun e PD, sfidon Berishën: Raportim në DASH për çdo manipulim votash

23:00 - 16/03/26
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin

22:52 - 16/03/26
Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar

Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar

22:05 - 16/03/26
Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia

Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia

21:40 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com