GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kurti: Ka një propozim franko-gjerman, por jo diçka përfundimtare

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se ka një iniciativë franko-gjermane e cila dëshiron t’i jap më shumë fuqi Miroslav Lajçak, por sipas tij nuk ka diçka përfundimtare e aq më pak vendimtare që do të mund të thuhet se ky është propozimi franko-gjerman lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Ai tha se në takimin e 18 gushtit në Bruksel ka prezantuar një kornizë të përgjithshme të dialogut. Këto komente Kurti i bëri nga Gjilani pas takimi që zhvilloi me kryetarin e kësaj komune, Alban Hyseni.

“Unë kam propozuar kornizën e përgjithshme të dialogut, ka një iniciativë franko-gjermane e cila dëshiron që t’i jap edhe më shumë fuqi zotit Lajçak, sikurse i jep edhe mbështetja e vazhdueshme amerikane. Diskutohen modele të ndryshme por nuk ka diçka përfundimtare e aq më pak vendimtare që do të mund të thuhej se ky është propozimi fanko-gjerman dhe rrjedhimisht diskutojeni tash e jepni vërejtjet. Më shumë ka si të them ide që qarkullojnë Berlin, Bruskel, Washington, por edhe Londër, Romë, Paris, Beograd dhe Prishtinë. Unë kam zotim të plotë për transparencë për procesin, por është edhe konfidencialiteti i bisedimeve paralelisht me transparencën e procesit, dhe të gjitha idetë me të cilën shpeshherë ne testohemi nga zyrtarë dhe diplomatë të ndryshmit nuk mund t’i hedhim në opinion. Pra duhet diçka të ngurtësohet që të publikohet, përderisa është le të themi në gjendje të lëngshme nuk është korrekte nga ana ime që ta publikoj. Pas ngurtësimit vjen publikimi”, tha ai.

Lidhur me trendet ekonomike, për të cilat foli edhe dje, kryeministri Kurti theksoi se të arriturat janë të pakontestuara dhe në këto kanë ndikuar edhe vullneti i disa vendimeve të qeverisë. Lidhur me kritikat e opozitës për këto trende, Kurti tha se opozita e sulmon dhe kritikon sepse e ka detyrë.

“Asnjëra prej shifrave që unë kam prezantuar nuk është kontestuar opozita më sulmon, opozita më kritikon sepse e ka këtë detyrë për nga natyra, mirëpo përndryshe të arriturat tona janë të padiskutueshme. Nuk mund të them se rritja e bizneseve të ekonomisë në përgjithësi e në veçanti e eksporteve është dora e qeverisë, por është vullneti dhe disa vendime të qeverisë, dora është e punëtorëve, punëtorët që kanë prodhuar e që pastaj bëhet eksporti ata e kanë dorën ne e kemi vullnetin dhe vendimin”, u shpreh Kurti.

Në Gjilan, shefi i qeverisë kosovare foli edhe rreth dorëheqjen së ministrit, Rifat Latifi nga posti i ministrit të Shëndetësisë, për të cilit u shpreh se bëri aq sa mundi për 10 muaj udhëheqje.

Kurti tha se me Latifin do të vazhdoj bashkëpunimin dhe se nuk ka asnjë projekt që ai e ka nisur e që qeveria do ta ndalë.

“Unë nuk e kam shkarkuar ministrin e Shëndetësisë, ai ka dhënë dorëheqje unë e kam falënderuar për punën dhe angazhimin ai nuk ka kursye as dijen as përvojën dhe as kontaktet ndërkombëtare dhe për 10 muaj ka bërë krejt çfarë ka mundur, por ai nuk është një person që nuk reflekton edhe mbi punën e vet dhe ai ka thënë se me situatën me të cilën ballafaqohet dhe me kapacitetet që ekzistojnë kaq mund të bëjë. Pra ju e dini që doktor Rifat Latifi është një akademik dhe profesionalist i shkëlqyer dhe ka vlerë të madhe edhe si akademik perëndimor. Unë do të vazhdoj komunikimin dhe bashkëpunimin me të jo në këtë detyrë me vullnetin e tij. Nuk ekziston asnjë projekt që ai ka nisur e ne do ta ndalim, dhe nuk ekziston asnjë punë që ai është angazhuar dhe ne nuk do ta vazhdojmë”, tha ai.

Shefi i ekzekutivit kosovar shtoi se nuk është e vërtetë që ne po ruajmë para në mënyrë që t’i shpenzojmë në importin e energjisë elektrike.

“Nuk është e vërtetë që ne po ruajmë para në mënyrë që t’i shpenzojmë në importin e energjisë elektrike, çfarë ne po bëjmë është se së pari po tregojmë se është e mundshme të mos i shpenzosh të gjitha paratë sepse qeveritë e kaluara kanë krijuar borxhe sikurse po e shohim edhe këtu në Gjilan ndërsa ne edhe zvogëlojmë borxhin edhe tregojmë se është e mundshme të ruhet paraja publike. Për punët që nuk kryhen nga operatorët ekonomik ne nuk paguajmë, ne paguajmë vetëm për punët që kryhen. Tash meqenëse ka pas inflacion dhe kemi pas vërejtje se kontratat janë vjetërsuar për nga shuma me të cilën duhet të kryhen punët me ministrinë e Financave e kemi përpiluar një projekt-ligj mbi punët publike në mënyrë që të merret përsipër edhe çështja e inflacionit”, tha ai.

Gjatë qëndrimit në Gjilani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi edhe disa biznese por edhe mori pjesë në vendosjen e gur-themelit për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare.

 

Etiketa: Albin KurtidialogKosoveSerbi

Lajme të lidhura

Sot, zgjedhje të jashtëzakonshme në Serbi, studentët përballë Vuçiçit, shans ‘i artë’ për Koalicionin Shqiptar
Breaking Views

Sot, zgjedhje të jashtëzakonshme në Serbi, studentët përballë Vuçiçit, shans ‘i artë’ për Koalicionin Shqiptar

08:48 - 25/10/26
Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar
Kosovë & Rajon

Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar

15:15 - 24/10/26
Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26
Para
Dëmtohet Marash Kumbulla, humb ndeshjen e radhës me Kombëtaren

FOTO/ Kumbulla hedh prapa krahëve dëmtimi: Është bukur të rikthehesh sërish në fushë

Discussion about this post

TË FUNDIT

U plagos në protestë/ “Familja kuqezi është pranë tij”, Armand Duka mesazh për Erjon Vishkullin
Breaking Views

U plagos në protestë/ “Familja kuqezi është pranë tij”, Armand Duka mesazh për Erjon Vishkullin

11:10 - 25/10/26

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas plagosjes së rëndë të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, pjesëtar i...

Lexo më shumë
Si do ta ndalojë Mbappén? Hansi Flick tregon shqetësimet para El Clasicos

Si do ta ndalojë Mbappén? Hansi Flick tregon shqetësimet para El Clasicos

10:53 - 25/10/26
“Dialogu në letër, protesta në flakë” – DW: Studentët nuk tërhiqen! Rama kërkon dialog, por bën akuza

“Dialogu në letër, protesta në flakë” – DW: Studentët nuk tërhiqen! Rama kërkon dialog, por bën akuza

10:45 - 25/10/26
The New York Times: Qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama

The New York Times: Qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama

10:00 - 25/10/26
Të pamëshirshëm! Grupi i policëve rrethon dhe shtrin përtokë burrin e moshuar

Të pamëshirshëm! Grupi i policëve rrethon dhe shtrin përtokë burrin e moshuar

09:48 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com