GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Dialogu me Serbinë, sfida më e madhe e Qeverisë Kurti në 2022

23:13 - 30/12/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Dialogu me Serbinë, sfida më e madhe e Qeverisë Kurti në 2022
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dialogu me Serbinë po shihet si sfida më e madhe për Qeverinë Kurti në vitin e ardhshëm.

Sipas profesorit të shkencave politike Belul Beqaj çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të jetë pika kyçe në këtë proces. Ai ka thënë se kjo çështje do ta kthejë kryeministrin Kurti kundër vetvetes e njëjtë edhe Kosovën.

“S’mundemi të ecim përpara pa e zgjidhë këtë. Çështja është e thjeshtë por po komplikohet pa arsye. Le të dalim me propozim duke iu përshtatur Kushtetutës…. s’pajtohet Serbia e dimë, por ne do të shfaqemi bashkëpunues”, ka thënë ai.

Ndërkaq për punët e brendshme ai ka deklaruar se vetingu është sfida kryesore.

Profesori i ekonomisë, Berim Ramosaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ndërtojë alternativa kreative. Sipas tij, zgjidhja e vetme është bashkëpunimi me ndërkombëtarët për të ndërtuar Asociacion që “s’prish sistemin e Kosovës”.

“Ka mundësi alternative, dhënien e pushtetit apo ndërtim të asociacionit që s’prek sistem. Ta bëjmë me ndërkombëtarët. E assesi të pranojmë asociacion siç e shohim në letër”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq Lulzim Peci nga Instituti KIPRED ka thënë se administrata amerikane po kthehet në rajon me artileri të rëndë, duke aluduar në përzgjedhjen e ambasadorëve të rinj.

Ai ka paralajmëruar se Kosova ende s’ka parë presionin që do të vijë nga administrata e presidentit Joe Biden.

“Nëse ne vazhdojmë me këtë storie do humbim këtë administratë për të bërë marrëveshje. Do të mbesim të izoluar. Kurrkush me zor s’mund të na ç’izolojë e të bëhemi pjesëtarë të bashkësisë ndërkombëtare. Fati i Kosovës është se s’na duhet anëtarësia në OKB për anëtarësim në NATO e BE. Pasi që Serbia po rri në karrige me tri këmbë, këmbët po largohen e do të vijë momenti i së vërtetës se kah do të shkojë. S’duhet të na ikë shansi historik”, ka thënë ai.

Etiketa: DialoguKurtiqeveriaSerbia

Lajme të lidhura

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës
Kosovë & Rajon

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

16:21 - 04/04/26
E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Para
Qindra refugjatëve afganë u është refuzuar viza amerikane

Qindra refugjatëve afganë u është refuzuar viza amerikane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com