GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Diferencë e theksuar, Lezha dhe Shkodra me pagat mesatare më të ulëta në vend

08:02 - 13/10/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Paga mesatare 830 euro, por gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lezha dhe Shkodra kishin pagat mesatare më të ulëta në krahasim me 12 qarqet e vendit, sipas të dhënave rajonale të INSTAT. Në vitin 2023, paga mesatare në Lezhë ishte 56,802 lekë në muaj dhe në Shkodër 57,043 lekë në muaj. Në anën tjetër, Tirana kishte pagë mesatare 79,212 lekë në muaj, ndjekur nga Gjirokastra me 65 mijë lekë në muaj.

Të dhënat e pagave mesatare sipas qarqeve tregojnë për një diferencë të theksuar në nivel kombëtar, ku Tirana kryeson me një pagë mesatare ndjeshëm më të lartë se pjesa tjetër e vendit, si rrjedhojë e përqendrimit më të madh të aktiviteteve ekonomike, institucioneve publike dhe kompanive private që ofrojnë paga më konkurruese në kryeqytet.

Në krahun tjetër, pagat më të ulëta regjistrohen në Lezhë (rreth 56,800 lekë), me pagë 40% më të ulët se Tirana; në Shkodër, me pagë 38% më të ulët se Tirana; dhe në Berat, gjithashtu me pagë 38% më të ulët se Tirana. Pagat në qarqe tregojnë për prani më të ulët të sektorëve me vlerë të shtuar dhe punësim më të lartë në aktivitete me produktivitet të kufizuar, si tregtia e vogël apo bujqësia.

Gjirokastra renditet pas Tiranës me një pagë mesatare prej rreth 65,000 lekësh, duke u dalluar si një nga qarqet më të paguara në jug, ndoshta si pasojë e zhvillimit të turizmit dhe sektorëve të shërbimit. Qarqe si Dibra, Fieri, Kukësi dhe Durrësi qëndrojnë në një nivel të ngjashëm, midis 61–62 mijë lekëve, që përfaqëson mesataren e përgjithshme kombëtare.

Në total, hendeku mes Tiranës dhe qarqeve më të varfra shkon deri në mbi 20 mijë lekë, duke reflektuar diferenca të forta ekonomike rajonale.

Është paradoksal fakti që Kukësi, një nga qarqet me nivelin më të ulët të jetesës në vend, shfaqet me një pagë mesatare relativisht të lartë krahasuar me disa qarqe të tjera si Lezha, Shkodra apo Berati. Kukësi ka një numër më të vogël të punësuarish dhe, për pasojë, disa sektorë të kufizuar — veçanërisht në administratë, arsim apo shëndetësi — kanë një peshë më të madhe në llogaritjen e pagës mesatare.

Në këto sektorë, pagat janë të rregulluara dhe shpesh më të larta se në tregun privat lokal. Kjo bën që mesatarja të ngrihet, edhe pse pjesa më e madhe e popullsisë nuk punon në sektorë me paga të tilla.

Paga e lartë mesatare nuk përkthehet në mirëqenie të përgjithshme, pasi pjesëmarrja në tregun e punës është e ulët dhe një pjesë e madhe e familjeve mbështeten ende në remitanca dhe të ardhura nga jashtë./ Monitor

 

Etiketa: Lezhe-Shkoderpaga

Lajme të lidhura

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje
Aktualitet

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire
Aktualitet

Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire

21:00 - 23/04/26
Para
Lot dhe gëzim në Tel Aviv! Lirohen 20 pengjet izraelite nga Hamasi

Lot dhe gëzim në Tel Aviv! Lirohen 20 pengjet izraelite nga Hamasi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Botë

Tërmeti me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter godet Greqinë, regjistrohen disa pasgoditje

08:00 - 24/04/26

Një tërmet i fortë goditi brigjet e Kretës në orët e para të mëngjesit. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti kishte një...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 24 Prill 2026

07:41 - 24/04/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 24 Prill 2026

07:39 - 24/04/26
“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com