GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pamjet – Digjet banesa në Shkodër, humb jetën 52-vjeçari. Fqinji: Zjarrfikësja u vonua 40 minuta

10:32 - 14/04/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pamjet – Digjet banesa në Shkodër, humb jetën 52-vjeçari. Fqinji: Zjarrfikësja u vonua 40 minuta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një person ka humbur jetën në Shkodër pasi banesa e tij u përfshi nga flakët. Viktimë ka mbetur Jakup Çotaj, 52 vjeç.

Banesa ku ai jetonte bashkë me bashkëshorten në fshatin Zogaj është përfshirë nga flakët rreth orës 02:10, duke u djegur plotësisht.

Si pasojë e zjarrit, kryefamiljari humbi jetën, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri. Nga ana e autoriteteve, një hetim ka nisur për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Në një njoftim paraprak për ngjarjen, policia tha se zjarri dyshohet të jetë aksidental.

“Rreth orës 02:10, në lagjen ‘Zogaj’, dyshohet se aksidentalisht, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Jakup Çotaj, 52 vjeç, e cila është djegur plotësisht. Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi Jakup Çotaj, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi policia.

Burime pranë grupit hetimor thanë se ka dyshime që se shkak i zjarrit të ketë qenë një cigare e ndezur, të cilën 52-vjeçari po e konsumonte në katin e dytë të banesës. Dyshohet se 52-vjeçarin e ka zënë gjumi teksa po shikonte televizor.

“Zjarrëfikësja u vonua”

Një fqinj i familjes Çotaj, duke folur për gazetarët, tha se zjarrfikësja u vonua 40 minuta për të shkuar në vendngjarje pas marrjes së njoftimit.

Sipas tij, nëse forcat zjarrfikëse do të ndërhynin më shpejt, atëherë 52-vjeçari mund të ishte shpëtuar.

“Ka dalë e shoqja jashtë për të kërkuar ndihmë, se vetëm unë jam komshi. Duke thirrur e duke bërtitur ‘hajde se u dogj burri’. E kanë gjetur atje te dera. Kam marrë djalin dhe gruan, jam futur deri në katin e parë të shkallët duke i thirrur. Hyra në kat të dytë, më ka dalë tymi dhe flaka përballë. Erdhi djali me shokun më pas, janë ngjitur deri lart dhe rrezikuan të mbeteshin atje nga tymi.

Zbritëm poshtë, mora zorrën, u mundova ta fik. Lajmëruam zjarrfikësen, i ka dalë Malësia e Madhe, i ka thënë ‘ne s’kemi punë me atë punë’. I tha ‘po digjet shtëpia’. Mori policinë, policia i tha ‘lajmëro zjarrfikëset’. Ka marrë sërish zjarrfikëset e Shkodrës, ata janë vonuar 40 minuta. Erdhën 4 zjarrfikëse, deri në orën 08:00 kanë ndenjur këtu, derisa nxorën kufomën këtu. Ai ishte gjallë e shëndoshë, ne nuk arritëm të bënim atë që duhej”, tha fqinji.

Dëshmia e tij sjell në vëmendje mungesën e një numri unik për emergjencat në rrethe. Problematika u evidentua edhe në një raport të fundit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Etiketa: Kryesore1ShkodërZjarr

Lajme të lidhura

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin
Aktualitet

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani
Aktualitet

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Para
Sera me kanabis në mes të pyllit, 3 në pranga dhe 2 në kërkim – Emrat

Sera me kanabis në mes të pyllit, 3 në pranga dhe 2 në kërkim - Emrat

Discussion about this post

TË FUNDIT

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com