GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Dikur i iknin varfërisë, sot krimit dhe hajdutërisë!

18:06 - 09/08/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Duhet të na shqetësojnë provokimet serbe po aq sa mos shqetësimi i Piktorit ndaj armatosjes së Serbisë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Kim Mehmeti

8 gushtit i vitit 1991 ishte rrëqethës sepse shqiptaria u përballë me të pabesueshmen: se ajo pak Shqipëri e dal nga ëndrra mbarë shqiptarë, ishte e paaftë t’i ushqente ato pak shqiptarë që jetonin brenda kufijve të saj. Dhe atë ditë shtetit tonë amë i ndodhi më poshtëruesja që mund t’i ndodhë një vendi – që shumë të rijë shqiptarë, para syve të gjithë botës, të pranonin se vendin e ndjenin si ‘varrezë masive’ të ëndrrave të tyre.

Ai ishte viti kur ne shqiptarët këtej kufirit nuk ia dilnim ta kuptonim si mund të ikësh nga vendlindja dhe si ndodhi që të mbetemi popull të cilin o dhunshëm e dëbojnë, o e detyrojnë ta braktisë vendlindjen.

Pastaj, kur e pamë se Shqipëria nuk ishte ajo e ëndrrave tona, kur e pamë se ajo ishte shndërruar në mallkim e burg për shqiptarët që jetonin atje, u përballëm me pyetjen më absurde: cilët shqiptarë ishin të mallkuar – ne që jetonim nën trysninë e urrejtjes sllave, apo ata që kishin jetuar nënë çmendurinë ideologjike të Xhaxhit Enver.

Por si çdo dhembje tjetër, edhe këtë të 8 gushtit, e mbuluan shpresat se Shqipëria do bëhej çadër mbrojtëse për mbarë shqiptarinë, se të gjithë ne do e kuptonim se para së gjithash e mbi të gjitha, një shtet vlerësohet nëpërmjet asaj sa atë e duan dhe çmojnë ata që e kanë themeluar dhe jetojnë aty si dhe, sa ai vend është mburojë e dinjitetit dhe krenarisë së popullit të vet.

Për fat të keq Shqipëria jo vetëm që nuk ia doli ta mbrojë krenarinë e shqiptarisë, por ajo sot ngjanë si të ishte në duart e ‘çubrilloviqëve’ që ëndërronin një ‘Ballkan të Hapur’ sllav, por pasi që trojet shqiptare të mbeteshin pa shqiptarë.

Dhe kështu ka vite që Shqipëria i ngjanë një liqeni që zbrazet e nuk mbushet, të cilin liqe e ka mbuluar myshku i krimit dhe hajdutërisë që ua merr frymën shpresave rinore . Apo i ngjanë lulishtes pa rojtarë, nga e cila çdokush i shkulë filizat e porsambirë, që ato t’i mbjellë në kopshtin e vet.

Dhe nëse dikur shqiptarët e Shqipërisë i iknin varfërisë, sot ata i ikin ‘diktaturës’ demokratike, e cila ua ka marr të gjithë, përpos të drejtës që lirshëm ta jetojnë varfërinë e vet. Nëse dikur shqiptarët donin t’i shpëtonin përndjekjes së sigurimsave të Xhaxhit Enver, sot ata duan të çlirohen nga patronazhistët e Pakorit si dhe nga arrogance e ‘Rilindësve’, nga ata që e rrënojnë Teatrin Kombëtarë për të ndërtuar kulla të larta nga do mund ta shohin mjerimin që ka pllakosur Shqipërinë.

Është e dhembshme t’i paramendosh, e lë më t’i shohësh kolonat e të rinjve shqiptarë që e braktisin vendlindjen. Është rrëqethëse dhe të ngjanë në ëndërr të keqe kur lexon se nga dhjetë klandestinët që futen në Britaninë e Madhe, katër janë shqiptarë?!

Por duhet pranuar se ata që e braktisin vendlindje i dëbuam edhe ne që e përkrahëm ‘aleancën e qelbësirave’, edhe në që ia lejuam Piktorin të ndjehet si pronar i vetëm i shtetit, që ia mundësuam Kryeministrit të sotëm të Shqipërisë të besojë se jo vetëm vendi, por edhe populli nuk vlen gjë pa të. Të besojë se pasi të realizohet ‘Ballkani i Hapur’ nuk do ketë asnjë rëndësi përkatësia etnike, se ai e Shqipëria nuk do kenë nevojë për shqiptarë.

 

Etiketa: hajduteriaKim Mehmetikrimikryesore2varferia

Lajme të lidhura

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët
OP-ED

Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët

15:41 - 24/01/26
Para
Arti në zi/ Shuhet dirigjenti i njohur, i biri zbulon amanetin e tij

Arti në zi/ Ndërron jetë artisti i madh shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gati Amnistia Penale: 1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi
Aktualitet

Gati Amnistia Penale: 1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi

17:56 - 04/02/26

Burra që deri më 31 dhjetor 2025 janë dënuar me vendim të formës së prerë apo u ka mbetur edhe...

Lexo më shumë
Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit

Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit

17:47 - 04/02/26
Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit

Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit

17:37 - 04/02/26
Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

16:42 - 04/02/26
Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë

Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë

16:33 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com