GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport Qatar 2022

Dikur shpërndarës picash, të dielën luan në finale

19:29 - 16/12/22
në Qatar 2022, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Dikur shpërndarës picash, të dielën luan në finale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lojtari i kombëtares franceze Jusuf Fofana ka një histori të pabesueshme jete edhe pse ende i ri dhe do të ketë mundësinë të luajë në finalen e Botërorit të dielën.

Është vetëm 23 vjeç, është lojtarë i Monakos, ndërsa me kombëtaren ka debutuar tre muaj më parë.

Në fund të shtatorit të këtij viti, në ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Austrisë dhe Danimarkës, ai regjistroi minutat e para në skuadrën A të Francës dhe tashmë e pret loja për titullin kampion bote.

Në Katar ka hyrë në lojë si rezervë në ndeshjet kundër Australisë, Danimarkës dhe Polonisë, ndërsa kundër Tunizisë ka luajtur 73 minuta.

Në gjysmëfinale kundër Marokut, ai papritmas pati një shans për të zëvendësuar Adrien Rabiot, i cili nuk mundi të luante për shkak të gripit dhe Fofana e shfrytëzoi maksimalisht.

Ai luajti një ndeshje fenomenale, ishte i shkëlqyer në mesin e fushës dhe kontribuoi seriozisht në fitoren e Francës.

Megjithatë, fillimi i tij nuk ishte aspak i lehtë.

Fofana e kaloi një pjesë të futbollit të tij duke u rritur në akademinë e “Yllit të Kuq” francez, nga ku i thanë se nuk ishte mjaftueshëm i mirë dhe se duhej ta bënte rrugën diku tjetër.

Ndërsa përpiqej të depërtonte, duhej të menaxhonte edhe të ardhurat e tij, kështu që për një kohë ai punoi si shpërndarës picash.

“Ishte mënyra më e mirë për të fituar para për të përmbushur ëndrrat e mia. Kisha dyshime se a do t’ia dilja mbanë” – tha në një rast Fofana.

Futbollisti i ri në vitin 2017 ka ardhur nga liga e ulët Drancy në ekipin e të rinjve të Strasburgut dhe ka luajtur për seniorët e këtij klubi në sezonet 2018/19 dhe 2019/20. Ai mbërriti në Monako në dimrin e vitit 2020 dhe që atëherë ka qenë një lojtar standard i ekipit të parë.

Etiketa: finaleFrancashperndares picash

Lajme të lidhura

Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas
Sport

Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

23:30 - 02/02/26
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham
Sport

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

23:16 - 02/02/26
Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig
Breaking Views

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

23:00 - 02/02/26
Para
Dëshira e mësueses së parë të Messit: Para se të vdes, dua ta…

Dëshira e mësueses së parë të Messit: Para se të vdes, dua ta...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard
Breaking Views

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard

23:34 - 02/02/26

Kryeministri shqiptar Edi Rama shkaktoi polemika disa ditë më parë kur foli në Knesset (Parlamenti Izraelit): “Unë jam katolik, gruaja...

Lexo më shumë
Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

23:30 - 02/02/26
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

23:16 - 02/02/26
Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

23:00 - 02/02/26
Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

22:45 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com