GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Dikush t’i thotë të bëhet gati për te ‘313’” Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit përshëndet vendimin e Kushtetueses!

11:50 - 03/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
“Dikush t’i thotë të bëhet gati për te ‘313’”                                Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit  përshëndet vendimin e Kushtetueses!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese secili prej tyre reagoi duke përshëndetur vendimin e saj. Mehdi Malkaj, i cili pasditen e djeshme ishte në vendin ku para pak muajsh qëndronte godina e Teatrit, tha në një prononcim se dita e djeshme sillte në mendje dy ngjarje të ndryshme me njëra-tjetrën, por me mesazh të njëjtë.

Ai solli në vëmendje ngjarjet e 2 korrikut të viteve ‘90 ku shqiptarët u dyndën në ambasada për të braktisur Shqipërinë dhe 2 korrikun e ditës së djeshme, ku sipas tij, vendimi i Kushtetueses solli shpresë dhe dashuri. “2 korriku. Datë që shënon dy ngjarje. Dy korrikun e ‘90 kur shqiptarët u futën nëpër ambasada për të ikur nga këtu dhe 2 korriku i vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe që ngjall shpresë që ngjall dashuri. Ky 2 korrik është një alarm për diktaturën në të cilën ndodhemi. Meqë kam dëgjuar, vendimi i gjykatës tronditi këtë autokraci”, tha Malkaj.

Ndërkohë, avokatja e Aleancës paralajmëroi kryebashkiakun e Tiranës. “Mirënjohje pafund për kontributin e secilit dhe faleminderit për besimin që më dhatë. Sot fitoi Teatri. Sot fitoi SHQIPËRIA. Sot më shumë se kurrë fëlliqësira e Bashkisë e di kush fitoi. Dikush t’i thotë të bëhet gati për te ‘313’”, tha Adriana Kalaja.

SKEPTICIZMI

Teksa nuk e fshehu gëzimin e vendimit të Kushtetueses shkrimtarja Flutura Açka ende është skeptike ndaj vendimit. Ajo druan se mos arsyetimi i vendimit fsheh diçka tjetër. “Çështja e Teatrit do të vendosë çdo të bëhet me 20 vitet e ardhshme të demokracisë, a do ta marrë në dorë buldozeri i egos, parasë dhe kriminelëve me pushtet historinë dhe kulturën shqiptare, apo do të shpëtohet demokracia jonë, pra që protesta bën sens, që shumica vendos, që ligji është mbi të gjithë.

Shfaqja si ajo e orëve në të gdhirë të 17 majit 2020 ishte një nga shfaqjet më të shëmtuara në historinë e shtetit shqiptar. Ata që nuk u tronditën nga shfaqja e armëve, policëve, dhunës së shtetit mbi një grusht artistësh dhe një godine (shembjes së të cilës do t’i mjaftonte një referendum i ndershëm), ose janë naivë dhe nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh, ose pranojnë përuljen nga partia-shtet pa kurrfarë dyshimi, ose janë antishqiptarë. Teatri e preu me thikë demokracinë tonë. Nuk është çështja të fitojë një e drejtë e dhunuar, as t’u jepet e drejta qëndrestarëve të Teatrit – një prej rezistencave më të bukura të demokracisë – por t’i thuhet ndal kujtdo që e kujton demokracinë shqiptare dhe shtetin si çifligun e vet”, reagoi dje shkrimtarja që u zgjodh deputete në listat e PD-së më 25 prill.

Sociologu Ergys Mërtiri, një tjetër qëndrestar i Teatrit, gjithashtu shprehet skeptik se qeveria do të provojë çdo tentativë për të arritur qëllimin e saj, por sipas tij, do ta bëj gjithnjë e më shumë qesharake. “Sigurisht, pehlivanët e qeverisë do të përpiqen të gjejnë shtigje për ta çuar deri në fund çmendurinë e Edi Ramës, por e sigurt është që gjithmonë e më të fëlliqur ata po dalin në ketë histori. Sido që të shkojë fati i kësaj historie, më shumë se fitues dhe humbës, në fund nuk do të kemi dinjitarë dhe të menderosur. Jam i kënaqur sot të pohoj me gojën plot se në këtë histori u rreshtova në anën e së drejtës dhe me vjen keq për shumë të tjerë që u zhgërryen në llucën e pushtetit”, shkroi Mërtiri./Panorama.al

Etiketa: Aleanca per TeatrinGjykata Kushtetuesemehdi malkajvendim

Lajme të lidhura

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00
Breaking Views

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

20:25 - 25/02/26
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës
Breaking Views

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet
Ekonomi & Sociale

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Para
Memli Krasniqi zgjidhet në krye të PD në Kosovë

Memli Krasniqi zgjidhet në krye të PD në Kosovë

TË FUNDIT

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26

- Atalanta ka prerë biletën për në fazën e 1/8-ave të Champions League pas një përmbysjeje spektakolare ndaj Borussia Dortmund...

Lexo më shumë
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

20:25 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com