GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Dil nga zyra ime”, fituesit e doktoraturave shpallen pa emra e pa pikë

22:38 - 12/01/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
“Dil nga zyra ime”, fituesit e doktoraturave shpallen pa emra e pa pikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike janë hapur 4 kuota për doktorantë dhe sipas një kandidati, procesi nuk ka qenë aspak transparent. Kur ka dorëzuar dokumentet, kandidatit në fjalë nuk i janë marrë nga punonjësja e protokollit artikujt dhe konferencat shkencore ku ka marrë pjesë. Në denoncimin për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan, kandidati thotë se kur u shpallën fituesit, emrat e tyre nuk u deklaruan e as pikët e vlerësimi për secilin.

Denoncuesi: Kam mbaruar studimet për “Bachelor” dhe “Master Shkencor” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë Tiranë. Aktualisht, prej 4 vitesh punoj si pedagog i brendshëm pranë një institucioni të arsimit të lartë privat në Shqipëri. Kam kandiduar për ciklin e tretë të studimeve “Doktoratë” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë Tiranë. Afati i fundit i aplikimit ka qenë data 24 Nëntor 2023. Gjatë dorëzimit të dokumentave për plotësimin e dosjes për kandidim, dorëzova të gjithë dokumentat dhe erdhi pjesa e dorëzimit të artikujve shkencorë dhe konferencave. Në atë momente, vajza që punon si pjesë e protokollit më tha që “nuk ka nevojë sepse i ke dokumentuar në CV”. Prita daljen paraprake të kandidatëve për doktoraturën. Kemi bërë prezantimin e projektit, jemi larguar dhe 2-3 ditë më pas kanë dalë përgjigjet paraprake të fituesve për ciklin e tretë të studimeve “Doktoratë”. Isha renditur i treti me 2.32 pikë diferencë nga vendi i dytë, shoh që në renditjen paraprake, fituesit ishin renditur sipas kartës së identitetit, me numër ID, jo me emër dhe mbiemër. Gjithashtu, vërej tek faktori i vlerësimit “Konferenca dhe artikuj shkencorë” jam vlerësuar me 0 pikë me pretendimin se nuk i kam dorëzuar. Kam dorëzuar letrën e ankimimit dhe dokumentat e artikujve shkencorë dhe konferencave. 2 konferencat e noterizuara dhe artikuj shkencorë të fotokopjuar.

Gazetarja: Pra, në finale nuk jua pranuan?

Denoncuesi: Në finale nuk u pranua.

Gazetarja: A dolën listat përfundimtare?

Denoncuesi: Listat përfundimtare dolën, përgjigjia ishte e njëjtë si listat paraprake.

Gazetarja: Ju e dini se kush e ka fituar?

Denoncuesi: Procesi këtu është i parregullt, duke filluar që nga paraqitja pa emër dhe pa atësi dhe pa mbiemër e fituesve.

Gazetarja: Ju nuk e dinit si do të vlerësoheshit në rast se keni 5 vite në shtet apo 5 vite në privat?

Denoncuesi: Asnjëri nga faktorët për të cilët na kanë vlerësuar dosjen, nuk ka pasur një rregullore se si do të vlerësohen këta faktorë.

Gazetarja: Dhe ju dyshoni se ndoshta kanë fituar persona që nuk e kanë merituar?

Denoncuesi: Patjetër.

Denoncuesi takon kryetaren e komisionit AD-HOC Enkeleda Sinaj, e cila shprehet se procesi ka qenë transparent, pavarësisht mosdeklarimit të pikëve.

Enkeleda Sinaj, kryetarja e komisionit: Komisioni të gjithëve ju kishte të barabartë.

Denoncuesi: Më duhet një VKM, që duhet të ishte bërë zyrtare në lidhje me mënyrën sesi pikëzohet dosja, nuk e kemi patur. Ti më thua e dinte komisioni, unë nuk e dija. Pra një artikull brenda vendit kaq pikë, një artikull jashtë vendit kaq pikë, një konferencë kaq pikë, 2 vite punë kaq pikë, 5 vite punë kaq pikë, 10 vite punë, për këtë po të pyes. A ka një rregullore të shkruar?

Enkeleda Sinaj, kryetarja e komisionit: Të gjithë skedën e vlerësimit e përcakton, miraton komisioni AD-HOC, prandaj është komisioni.

Denoncuesi: Domethënë e përcakton në moment?

Enkeleda Sinaj, kryetarja e komisionit: Po, në moment!

Denoncuesi: Pa u bërë e ditur për aplikantin?

Enkeleda Sinaj, kryetarja e komisionit: Të lutem, të gjitha gjërat që kanë të rreshtuara ne kemi nxjerrë udhëzimin 5, e ka nxjerrë institucioni dhe jo Rektorati dhe janë marrë në konsideratë të gjitha ato. Të lutem, më transparent nuk kishte, ku të shkonte.

Kur kërkoi më shumë shpjegime, Sinaj e nxorri nga zyra të interesuarin.

Denoncuesi:
A ka një udhëzim të shkruar për kartën e ID dhe a ka një udhëzim të shkruar për pikëzimin e dosjes?

Enkeleda Sinaj, kryetarja e komisionit: Tani, të lutem!

Denoncuesi: A mund ta kem të fotokopjuar? Ta marr me vete!

Enkeleda Sinaj, kryetarja e komisionit: Të lutem! Unë e mbarova bisedën me ty.

Denoncuesi: Ka, apo s’ka?

Enkeleda Sinaj, kryetarja e komisionit: Ore, dil nga zyra ime të lutem!

Për këtë situatë, emisioni “Stop” në Tv Klan iu drejtua ish-zëvendësministres Nora Malaj, hartuese e ligjit për arsimin e lartë. Malaj thotë se nuk ka arsye pse të mbahen të fshehtë emrat e kandidatëve dhe fituesve. Ajo thotë se publikimi i kritereve dhe pikëve duhet të jenë të detyrushme në mënyrë që procesi të mos bëhet pis.

Gazetarja: A mundet që në rezultatet paraprake dhe në ato përfundimtare, të kemi dhënien e emrave fitues me ID dhe më pas zhdukjen e emrave përfundimtarë? A është kjo një mënyrë transparente?

Nora Malaj: Kur flasim për doktoraturat që janë niveli i studimeve më të larta në drejtim të kërkimit shkencor, kur kemi parasysh që edhe kuotat janë të limituara, transparenca është kryefjalë. Nëse vendos ta pranojë me ID që është detyruese, të ketë edhe emrin, dhe unë mendoj që nuk ka arsye pse të mos ketë emrin, në fund të listës së fituesve duhet bashkangjitur dhe emri që të mos ketë asnjë keqkuptim. Duhet të krijohet një rregullore, në mënyrë që unë, ti apo ai tjetri, të dimë si do të garojmë, të dimë cilat janë kushtet që do të garojmë, cilët do të jenë pikët dhe mbi bazën e tyre, të gjithë janë shumë të qetë në rezultatet që ata kanë në dosjen që ata kanë përgatitur. Flasim për nivelin më të lartë dhe duam transparencën më të lartë, nëse kjo nuk ekziston, atëherë vetë procesi pa dashjen e individëve që mund të kenë dashamirësinë, që mund të kenë lirinë akademike, e bëjnë pis duke mos e vënë deri në fund edhe detajin për të gjithë procesin.

/tvklan.al

Etiketa: DenoncimidoktoraturamjekesiaSkandal

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Ndryshimet në Qeveri, Kulla: Rama do bëjë lëvizje të reja, ja skema

Ndryshimet në Qeveri, Kulla: Rama do bëjë lëvizje të reja, ja skema

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com