GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dinamo me dhimbje koke në prag të provës “Skënderbeu”

10:39 - 08/02/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Dinamo rikthehet te fitorja dhe merr kryesimin, Tërbuni mposht Lushnjen në shtëpi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dinamo fitoi ndeshjen e fundit përballë Orikumit, një rezultat ky tejet i rëndësishëm në garën për ngjitjen në Superiore. Megjithatë, ky triumf ka pasur “kosto në njerëz”. Disa lojtarë të rëndësishëm janë dëmtuar.

Një situatë që shqetëson teknikët, po të kemi parasysh faktin se të hënën do të luajnë një finale të parakohshme. Do të presin Skënderbeun në “Selman Stërmasi” dhe kanë shansin që të mbyllin llogaritë me këtë kundërshtar. E megjithatë, mungesat janë të pashmangshme. Alesio Mija nuk luan për shkak kartonësh, ndërsa Taulant Marku, Redon Danaj, Edvan Bakaj dhe Patrik Bardhi kanë probleme fizike. Lajmi i mirë është se kthehet nga pezullimi Silvio Vokrri.

Shqetësimi më i madh në kampin dinamovit lidhet me sulmin. Taulant Marku la fushën i dëmtuar ndaj Orikut që në pjesën e parë. E njëjta gjë ndodhi në pjesën e dytë me Redon Danajn, i cili kishte hyrë në fushë si zëvendësues.

Lezhjani ka marrë një shkelm në kavilje dhe duket një dëmtim serioz, që do të thotë se me shumë gjasa ai e ka humbur javën e 15-të. Mbetet për t’u parë gjendja e sulmuesit Taulant Marku, që gjithashtu rrezikon të mos jetë në këtë ndeshje.

Këta janë dy lojtarët që kanë luajtur herë njëri dhe herë tjetri në sulm me Denisonin. Në këtë situatë braziliani mbetet vetëm dhe problemi kryesor është se kush mund ta mbështesë atë në repartin e avancuar në një ndeshje kaq të rëndësishme. Patrik Bardhi do të ishte një alternativë, por edhe ai nuk është aktualisht në gjendjen e duhur fizike. Për shkak të një shqetësimi muskulor ai nuk luajti asnjë minutë në Orikum.

Nevil Dede ka disa ditë në dispozicion dhe shpreson që të rikuperojë të paktën njërin nga këta lojtarë. Në të kundërt i duhet të modifikojë ndoshta edhe skemën e lojës. Dinamo afroi në janar dy sulmues, Amarildo Gjonin dhe Alen Ndreun, por i pari nuk është gati fizikisht, kurse i dyti është shumë i ri dhe deri tani më shumë ka luajtur me ekipet e moshave të klubit.

Etiketa: dinamoFutbollkategoria e pare

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Para
Përjashtimi i deputetëve të PD, Boçi:  Doni të na mbyllni gojën

Përjashtimi i deputetëve të PD, Boçi: Doni të na mbyllni gojën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com