GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dinamo shpreson në rikuperimin e Denison për sfidën vendimtare

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Dinamo shpreson në rikuperimin e Denison për sfidën vendimtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një skuadër futbolli teorikisht dhe praktikisht nuk mund të varet nga një individ, por ka raste kur lojtarë të caktuar janë të nevojshëm ose të domosdoshëm në një moment të caktuar. Dinamo luan të dielën një ndeshje shumë të rëndësishme në Lushnjë, ku shpreson të ketë golashënuesin më të mirë të saj.

Hoze Denison, autor i 12 golave në kampionat, mungoi në fitoren 1-0 ndaj Besës, por këtë fundjave blutë i pret një sfidë më e vështirë në transfertë. Braziliani është ende në dyshim për këtë 90-minutësh, pasi vazhdon të punojë veçmas grupit.

Trajneri Dritan Mehmeti pret lajme të mira nga stafi mjekësor, pasi i duhet shumë një lojtar si ai në ndeshje si kjo e radhës, ku mund të vendoset fati i Superiores.

Blutë duan t’ia kursejnë stresin vetes, nuk duan të jetojnë me makthe për dy javë, duke ia lënë ngjitjen në elitë ndeshjes së fundit të kampionatit.

Për t’ia arritur qëllimit duhen një ose më shumë gola për të shkuar te fitorja e festës së madhe. Braziliani është në luftë me kohën dhe nëse ia del, do të jetë një “armë” e fortë për kryeqytetasit. Me nivelin e tij teknik, sulmuesi është nga ata lojtarë që mund të zgjidhin situata delikate, duke e ndihmuar skuadrën.

 

PRESIONI – Kuptohet që kjo fazë finale e kampionatit mbart edhe presionin mbi skuadrat që nuk i kanë realizuar objektivat. Blutë kanë stresin e ngjitjes në Abissnet Superiore, por edhe Lushnja mbetet në ethet e qëndrimit dhe rënies nga kategoria.

Mbetet të shihet tani se cila skuadër do ta përballojë më mirë këtë aspekt, duke e menaxhuar ndeshjen ashtu si duhet. Trajneri dhe stafi i tij kanë punuar edhe në përgatitjen psikologjike të grupit të futbollistëve përpara kësaj transferte.

Dinamo ka në përbërje lojtarë me mjaft eksperiencë, të cilët shpresohet ta udhëheqin grupin drejt një fitoreje të mundshme.

 

DIFERENCAT – Dinamo dhe Lushnja ka diferenca të dukshme në organikë dhe cilësi. Blutë kanë një grup më të madh futbollistësh dhe me më shumë kualitet.

Mjafton të shohësh tabelën e renditjes: kryeqytetasit kanë 16 pikë më shumë se lushnjarët, kanë shënuar 18 gola më shumë dhe kanë pësuar 17 gola më pak.

Ndeshja e fazës së parë mes këtyre dy skuadrave, e luajtur në kryeqytet, nuk pati fare histori. Blutë fituan 5-0 në ndeshje të dominuar totalisht, ku përveç Denisonit (dopietë) shënuan edhe Danaj, Prodani, por edhe Samake që nesër do të luajë si kundërshtar.

“Topi” është tashmë në “fushën” e lojtarëve. Janë ata që duhet të nxjerrin një ndeshje në lartësinë e emrit dhe fanellës që përfaqësojnë./PanoramaSport

Etiketa: DenisondinamoLushnja-DinamoSport

Lajme të lidhura

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta
Sport

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26
Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht
Breaking Views

Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht

20:28 - 31/07/26
E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan
Sport

E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan

17:06 - 31/07/26
Para
Cllevio flet pas daljes nga burgu: Noizy e ka zemrën si lepurush

Cllevio flet pas daljes nga burgu: Noizy e ka zemrën si lepurush

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta
Sport

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë një hap pas duke tërhequr planin për shitjen e një pjese të operacioneve...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26
Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

07:42 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com